Emra të rinj dhe largime /Brahaj: Disa nga ministrat do qëndrojnë deri në dhjetor
Përfaqësuesja ekzekutive e Open Data Albania, Aranita Brah...

Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës, që është pjesë e mushkërisë së vetme të gjelbër të qytetit, ndoten në mënyrë sistematike nga shkarkime të paautorizuara.
Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka në thelb të tij ndotjen e liqenit hedh dritë mbi mungesën e koordinimit institucional dhe mosmarrjen e masave për të minimizuar dëmin.
“Edhe pse nga strukturat shtetërore është evidentuar që në muajin tetor 2024 (pra rreth 6 muaj më parë) se në Liqenin Artificial të Tiranës ka shkarkime të ujërave të ndotura urbane të patrajtuara, aktualisht përveç korrespondencave shkresore, nuk janë marrë masa konkrete për evidentimin e shkaqeve dhe shkaktarëve të ndotjes, marrjen e masave për ndërprerjen e menjëhershme të shkaqeve që shkaktojnë ndotje, si dhe përmirësimin e situatës mjedisore në liqenin artificial të Tiranës. Bashkëpunimi ndërinstitucional për zgjidhjen e problematikës nuk ka funksionuar, fakt i shprehur edhe nga vetë strukturat e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit gjatë auditimit”, thuhet në auditim.
I njëjti dokument del në përfundimin se territori i Parkut të Madh të Liqenit nuk mbulohet nga rrjeti i kanalizimit, rrjedhimisht subjektet që operojnë brenda territorit të parkut e zgjidhin individualisht largimin e ujërave të ndotura urbane (p.sh. nëpërmjet gropave septike). Por duket se UKT dhe institucionet e tjera të varësisë së Bashkisë Tiranë nuk kanë informacion mbi mënyrën e operimit të këtyre subjekteve lidhur me largimin e ujërave të ndotura urbane.
“Brenda territorit të Liqenit të Tiranës bazuar në kontratat e lidhura me UKT operojnë 10 subjekte private. Ndërkohë sipas përgjigjeve të APR rezulton se operojnë 14 subjekte, pra ndërmjet institucioneve nuk ka një evidencë të saktë të numrit të subjekteve të cilat operojnë në zonën e PMLAT, gjithashtu nga verifikimet në terren i grupit të auditimit rezultoi se brenda PMLAT ka më shumë se 14 subjekte, të cilat, në mungesë të rrjetit të kanalizimeve brenda territorit të PMLAT, operojnë me zgjidhje individuale (si gropa septike), të cilat janë të pamonitoruara nga institucionet shtetëror”, nënvizojnë audituesit e KLSH.
Audituesit kanë rekomanduar që Agjencia Kombëtare e Mjedisit të marrë masat për kryerjen e monitorimit në stacionin e përcaktuar në Liqenin Artificial të Tiranës, sipas treguesve mjedisorë, frekuencës dhe metodave të përcaktuara në Programin Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit dhe të vendosë në dijeni Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Bashkinë Tiranë për rezultatet e këtyre analizave.
Po kështu që Bashkia Tiranë dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit të marrin masa për ngritjen e një grupi ndërinstitucional, me përfaqësi nga institucionet e varësisë të Bashkisë Tiranë dhe institucione të qeverisjes qendrore sipas fushëveprimeve përkatëse, për:
Evidentimin e të gjitha pikave të shkarkimit të ujërave të përdorura/ të ndotura (urbane, industriale, etj.), duke përfshirë, edhe pikat e evidentuara nga grupi i auditimit, me qëllim:
Ndjekjen e kanaleve të ujërave të shiut, për të evidentuar shkarkimet e jashtëligjshme të ujërave të përdorura në këto kanale;
Ndërprerjen e menjëhershme të lidhjeve të jashtëligjshme;
Evidentimin e ndotësve dhe marrjen e masave administrative sipas përcaktimeve ligjore kundrejt tyre./ Monitor
Përfaqësuesja ekzekutive e Open Data Albania, Aranita Brah...
Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë sot të tjera detaje nga h...
I ftuar në emisionin "Opinion" analisti Artan Hoxha tha se...
Analisti Ylli Manjani i ftuar në emisionin "Now" me Erla M...
I ftuar në emisionin “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu, a...
Gazetari Klodian Tomorri i ftuar në "Task Force" me Sonila...
Kryeministri Edi Rama, teksa u ndal gjerësisht te kabineti...
Sot, nëpërmjet mediave u njoftua se Erion Veliaj kishte çu...
Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos gjatë një v...
Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij n...
Gjykata e Elbasanit lë në burg 16 persona, 7 në "arrest në...
Erion Veliaj paraqet rekurs në Gjyaktën e Lartë për masën ...
Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë të mos e nxjerrin dokum...
Ka përfunduar kështu mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-...
Rama zgjedh ministre të Jashtme Elisa Spiropalin. "Minis...
Kryeministri Edi Rama u shpreh se ndërtimi i skuadrës së r...
Rama konfirmon Belinda Ballukun si numrin dy të qeverisë s...
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një godinë të re për Kuve...
Kryetari i ri i grupit parlamentar të PS-së zgjidhet Taula...
Gjykata e Shkodrës cakton arrest me burg për autorin e mas...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...