web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Seanca e parë e legjislaturës së re/ Të pranishëm edhe krerët e 4 besimeve fetare

12 Shtator 2025, 18:04, Aktualitet CNA

 Seanca e parë e legjislaturës së re/ Të pranishëm edhe

Pasditen e kësaj të premteje, në Kuvendin e Shqipërisë u krye ceremonia e betimit të deputetëve të rinj.

Gjatë seancës plenare u betuan 138 nga 140 deputetë që kërkon Kushtetuta. Kjo pasi dy deputët nga PSD-ja, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo njoftuan lënien e mandateve.

Ndërkohë, në rendin e  ditës është parashikuar edhe zgjedhja e kryeparlamentarit të ri.

Seanca e sotme plenare shënon nisjen e një legjislature të re, dhe duke pasur këtë rëndësi, të pranishëm janë edhe krerët e katër besimeve fetare në vend.

Të pranishëm, siç shihet edhe në foto, janë: Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, Kryegjyshi Botëror i Bektashizmit, Haxhi Baba Dede Edmond Brahimaj, Kreu i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu dhe Kreu i Katolikëve, Kryepeshkopi Arjan Dodaj./CNA





Lajmet e fundit nga