web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foti Cici, pseudo-patriotët dhe sulmet e ulëta ndaj Kryepiskopit Anastas dhe klerikëve tanë Orthodoksë

26 Qershor 2022, 14:24, Aktualitet CNA

Foti Cici, pseudo-patriotët dhe sulmet e ulëta ndaj Kryepiskopit

Une jam i Krishtere Orthodoks dhe une jam i bekuar qe ne krye te Kishes kam Kryepiskopin Anastas. Une ndihem i bekuar qe ne kishat tona Orthodokse sherbejne klerike te devotshem ndaj besimit. Une ndihem i bekuar qe kam pasur mundesine te kem dhe te njihem me klerike Orthodokse qe i sherbejne kishes aty ku komuniteti ka me shume nevoje. Por devotshmeria, ringritja e Kishes Orthodokse nga themelet qendron si hale ne syte e atyre qe hedhin balte mbi Kryepiskopin Anastas dhe kleriket e forte nderuar. Une ndihem i bekuar sepse jam pjese e Kishes se Shenjte Orthodokse Autoqefale Shqiptare. 

Keto nuk i kupton Foti Cici,i cili gjithmone shkruan kunder KOASH dhe,nga menyra sesi shkruan,mendja e tij e mjere eshte pjelle e imagjinates,ose e ndonje“patrioti” qe po perpiqet me “gjak” dhe dhembe per te ruajtur Kishen Orthodokse. Per Foti Cicin,rendesi ka qe te shpifet kunder klerikeve te KOASH dhe kunder punes se kryepiskopit Anastas.Fantazi e vjeter e pseudo-patrioteve kjo. Foti qenka shume i shqetesuar per moshen e kryepiskopit Anastas si dhe festimin e 30 vjetorit ne krye te KOASH dhe ne kete menyre vazhdon tw shpifi dhe te ofendoje kleriket  e Kishes Orthodokse.

 Sulmet qe vete Foti ben jane sulme te nje karakteri te ulet dhe te nje njeriu cinik,I cili nuk mendon si te predikoje dhe te perhapi fjalen e Ungjillit,por e ka mendjen si te sulmoje Kishen Orthodokse Shqiptare,dhe kleriket e saj te forte nderuar. Eh,kjo duhet te jete pak e veshtire per nje njeri qe nuk mund te dalloje punen dhe ringritjen e Kishes Orthodokse ne Shqiperi. Si e shpjegon faktin qe ne faqen e Fotit,95% e atyre qe sulmojne KOASH nuk kane asnje lidhje me Orthodoksine Shqiptare.

Foti vazhdon dhe genjen duke thene qe mesha ne asnje kishe nuk behet shqip dhe kjo eshte nje genjeshter tjeter. Une kam marre pjese dhe ne Korce dhe ne Elbasan dhe ne Berat dhe kudo neper Shqiperi dhe mesha behet ne gjuhen shqipe,shko verifikoje nese deshiron dhe mos vazhdo te genjesh,dhe ti e di shume mire se per çfare e kam fjalen. Sado balte qe te hidhet me Kryepiskopin dhe kleriket Orthodokse,asgje nuk mund te mbuloje te verteten e ndritur te Kishes Orthodokse Shqiptare.

Sulmet e tua,kunder Kishes Orthodokse Shqiptare,dihen boterisht, i madh dhe i vogel e di kete gje,dhe sulmet e tua kundrejt te gjithe klerikeve shqiptare neper bote. Por,ti vetem qenie njerezore qe nuk mund te jesh,sepse nje qenie njerezore normale nuk sillet keshtu si ty.

Meqenese nuk me lexon sepse me ke bllokuar,ose te me lexoje ndonje anonim i yti,po te tregoj nje fragment nga intervista e Hiresi Joan Pelushit, botuar ne gazeten “Illyria” te komunitetit shqiptaro-amerikan ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, 28.12.2013.

Levizja per te patur sherbesa kishtare ne gjuhen e popullit, si ne Kishen Ortodokse ashtu edhe ne ate Katolike dhe Protestante kishte perfshire tere Europen dhe tek ne erdhi me vone. Kjo levizje mbeshtetej ne arsyetimin e drejte se sa me e kuptueshme te jete gjuha aq me shume forcohet dhe kuptimi i besimit te njerezve qe marrin pjese ne liturgji.

Ne Shqiperi kjo erdhi pak me vone. Situata kishtare ne Shqiperi ishte e ndryshme nga ajo e vendeve te tjera europiane, apo ballkanike. Duke qene Kisha e ndare ne veriun me teper katolik dhe ne jugun me teper ortodoks dhe duke mos qene Krishterimi shumica e vendit, padyshim qe i bente edhe levizjet brenda Kishes, perkthimet kishtare ne gjuhen shqipe dhe perpjekjet per autoqefaline, me te vonuara dhe jo me te njejten force, se sa ne vende te tjera, ku qofte Kisha, qofte levizjet politike ishin me te bashkuara per te realizuar endrrat e tyre ose qellimet e tyre kombetare.

Ky argument i Hiresi Joanit flet me shume se sa ti ose banda jote e anonimeve mund te mendojne. Ti akuzon Kishen Orthodkse dhe kleriket e saj sepse jane ne sherbim te Perendise dhe sakrifikojne cdo dite per te.

Une nuk mund te jem shembulli i nje te Krishteri perfekt,por une perpiqem te jem nje i Krishtere perfekt dhe si i tille,perpiqem te sillem sipas parimeve Biblike dhe jo sipas parimeve te shantazhimit dhe shpifjeve qe beni ju dhe banda juaj e genjeshtareve, sharlataneve dhe shpifesve. Ende ne vitin 2022,ju merrni guximin dhe shkruani dhe publikoni genjeshtra,duke shpifur per çdo lloj gjeje madje dhe per ata klerike qe kane sakrifikuar gjithcka per kishen Orthodokse me ne krye Kryepiskopin Anastas.

POR, UNE THEM: I pacim bekimet Kryepiskopit dhe klerikeve tane,qe jane me te vertete nje bekim per Shqiperine dhe me gjere.

Per me shume lidhur me veprimtarine e Foti Cicit,mund te klikoni dhe te linku i meposhtem:

https://www.youtube.com/watch?v=Uy4ELEFn-dc





08:03 Aktualitet

Çfarë është G7?

"Grupi Shtatë” përfshin Gjermaninë, Francën, Britaninë e M...

Lajmet e fundit nga