Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Më 2 mars, Këshilli i Ministrave shpalli vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Dhërmi për një periudhë 30-vjeçare në favor të kompanisë ‘AGTCC Hotel Management’, pasi kjo e fundit mori statusin e investitorit strategjik nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i cili udhëhiqet nga kryeministri Edi Rama.
Sipas të dhënave të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania ‘AGTCC Hotel Management’ është në pronësi të Tawni Lin Grzych-Sutton, një 31-vjeçare e lindur në Masaçusets të Shteteve të Bashkuara dhe banore e rezidencës “Kodra e Diellit” në Tiranë.
Sutton është gjithashtu partnerja prej shumë vitesh e Andi Xhaçkës, vëllai i ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, një fakt që për ekspertët ngre shqetësime për konflikte të mundshme interesi dhe nepotizëm.
Rasti në fjalë është sipas Zef Preçit, drejtues i Qendrës për Kërkime Ekonomike, tregues se ligji i investimeve strategjike është kthyer në instrument për personat e lidhur me pushtetin.
“Madje, qoftë edhe një konflikt në dukje i interesit formon detyrimin për deklarim për subjektin përkatës vendimmarrës, gjë që nuk dihet nëse është bërë apo jo”, tha Preçi për "BIRN".
Kompania e Sutton e fitoi të drejtën e përdorimit të tokës në bregdet nëpërmjet një marrëveshjeje me kompaninë AG.TCC Sh.p.k, në pronësi 100% të Artan Gaçit, ish-deputet socialist dhe njëkohësisht bashkëshort i ministres Xhaçka.
Kompania e Gaçit ka marrë statusin ‘investitor strategjik’ për ndërtimin e një hoteli me pesë yje dhe me kapacitet prej 106 suitash në Dhërmi, të quajtur “Dreamades Luxury Suites”, ndërsa vendimi i Këshillit të Ministrave i hapi rrugën e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit dhe plazhit përballë hotelit të tij.
Gaçi i tha "BIRN" më 3 mars se për të shmangur konfliktin e interesit, ‘kishte gjetur një kompani amerikane me përvojë për të menaxhuar investimin dhe plazhin’, por të dhënat e siguruara nga "BIRN" tregojnë se kërkimet e tij janë kufizuar brenda familjes.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, bashkëshorti i saj, Artan Gaçi dhe drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim pranë Këshillit të Ministrave, Endri Fuga nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. "BIRN" u përpoq gjithashtu të kontaktonte me Tawni Sutton dhe Andi Xhaçkën, por asnjëri prej tyre nuk qe i arritshëm për koment.

Ligji për investimet strategjike, i miratuar në vitin 2015 dhe i shtyrë dy herë nga Parlamenti i njeh statusin ‘investitor strategjik’ në turizëm çdo projekti që investon më shumë se 5 milionë euro dhe punëson 80 punëtorë.
Projekti “Dreamades Luxury Suites" i kompanisë AG. TCC të Artan Gaçit e ka përfituar statusin e investitorit strategjik më 29 mars 2021, sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, KIS që "BIRN" e disponon.
Kompania "AGTTC Hotel Management" në pronësi të Sutton është regjistruar në QKB me 25 qershor 2021. Veprimet e regjistrimit janë bërë me prokurorë nga juristja Iris Erebara, e cila është gjithashtu juriste e kompanisë "AG.TTC" Sh.p.k në pronësi të Artan Gaçit.
Pas regjistrimit në QKB, dy kompanitë kanë nënshkruar një marrëveshje për operimin e strukturave turistike në projektin “Dreamades Luxury Suites”, ku përfshihet dhe operimi i stacioneve të plazhit përballë hotelit.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, "AG.TTC" Sh.p.k i ka kërkuar Komitetit të Investimeve Strategjike reflektimin e saj në vendimin e shpalljes së investimit strategjik.
Më 15 korrik 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike i kryesuar nga kryeministri Edi Rama e miratoi kërkesën dhe i njohu kompanisë së sapokrijuar nga Sutton masën mbështetëse të lejimit të përdorimit të brigjeve të detit si dhe zonën përkatëse të plazhit përballë kompleksit për një afat 30-vjeçar.
Në dy vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike përcaktohen edhe lehtësi të tjera për dy kompanitë në pronësi të familjarëve të afërt të ministres Xhaçka, të tilla si asistencë dhe procedurë e përshpejtuar për çdo akt administrativ, funksionimin e shërbimeve mbështetëse të furnizimit me ujë, lidhjen në rrjetin elektrik, kanalizimet e ujërave dhe infrastrukturë rrugore për objektin.
Neni 70, pika 3 e Kushtetutës i ndalon deputetët që të kryejnë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të tyre. Për shkelje të paragrafit 3, çështja mund të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, e cila konstaton papajtueshmërinë.
Drejtori i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Sokol Nano, nuk i dha një përgjigje të drejtpërdrejtë pyetjes së "BIRN" nëse përfitimi i tokës publike nga të afërmit e ministres Xhaçka përbënte shqetësim për konflikt interesi.
“I gjithë procesi është legal. AIDA ka bërë verifikimin e të gjithë dokumenteve për dhënien e statusit,” tha Nano.

Ligji për investimet strategjike ka për qëllim thithjen e kapitalit të huaj ose ‘zgjimin’ e kapital vendas, për të përthithur investime në sektorë të rëndësishëm ekonomikë, duke krijuar vende të reja pune dhe zhvillim rajonal, nëpërmjet ofrimit të teknologjive të reja për rritjen e konkurrencës dhe efektivitetit të investimit, duke siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe të konsumatorit.
Ky ligj është shfrytëzuar kryesisht nga qeveria e kryeministrit Edi Rama në fushën e turizmit, për të konsoliduar pronat e kontestuara për korrupsion dhe falsifikime, mbi të cilat janë ngritur resorte me vila në bregdenin e Jonit.
Ish-deputeti socialist Artan Gaçi njihet si investitor në fushën e ndërtimit dhe gastronomisë në Tiranë. Të dhënat e siguruara nga "BIRN" nuk tregojnë angazhime të mëparshme biznesi të Tawni Sutton, me përjashtim të ndjekjes prej saj të studimeve për Biznes në Universitetin e New Yorkut në Tiranë.
Edhe pse llogaritë e Sutton dhe Andi Xhaçkës në rrjetet sociale rezultojnë të mbyllura ose të fshira, gjurmë të marrëdhënies së tyre disavjeçare – e cila duket se ka filluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vazhdojnë të ekzistojnë në internet në postimet e njerëzve të afërt.
Në vitin 2019, në faqen në internet të kompanisë amerikane të veshjeve dhe orendive shtëpiake ‘Antropologie’, ekziston një postim në emër të Tawni Sutton, e regjistruar për të marrë dhurata për ‘festën e nuses së zonjës së ardhshme Xhaçka’.
Nëna e saj, Heather Sutton ka postuar gjithashtu në "Instagram" një foto me Andi Xhaçkën, ku pasi i uron ditëlindjen, shkruan se ishte “krenare që e kishte dhëndër”.
Në faqen e saj në "Facebook", Heather Sutton mban gjithashtu foto të çiftit të vendosura në kornizë në shtëpinë e saj si dhe foto me të bijën dhe Xhaçkën pranë një peme krishtlindjesh.
"BIRN" siguroi gjithashtu dy numra telefoni nga një person që e njihte znj. Sutton, por rezultoi se njëri prej tyre është i regjistruar në emrin e Andi Xhaçkës dhe është lënë si kontakt i biznesit të tij në Qendrën Kombëtare të Biznesit, QKB.
Persona që e njihnin çiftin i konfirmuan për "BIRN" në kushtet e anonimatit se çifti jetonte bashkë prej shumë vitesh, fillimisht në Shtetet e Bashkuara dhe më pas në Tiranë./ BIRN
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironi...
Franca është e përfshirë nga një thatësirë e madhe dhe...
Nga 1 korriku do të nisë aplikimi i gjobave për qeset ...
Kryeministri Edi Rama ka lënë pas ditët e nxehta po...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, ka renditur dështimet ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku tregon se ...
Deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi dhe bashkëshortja e tij j...
Me 18 qershor, CNA.al raportoi për një skandal ku p...
Presidenti Joe Biden nënshkroi të shtunën në ligj një ...
Besim Hyseni nuk dëshiron të flasë shumë për humbjen e...
"Grupi Shtatë” përfshin Gjermaninë, Francën, Britaninë e M...
Artan Lame ka komentuar sërish grisjen e regjistrav...
Analisti Kreshnik Spahiu ka publikuar foton e Maksude ...
Rritja e temperaturave dhe marrëveshja e kalimit pa ko...
Ushtria shqiptare ka kryer një tjetër stërvitje me mbë...
Emigrantët e paligjshëm vijojnë ta shfrytëzojnë Shqipë...
Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë nënshkruar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Një operacion i përbashkët i entiteteve europiane të z...
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka ngritur shqetësimi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...