Habit Alfred Cako/ "Lufta Izrael – Hamas komandohet nga Iluminati"
Konspiracionisti Alfred Cako ka habitur me një deklara...

Sot, në podcastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama, të ftuar kanë qenë tre të rinj, nga Shkodra, të cilët janë shpallur fitues të garës ndërkombëtare në teknologji.
Gjatë bisedës me kryeministrin, ata kanë folur për sistemin dhe për projekte dhe programe që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e disa problematikave si trafiku apo aplikimi i gjobave.
Gjithçka është e mundur përmes inteligjencës artificiale dhe marrjes së sa më shumë ideve për të krijuar një projekt që do t’i vijë në ndihmë policisë dhe qytetarëve.
Synimi i projektit të tre të rinjve është që të digjitalizojnë me e-Albania shkeljet e qarkullimit rrugor.
Kryeministri Rama u ka sugjeruar të rinjve që idetë e tyre t’i diskutojnë edhe me kryebashkiakun e Shkodrës Benet Becin.
Pjesë nga biseda:
Kryeministri Edi Rama: E kuptova këtë, por ma shpjego pak nga ana konkrete. Si organizohet sistemi, të dhënat ku mblidhen. Çfarë tregojnë këto të dhëna dhe si kjo pastaj ndikon në të gjithë disiplinimin e trafikut.
-Sistemi jonë përdor inteligjencën artificiale për të dalluar shkeljet rrugore. Ajo i ruan në database, pastaj më vonë, pas disa vitesh do të jenë ne e-albania për të bërë një raportim automatik të gjobave.
-Diçka tjetër, që kur ta dërgojmë në Shkodër është sesi do reagojnë njerëzit, publiku ndaj kësaj, a do ketë reagime të mirë ose të këqija. Dhe si do të shkojë dhe për të bërë test gjeneral si do të jetë në rrugët në kohë reale.
Kryeministri Edi Rama: Sistemi i inteligjencës artificiale ka një të mirë të madhe që nuk ka kushërinj, nuk ka vese, nuk korruptohet, nuk funksionon me korrupsion. Është një sy komplet i pavarur nga të gjitha këto që sheh gjithandej, që nëpërmjet gjithë sistemit të kamerave që janë të instaluara që mbledh informacionin dhe pastaj jep raportin objektiv që në këtë vendndodhje kjo makinë me këtë targë është gabim, apo jo? Dhe atij që i shkon gjoba i shkon bashkë me kartolinën dhe nuk ka se pse mos të funksionojë apo jo?
-Po dhe shpresoj ta kthejmë në digjitale me e-Albania dhe për ta bërë sa më të lehtë pra dhe për ta paguar gjobën.
Kryeministri Rama u ka propozuar të rinjve të bashkëpunojnë edhe me kryetarin e bashkisë së Shkodrës, Benet Becin për programin e strat-up. Të rinjtë ishin mjaft optimist mbi projektet që do të krijonin me anë të inteligjencës artificiale.
Kryeministri Edi Rama: Të kthehemi te punët serioze, ne kemi një program për start-up dhe besoj që nëse do ta shikoni, mbase mund të bashkëpunoni dhe me Kryetarin e bashkisë, Benetin sepse Beneti një nga cilësitë e mira që ka të historikut të tij të punës, është që është shumë i zoti për të shkruar projekte dhe për të aplikuar për financime të organizatave të ndryshme, apo të fondeve të ndryshme, apo të programeve të ndryshme dhe mund të bëni një aplikim për të marrë mbështetje financiare për këtë inovacionin tuaj, në mënyrë që ta bëjmë realitet dhe ta bëjmë bukur sa më shpejt këtë modelin e inteligjencës artificiale për trafikun se mund të na shërbejë shumë pastaj për ta shtrirë në gjithë Shqipëri.
- Edhe për të ndihmuar Policinë. Se Policia Rrugore sidomos lodhet në shi, në të nxehtë, në të ftohtë. Edhe për ata është shumë e rëndësishme kjo.
Kryeministri Edi Rama: Patjetër që inteligjenca artificiale do ndryshojë rrënjësisht raportet e punës dhe raportet mes realitetit dhe institucioneve sepse do të japë mundësi të jashtëzakonshme në të gjitha fushat për të pasur një monitorim jashtëzakonisht të detajuar dhe jashtëzakonisht objektiv të shumë aspekteve që sot për sot bëhen vetëm nëpërmjet njeriut dhe sigurisht që, nëse, se sistemi i kamerave dhe monitorimi i trafikut me kamera nuk është e re, është e vjetër, por me futjen e inteligjencës artificiale, përpunimi i gjithë informacionit, dhënia e raporteve, jo thjesht shpejtësia në trafik, në pika të caktuara, por edhe mënyra e parkimit, shkeljet, sjellja me rregullat e qarkullimit është progres.
Ju falenderoj shumë për vizitën. Ju përgëzoj shumë për punën në të gjitha aspektet. Edhe për dhjetat, edhe për pasionin dhe vullnetin për inovacionin dhe patjetër për faktin që jeni çuna të mirë që i bëni nder familjes, i bëni krenarë prindërit dhe jepni shembullin që, kudoqoftë mund të synosh sukses e mund të bësh sukses. Nëse nuk kërkon gjithë ditën justifikime, jo se kjo s’bëhet, jo po se këtu kështu, jo po se këtu ashtu, jo se ky më tha, jo se i thashë atij, po jo mo se kështu. Kështu që, për të gjitha këto respekt.
- Faleminderit!
Kryeministri Edi Rama: Edhe mos e harroni asnjëherë që çdo ëndërr që ju e shihni me sy hapur, është në gjendje ta realizojë në qoftë se ka gjithë fuqinë që të mos dorëzohet dhe t’i përballojë të gjitha vështirësitë e rrugës për ta realizuar.
- Rruga është e vështirë, por ne duhet të punojmë./ CNA
Konspiracionisti Alfred Cako ka habitur me një deklara...
Selia e Partisë Demokratike është ndriçuar mbrëmjen e ...
Zv.kryeministrja dhe ministrja, Belinda Balluku, ka publik...
Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi thotë se “...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka vizituar kët...
Shoqëria Civile &, Shoqatat e të Burgosurve dhe të ...
Një punonjës i IKMT Vlorë është arrestuar nën akuzën p...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk mund t...
Nis puna për asfaltimin e aksit rrugor Maliq-Lozhan-St...
Sot në mesditë tek Agjencia e Pronave të Sekuestruara, një...
Një incident ka ndodhur pak çaste më parë, shtetasi Mi...
Kryetari i "vetëshpallur" i Akademisë së Shkencave, Skënde...
Skandali i radhës përfshin Akademinë e Shkencave, ku s...
Kënga “Mora fjalë” e kënduar nga Shkurte Fejza është k...
Ekspertët e PD-së kanë dorëzuar 653 faqe me fakte dhe ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se ditën e s...
Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime në kuadrin e proc...
Sot Akademia e Shkencave po zgjedh kreun e saj në fshe...
Flamingot janë rikthyer sërish në liqenin e Pogradecit...
Deputetja e PD, Ina Zhupa, në një deklaratë për mediat...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...