Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, ka reaguar pas publikimeve në rrjetet sociale lidhur me një takim të zhvilluar me përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, duke sqaruar rolin e tij në këtë aktivitet.
Përmes një deklarate, Qosja theksoi se në takim ka marrë pjesë në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Kavajë dhe jo si përfaqësues i Shoqatës Kombëtare të Bashkive.
Ai sqaroi gjithashtu se nuk është dhe nuk ka qenë bashkëkryetar i kësaj shoqate nga mazhoranca. Sipas tij, aktualisht mban detyrën e kryetarit të Shoqatës së të Zgjedhurve Vendorë, që përfaqëson të zgjedhurit vendorë të krahut opozitar.
Qosja theksoi se këtë grupim do ta përfaqësojë në çdo takim, konferencë apo forum kombëtar dhe ndërkombëtar, përfshirë aktivitetet e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës në Strasburg, Bruksel dhe në struktura të tjera ndërkombëtare.
Në reagimin e tij, ai u bëri thirrje organizatave dhe projekteve që të mos përdorin apo interpretojnë në mënyrë të pasaktë emrin dhe pozicionin e tij përfaqësues.
Në përfundim, Qosja theksoi se në çdo aktivitet publik përfaqëson vetëm detyrën e tij si kryetar i Bashkisë Kavajë dhe si President i Shoqatës së të Zgjedhurve Vendorë.
“Lidhur me lajmin e publikuar në media sociale për takimin e zhvilluar me përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, duke marrë si referencë njoftimin e bërë publik, unë, Fisnik Qosja, deklaroj se:
1. Në këtë takim kam qenë, së pari, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Kavajë.
2. Nuk kam qenë dhe nuk jam bashkëkryetar i Shoqatës Kombëtare të Bashkive nga mazhoranca.
3. Unë jam President i Shoqatës së të Zgjedhurve Vendorë, që përfaqëson të zgjedhurit vendorë të krahut opozitar, dhe këtë grupim kam përfaqësuar dhe do ta përfaqësoj në çdo takim, konferencë apo forum kombëtar, ndërkombëtar, përfshirë edhe Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, në Strasburg, në Bruksel apo në organizata dhe struktura të tjera ombrelle.
4. Ftoj çdo organizatë apo projekt që të mos përdorë apo interpretojë në mënyrë të pasaktë emrin dhe pozicionin tim përfaqësues.
5. Mbështes plotësisht qëndrimet e Asamblesë së Shoqatës së të Zgjedhurve Vendorë mbi identitetin, qëllimet, veprimtarinë dhe bashkëpunimin institucional për forcimin e decentralizimit dhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë dhe anëtarët e saj mbrojnë me vendosmëri identitetin, qëndrimet dhe kauzat që përfaqësojnë. Ne jemi një organizim i pavarur institucional dhe do të vazhdojmë të përfaqësojmë zërin tonë në çdo forum kombëtar dhe ndërkombëtar.
Për këtë arsye, sqaroj qartë se nuk jam pjesë dhe nuk përfaqësoj Shoqatën Kombëtare të Bashkive, ndërsa në çdo aktivitet publik përfaqësoj vetëm detyrën time si kryetar i Bashkisë Kavajë dhe si President i Shoqatës së të Zgjedhurve Vendorë”, tha Qosja./ CNA
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Korridori VIII ka qenë p...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në aksin Libr...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në segmentin ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në segmentin ...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me amb...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar lidhu...
U zhvillua këtë të shtunë ceremonia e dorëzimit të detyrës...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, uroi sot të gjithë mësu...
Një operacion masiv po ndodh në Vlorë ndaj një grupi krimi...
Gazetarja Klodiana Lala ndau sot me publikun disa detaje q...
Ditën e sotme, në Tiranë është zhvilluar mbledhja e komite...
Në kuadër të hetimit për një tjetër episod të trafikut ndë...
Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e...
Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu, doli nga ambientet e SPAK-u...
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim çështjen e hakerimi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, është paraqit...
Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastruktu...
Belinda Balluku në dorëzimin e detyrës pasuesit të saj, En...
Belinda Balluku ka thyer heshtjen gjatë ceremonisë së kali...
Biznesmeni Xhimi Begeja dhe Jamarbër Malltezi janë paraqit...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...