Ari bie pavarësisht inflacionit të lartë në SHBA, ekspertët shpjegojnë arsyet
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Korridori VIII ka qenë prej kohësh i konsideruar strategjik për Shqipërinë, por për një periudhë të gjatë nuk ishte pranuar nga Bashkimi Europian si pjesë e korridoreve europiane.
Sipas tij, arsyeja ishte se jo të gjitha vendet e BE-së e mbështesnin përfshirjen e këtij korridori në rrjetin europian, pasi një status i tillë e bën atë të financueshëm nga fondet e Bashkimit Europian dhe institucionet financiare europiane.
Rama theksoi se pas këmbënguljes së Shqipërisë, në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, Korridori VIII u përfshi në rrjetin europian të korridoreve, duke i dhënë atij një rëndësi të re strategjike.
Kryeministri shtoi se projekti kërkon bashkëpunim edhe me vendet fqinje, si Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, ndërsa është krijuar edhe një program bashkëpunimi katërpalësh ku përfshihet edhe Italia për rëndësinë strategjike të këtij korridori.
Sipas Ramës, Korridori VIII është përfshirë gjithashtu në rrjetin e korridoreve për lëvizjen e forcave ushtarake të NATO-s, çka rrit më tej rëndësinë e tij si aset strategjik për rajonin.
Ai theksoi se ndërtimi i një krahu ushtarak në port do ta bëjë korridorin edhe më të rëndësishëm, duke rritur vlerën ekonomike, zhvillimin e zonave përreth dhe impaktin social për vendin.
“Korridori VIII ka qenë një korridor prej kohësh i kuptuar dhe i deklaruar strategjik për vendin tonë, por nuk ka qenë i pranuar nga BE si një korridor europian. Arsyeja është se jo të gjitha vendet e BE-së e donin këtë korridor dhe ka pasur refuzim nga BE-ja për ta përfshirë në korridoret europiane sepse i jep një korridori vlerën si një aset i BE-së. Duke qenë i tillë korridori bëhet i financueshëm nga fondet europiane dhe që mund të merren nga organizata financiare europiane, ka qenë këmbëngulja jonë që në samitin BE-Ballkani Perëndimor ky korridor u fut në rrjetin europian të korridoreve. Duke u bërë kjo, jo vetëm u kuptua natyra strategjike e tij, por dhe u vulos rëndësia strategjike e tij, që bashkë me portin e ri të Durrësit garanton një lëvizje të mallrave dhe njerëzve nga lindja drejt perëndimit.
Paralelisht korridori duhet të ndërtohet dhe në vendet që i kemi ngjitur apo më pas praktikisht në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari. Nuk e di a e keni ndjekur, por është ndërtuar një program bashkëpunim katërpalësh e përfshirë dhe Italia për rëndësinë strategjike të Korridorit VIII.
Korridori VIII është përfshirë në korridoret e lëvizjes së forcave ushtarake të NATO-s që i rrit më shumë vlerat dhe e bën më të rëndësishëm si aset. Përpjekja jonë për ndërtimin e një krahu ushtarak të portit do ta bëjë korridorin më të rëndësishëm dhe do të rrisë vlerën e tij dhe vlerën e pronës përreth tij e patjetër dhe impaktin ekonomik e social. Kjo është një vepër e madhe për t'u zhytur në baltën e makinerisë që nuk bën tjetër veçse prodhon baltë. S’ka lidhje me impaktin e punimit apo siç thoshin gjithologët e tenxhereve me marrjen e zhavorrit nga lumi. Duhet të jesh injorant dhe maskara shumë i madh t’u frysh veshët njerëzve me të tilla broçkulla. Maskarallëku i atyre që bëjnë këtë punë përditë disa paguhen nga taksat e popullit, janë përfaqësues të një të ikuri fare nga mendja e kokës, disa paguhen në të zezë për ta bërë këtë punë natën në klubet mediatike”, tha Rama./ CNA
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në aksin Libr...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në segmentin ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në segmentin ...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me amb...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar lidhu...
U zhvillua këtë të shtunë ceremonia e dorëzimit të detyrës...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, uroi sot të gjithë mësu...
Një operacion masiv po ndodh në Vlorë ndaj një grupi krimi...
Gazetarja Klodiana Lala ndau sot me publikun disa detaje q...
Ditën e sotme, në Tiranë është zhvilluar mbledhja e komite...
Në kuadër të hetimit për një tjetër episod të trafikut ndë...
Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e...
Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu, doli nga ambientet e SPAK-u...
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim çështjen e hakerimi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, është paraqit...
Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastruktu...
Belinda Balluku në dorëzimin e detyrës pasuesit të saj, En...
Belinda Balluku ka thyer heshtjen gjatë ceremonisë së kali...
Biznesmeni Xhimi Begeja dhe Jamarbër Malltezi janë paraqit...
Shqipëria ka në letër një rrjet prej 59 stacionesh për mon...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...