VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
"Festat e Vitit të Ri në Botë" është projekti i realizuar kaq bukur ditën e sotme në Maliq, ku nxënës dhe fëmijë me aftësi ndryshe janë bërë bashkë për t’u argëtuar e për të festuar me njëri-tjetrin.
Aktiviteti u zhvillua në ambjentet e “Rozafa Fish City”, nën kujdesin e veçantë të biznesmenit Gjergj Luca dhe me mbështetjen e gazetarit Elvi Fundo, të cilët nëpërmjet ndihmës së tyre mundësuan që këta nxënës e fëmijë të kalonin disa orë festive.
Bashkëpunimi mes shkollës 9-vjeçare "Agimi" dhe Qendrës Komunitare të këtij qyteti për fëmijët me aftësi ndryshe, rezultoi një bashkëpunim i mrekullueshëm, nisur edhe nga programi i ditës i cili përfshinte lojëra mes tyre, recitime, këndime, si edhe një drekë të shijshme me prodhimet e detit.

Albana Dudo, mësuese ndihmëse pranë shkollës 9-vjeçare "Agimi" në Maliq, si nismëtarja e këtij projekti, ka treguar mes emocionesh për “CNA TV” programin e kësaj dite dhe pjesëmarrësit në të.
"Aktiviteti i sotëm ishte në kuadër të projektit "Festat e Vitit të Ri nëpër botë", ku sot ne e finalizuam me Vitin e Ri Kinez. Pjesëmarrës të aktivitetit ishin nxënës të klasave të shtata të shkollës 9-vjeçare "Agimi" Maliq, në bashkëpunim dhe me ftesë edhe fëmijët e Qendrës Komunitare Maliq.
Ky aktivitet u zhvillua në ambjentin e Bar Restorant Rozafa, ku të gjithë fëmijët u argëtuan, recituan, kënduan, festuan, hëngrën ushqime të shëndetshme e të shijshme dhe morën edhe dhurata", tha Albana.
Ky aktivitet ka për qëllim të krijojë mundësinë e një bashkëpunimi mes nxënësve dhe fëmijëve me aftësi ndryshe, si shembulli më i mirë i lidhjes, solidaritetit dhe reflektimit të këtyre vlerave. Ndër të tjera, Albana jep një mesazh të fortë duke theksuar rëndësinë e madhe që kanë këto lloj aktivitetesh për fëmijët, duke thënë se nëse duam, mund të arrijmë çdo pikësynim në jetë.

"Qëllimi final i këtij aktiviteti është që ne mundemi. Nëse ne duam, ne mund të arrijmë çdo gjë. Nëse ne bashkëpunojmë, të gjithë komponentët, të gjithë aktorët për të bërë diçka të mirë dhe në funksion të gjithë fëmijëve, të gjithë shtresave, të gjithë njerëzve që munden apo nuk munden, atëherë çdo gjë realizohet dhe arrihet me një qëllim final.
Këto aktivitete janë shumë të rëndësishme dhe unë jam partizane e këtyre aktiviteteve. Gjithmonë dua çdo gjë ta prek e ta bëjmë në kohë reale me mundësi reale. Jo vetëm të shkruara e të vendosura në letër, prandaj ishte dhe qëllimi i këtij aktiviteti që nëse duam, çdo gjë arrihet dhe mundësohet. Nëse nuk duam, mund të rrimë në hije si çdokush tjetër, por bashkimi bën fuqinë", tha Albana.
Krahas prindërve dhe mësuesve të shkollës 9-vjeçare dhe të Qendrës Komunitare të fëmijëve me aftësi ndryshe, pjesë e aktivitetit u bë edhe kryetari i bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu.

Në fjalën e tij për “CNA TV”, Topçiu falenderoi biznesmenin Gjergj Luca dhe gazetarin Elvi Fundo që u bënë pjesë e këtij projekti të rëndësishëm, ndërsa u shpreh se institucioni që ai drejton, ka detyrimin jo vetëm ligjor por edhe njerëzor për ti mbështetur këta fëmijë.
"Shumë i veçantë ky aktivitet i bërë sot nga Rozafa dhe patjetër më vjen mirë që dhe gazetari i njohur Elvi Fundo është bërë pjesë e një projekti të rëndësishëm për fëmijët me aftësi ndryshe në Maliq.
Klasa e shtatë ku ka në vetvete fëmijë me probleme, Qendra Komunitare e Maliqit, prindërit, mësuesit, të bashkuar në këtë ambjent për të dhënë mesazhe shumë të forta e shumë të rëndësishme që ky projekt duhet të vazhdojë edhe më tej. Ata janë pjesë e komuniteteve tona dhe ne kemi detyrimin jo vetëm ligjor por edhe njerëzor për ti mbështetur rast pas rasti", tha Topçiu.
"Festa e Vitit të Ri nëpër botë" është projekti që dha sot tek të gjithë, një mesazh të vyer. Takime të tilla janë shembulli i një bashkëpunimi mes nxënësve e fëmijëve me aftësi ndryshe, të cilët duhet të jenë gjithmonë të barabartë e të mbështeten në çdo moment nga prindërit, mësuesit dhe gjithë komuniteti ku ata jetojnë.

Ky nuk do të jetë aktiviteti i vetëm i organizuar në Maliq, por në vazhdimësi do të ketë edhe projekte të tjera me në fokus fëmijët me aftësi ndryshe dhe përfshirjen e tyre në shoqëri. /CNA
Një event i veçantë u zhvillua në Vatikan, ku Papa Françes...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur të shtyjë seancën gjyqëso...
Projektligji, i cili i hap rrugë gjuetisë duke i dhënë fun...
Gazetari Ermal Mulosmani ka ndarë sot pak nga ajo që e qua...
Zgjaten afatet e pasaportave dhe kartave të skaduara. ...
GJKKO ka hedhur shortin për të caktuar gjyqtarin që do...
Është shtyrë sërish seanca për kreun e PD-së, Sali Berisha...
Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Arben Meskutit për ndr...
Hetimet ndaj kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, vijojnë....
Shtyhet seanca e parë paraprake në GJKKO për dosjen “Toyot...
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, është ...
SPAK-u ka kërkuar dënimin me 1 vit dhe heqje të së drejtës...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Në seancën paraprake për dosjen "5D”, tre ish-drejtorët e ...
Shqipëria ka numrin më të ulët në vendet e Ballkanit Perën...
Gjykata e Lartë ka caktuar datën e seancës për Ervin Salia...
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i ka dhënë dy muaj kohë P...
Spitali rajonal i Shkodrës për herë të parë ka bërë një nd...
Drejtuesi i Programit të OECD/SIGMA, Gregor Virant, ka pre...
Baba Hekuran Nikollari është ndarë nga jeta. Ai shërbente ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...