web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ervin Karamuço u përgjigjet gjobaxhinjve për videon erotike

3 Tetor 2023, 12:09, Aktualitet CNA
Ervin Karamuço u përgjigjet gjobaxhinjve për videon erotike
Eksperti Ervin Karamuço

Pak ditë më parë, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, bëri një deklaratë ku u shpreh se nga telefoni i një personi që është ende në kërkim nga drejtësia ka dalë një video erotike, ndërsa theksonte se pjesë e saj ishin dy personazhe mjaft të njohura të botës së "showbiz"-it.

Më pas gjobaxhinjtë e mediave publikuan videon e vajzës, duke aluduar dhe duke e lidhur personazhin me moderatoren Luana Vjollca.

Kjo e fundit reagoi ashpër ndaj gjobaxhinjve, duke treguar faktet se nuk ishte ajo vajza që shfaqej në video.

Dy faktet që e hedhin poshtë se vajza në video mund të jetë Luana është se moderatorja ka një nishan në hundë dhe nuk ka asnjë tatuazh pranë supit.

Në media dhe në rrjetet sociale ka pasur një reagim shumë të ashpër dhe kritika edhe ndaj ekspertit Karamuço.

Karamuço ka deklaruar se ai nuk ka përmendur emra të personazheve apo lidhje konkrete, por ka trajtuar fenomenin.

Gjatë një deklarate të tij të thënë në një media, Karamuço është shprehur se pas publikimit të videos fshihet një dorë e fshehtë e krimit të organizuar, e cila e monitoron dhe kërkon të zhvendosë vëmendjen duke krijuar këto situata, të cilat ashtu siç e ka theksuar në emisionin "Top Story" e kanë vënë në një pozitë të vështirë edhe vetë atë duke përmendur emra personazhesh shumë të respektuar të ekranit, ashtu siç u bë me rastin e Luana Vjollcës, të cilës duket se i janë sulur gjobaxhinjtë e mediave.

Eksperti i kriminalistikës, Karamuço, nënvizoi se ai u godit nga kjo dorë krimi, që orkestroi gjithçka, e ilustroi dhe e montoi atë videon, për të denigruar figurën dhe ta bënin të pabesueshëm për opinionin publik.

Karamuço ka nënvizuar edhe një herë që duhet të përqendrohemi te çështja, te SKY dhe jo te vogëlsirat.

Ai tha se informacioni që dha është keqpërdorur në mënyrë të jashtëzakonshme dhe për këtë e drejton gishtin te krimi i organizuar. 

Përgjigjja e Karamuços për gjobaxhinjtë

Gjithë problemi që unë e kam ngritur prej ditësh si fenomen, se unë nuk trajtoj fenomene as emra, as lidhje, as persona konkretë, por fenomeni që më ka bërë përshtypje dhe më ka ngacmuar nga fjala e drejtuesit të SPAK-ut zoti Dumani ka qenë fjala sindikatë.

Unë do të shkoj përtej asaj. Do të them që në Shqipëri ka një dorë të fshehtë, një dorë të madhe të fshehtë, jo e përbërë nga avokatë, por e orkestruar nga pjesëtarë të krimit të organizuar që kur ne flasim për çështje të SKY, që janë shumë sensitive për ata.

Ata duan që gjithçka ta zhvendosin si vëmendje duke bërë tym, të zhvendosin vëmendjen nga gjërat që ne diskutojmë, dhe që ne duhet të mbrojmë patjetër që kjo shoqëri të pastrohet njëherë e mirë nga kushdo që i mbron ata bashkë me ata vetë brenda dhe kur unë flas për këtë fenomen pa përmendur as emra, as lidhje, as celularë kujt i përket asnjë lloj gjëje, kjo dorë e fshehtë e merr dhe e orkestron për ta ilustruar, orkestron gjithçka, duke më vënë në një pozititë të vështirë edhe vetë mua, në video, në emra konkretë, personazhe të respektuar të ekranit, ju montojnë video dhe thonë ja, ky është ai që nuk është më i besueshëm që nuk është më ai që vërtetë hiqet, që gënjen, që mashtron, mos i besoni më.

Pra denigrojnë figura që flasin dhe përcjellin informacionin që vjen vetë nga tavolinat e tyre që flasin me emra.

Gjëja ime e ngritur prej kohësh ka qenë se nuk duhet absolutisht që ne të merremi me gjëra të vogla që nuk i përkasin, që zhvendosin vëmendjen.

Por duhet të merremi sa më shpejt duke bërë një presion të madh publik pse jo të kërkojmë shtimin e burimeve njerëzore në institucionet tona që çështja e SKY, se jemi të fundit dhe aty ka një dorë të fshehtë pse jemi të fundit në gjithë rajonin.

Duhet patjetër dhe aty një dorë të fshehtë mendoj unë. E vërteta ime nuk është absolute por askush në këtë vend nuk ka domenin e të vërtetës që vetëm ai e di dhe askush tjetër.

Po e them dhe ketë. Kjo dorë e fshehtë që sot më godet mua, nesër godet një zonjë po bën çmos që të frenojë ndërkohë që ne po vazhdojmë t’i japim gaz.

Meraku im i madh që nuk është aspak akuzë për SPAK-un as për Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm të kenë kujdes nga OPGJ-të, nga administrata, sepse aty ata e kanë më thjeshtë të orkestrojnë këtë tym. Të nxjerrin gjëra për konsum ndërkohë që vazhdojnë nga ana tjetër duke drejtuar se si mund t’i shpëtojnë kësaj.

Se ata e kanë shumë të vështirë tani me gjyqtarët dhe prokurorët. E shikoni besoj se po i kërcënojnë me jetën ndërsa me këta të vegjlit e kanë më të lehtë dhe herë pas here është treguar kanë dalë herë pas here pasazhe, dokumente, gjëra me vulë nga sekretaria dhe kemi parë që aty rrejdh gradualisht informacioni.

Ky ka qenë alarmi im dhe është keqpërdorur në mënyrë të jashtëzakonshme dhe unë e drejtoj gishtin tek kjo dorë e fshehtë krimi i organizuar dhe falangat e tij./ CNA





Lajmet e fundit nga