Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka rrëzuar pretendimet se videoja erotike që qarkulloi në rrjetet sociale të ketë dalë nga telefoni i Ervis Martinajt apo të ketë rrjedhur nga SPAK-u.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin, Artan Hoxha u shpreh se SKY nuk ka opsion video dhe kjo video nuk ka dalë nga telefoni SKY. Ai e quajti videon banale ndërsa u shpreh se vajzat e "showbiz"-it dalin sot në ekrane më zhveshur se vajza në video.
Më tej gazetari ka kujtuar rastin kur para disa muajsh është kapur një person që ka qenë në Dubai dhe është arrestuar se i ka dërguar një personi të penduar si dhuratë kumbulla dhe kjo është marrë si një sinjal apo kërcënim.
Edhe publikimi i këtj lajmi sipas gazetarit iu vesh SPAK, por ende nuk ka asnjë provë që mund të ketë ndodhur një gjë e tillë.
Hoxha thekson sërish se videoja erotike që doli në rrjete sociale nuk është ndonjë hata, por u bë abuzim me atë që u tha se vajzat e "showbiz"-it shkojnë për 100 mijë euro nata.
Ai e ironizoi faktin duke thënë se persona të botës së krimit vrasin për 50 mijë euro, si mund të paguajnë 100 mijë euro nata për vajzat e showbizit.
"Bëhet fjalë, ose u tha për video që kanë dalë nga një celular i sekuestruar nga SPAK. Nëse do të ishte e vërtetë, do të ishte shumë e rëndë. Që të dalin prova nga SPAK, qoftë edhe videoja, është një gjë shumë e rëndë. Bëhet fjalë për telefonin e Vis Martinajt. Thuhet se kjo video ka dalë nga telefoni i Vis Martinajt dhe nga telefoni SKY CC. Së pari, SKY nuk ka opsionin video. As dërgohej, asgjë. Kjo nuk ka dalë nga telefoni SKY. Zhdukjen e Martinajt e heton prokurori i Kurbinit. Sky nuk ka video. E kam parë atë video, por çfarë rëndësie ka ajo? Ajo është video banale. Ne mund të shohim vajza drejtuese emisionesh, më të zhveshura. U aludua se kjo video u gjet në telefonin e një personi të botës së krimit.
Para disa muajsh është kapur një person që ka qenë në Dubai. Herën e fundit është kapur, sepse i ka çuar një personi të penduar një dhuratë, një pako me kumbulla dhe ia ka çuar me emrin e vet si dhuratë. Kjo është përceptuar si mesazh që i është dhënë atij personi që të qepë gojën. Nga ky moment ky është vënë nën hetim. Është arrestuar për këtë gjë. Ky personi ndodhet në burg për këto kumbullat që ia ka çuar Erjon Alibeajt. Kur u kap, ka patur telefonat dhe pretendohet se janë gjetur videot.
Publikimi i atij lajmi, iu vesh SPAK-ut. Nuk ka asnjë provë që t'i ketë ndodhur SPAK-ut. Pse është përdorur? Pse mund ta kenë bërë? Ai u bë lajmi më i klikuar i fundjavës. Ajo video nuk ka ndonjë hata, por u bë abuzimi, që thanë shkojnë për 100 mijë euro nata… Tani këta vrasin për 50 mijë euro, si paguajnë 100 mijë euro nata për vajzat e 'showbiz'?", deklaroi Hoxha./ CNA
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet ...
Gazetari Blendi Fevziu ka prezantuar këtë mbrëmje në s...
Eksperti i IT-së, Blerim Gjeladini, foli mbrëmjen e sotme ...
Një deklaratë e fortë ka ardhur mbrëmjen e kësaj të hë...
Klodiana Vefa u ekzekutua nga ish-bashkëshorti i saj m...
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani në fjalën e tij në Kuv...
Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në seanc...
Një debat mes deputeti socialist Erion Braçe dhe deputetit...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar pas ...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, në...
Deputeti I Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati ka kë...
Kuvendi i Shqipërisë e ka nisur seancën e sotme plenare me...
Një grup intelektualësh dhe qytetarësh të thjeshtë, pjesë ...
Ministria e Brendshme turke bën me dije së është identifik...
Më shumë se 200 të pandehur shqiptarë u paraqitën në g...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka mbërritur në py...
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp në Kroac...
Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzo...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije gjatë konferencë...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Zagreb, Kroaci, ku ka zhv...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...