“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...

Mjeku i njohur, profesor Tritan Kalo, ka bërë një analizë ta gjatë të situatës aktuale në vendin tonë ku përpos korrupsionit në të gjitha hallkat e tij dhe varfërimit çdo gjë po shkon ‘lumë e më lumë’.
Me tone të forta ai shkruan se Shqipëria nuk është e disa qindra milionerëve deri dje “ish-brekëgrisur e kacidhjarë”, por sot puthadorë, këpucëfshirës e pjestarë të “oborreve qeveritare të djeshme dhe të sotme”, por e të gjithë shqiptarëve.
Analiza e plotë:
A mundet të quhet funksional një SHTET ku përpos KORRUPSIONIT në të gjitha hallkat e tij si dhe VARFËRIMIT tonë të përditshëm, çdo gjë shkon lumë e më lumë?!?!….
Bëjmë Reformë teritoriale “gjoja për minimizimin e strukturave administrative, kursimin e 80 milion dollarëve në vit, afrimin e shërbimeve dhe cilësimin e tyre ndaj popullatës, dhe rezultati një Rireformë tjetër teritoriale po brënda mandateve të Rilindjes….
Bëjmë Reformë në Drejtësi dhe më shumë e çorientojmë funksionalitetin e saj, se sa u ofrojmë optimizëm për zgjidhjen e çështjeve të gjithëve NE, që shpresuam se edhe pse e vonuar DREJTËSIA NUKU DO TË ISHTE E MUNGUAR….
Organet Ligjzbatuese humbasin kohën me “krasitje hashashi” skërkave të kodrave dhe maleve, duke lënë të lulëzojë krimi ndaj jetës në mes të qyteteve, dhe siguria e saj sa vjen e bëhet më e pasigurtë…
STRUKTURAT ADMINISTRATIVE u mbushën e vijojnë të mbushen me turli aguridhesh e çupërlinash pa asnjë eksperiencë e pa as më të voglën ndjenjë përgjegjësie, për detyrën e caktuar dhe detyrimin ndaj këtij populli…..
GËZOHEMI se ua lehtësojmë testet e provimeve maturantëve, në vënd që të ndodhë dijesimi i tyre sa më cilësor përgjatë 12 viteve të arsimimit, dhe në fund të këtij cikli në përputhje me programet e dijedhënies të hartohen teza, të cilat të stratifikojnë si duhet dijemarrësit, dhe jo të kënaqemi me fiktivitet rezultatesh, sepse dijeshumët janë shumë më të dobishëm si për veten e tyre, po ashtu edhe për vetë NËNË LOKEN SHQIPËRI….
RRAHIM GJOKSIN se do luftojmë korrupsionin pronësor, dhe e pa drojë dalim e flasim për katrahurën që vijon të mbretërojë në zyrat tona hipotekore e kadastrale?!?!….Për çdo vit priten e rrënohen me qindra hektarë pyjesh, toka po ekspozohet edhe më shumë ndaj EROZIONIT, dhe çuditërisht askush nuku kapet e ndëshkohet për këtë krim mjedisor ndërbrezor….
Flakët përpijnë fusha, kodra e male dhe ne vijojmë të presim të na ndihmojnë fluturakët e huaj për t’i shuar ato sepse jemi të zënë me projekte portesh e aeroportesh, thua se ky vënd është qindra-mijra kilometra katrorë, por që edhe popullata vëndore së bashku me atë turistike kurrë nuk pritet të mbrijë në 14-15 “meleonë”….
Fillojmë e ndërtojmë rrugë dhe ato në vijim të të shumëbujëshmes “Ruga e Kombit” po mbeten rrugëve, si edhe kostot e tyre janë marramendëse, të pa krahasueshme me asnjë të përngjashme të tyre në Europë e më gjërë….Lëmë djerr tokat tona dhe me sytë nga Bota presim të na sjellin grurë, misër, elb, lule dielli.”, etj. ose edhe më keq akoma kur fermeri ynë i prodhon ato preferojmë të mos ua blemë disi më lirë nga produkti i importit, por të favorizojmë me blerjet tona fermerët sërb, rus, ukrainas, kanadezë apo francezë….
Blegtoria dhe produktet e saj po njohin vetëm ulje në mbarështrimin e krerëve apo në prodhimet blegtorale, të cilat pak kontrollohen për cilësinë e tyre para se t’i ofrohen konsumatorit….I prishëm të gjithë uzinat prodhuese të plehrave kimike, dhe tashmë importuesit e tyre oreksmëdhenj ua kanë çuar në stratosferë çmimet, duke ua bërë të pamundur fermerëve tanë blerjen dhe përdorimin e tyre….Vëndi i cili kishte jo pak por pesë (5) Rafineri të përpunimit të naftës të cilat mbrinin të prodhonin deri në gazoil avjonësh e vajra lubrifikues, sot i pret këto prudukte që të vinë nga deti, dhe çmimet e tyre variojnë sipas oreksit të atyre pak duarve të cilat zotërojnë importimin e tregtimin e hidrokarbureve….
Vëndi i cili para 1990-ës siguronte së paku një gjysëm miliard dollarë vetëm nga eksporti i kromit, sot ka bërë miliarderë shfrytëzuesit e kësaj pasurije natyrore të Shqiptarëve, por që në xhepat e tyre hynë pak ose as një cent i vetëm nga “kromi që dikur çante bllokadën”….ENDE nuku kemi përcaktuar minimumin jetik, çka shërben si bazë për përcaktimin e pagës minimale, të pensioneve minimale/sociale, të asistencës sociale, etj…..
NË KËTË MËNYRË do të vijojmë “t’a mbrothësojmë” këtë vend dhe do “t’i mbajmë shqiptarët” në vendin e tyre “ku balta është më e ëmbëk se mjalta”?!?!….
SHQIPËRIA NUKU ËSHTË E DISA QINDRA MILIONERËVE deri dje “ish brekëgrisur e kacidhjarë”, por sot puthadorë, këpucëfshirës e pjestarë të “oborreve qeveritare të djeshme dhe të sotme”, POR AJO ËSHTË E TË GJITHË SHQIPTARËVE!!!!…..Quo vadis Shqipëria ime e këndej Drinit?!?!
Harta e re gjyqësore ka ngritur në protestë qytetarët ...
Shoqëria civile ka organizuar një tryezë me temë “Shqi...
Liqeni Artificial i Tiranës është vendi ku qytetarët v...
Miratohet marrëveshja, ndërmjet Këshillit të Ministrav...
Lufta në Ukrainë dhe sanksionet ndërkombëtare kundër R...
Qeveria ka ulur sot pragun e deklarimit të të ardhurav...
Kuvendi ka nisur procedurat për zgjedhjen e Avokatit t...
Anulohet tenderi me fond 7.2 milionë USD për satelitët...
Është shkarkuar nga detyra drejtori i Përgjithshëm i P...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis ...
Me t’u ndezur drita jeshile, shoferët janë gati t’i bi...
Qeveria ka zgjedhur drejtoreshën e re të Teatrit Kombë...
Të gjithë u ka ndodhur të marrin telefonata apo e-mail...
Dhoma Vendore e Avokatisë Korçë, vendosi bojkotin e ma...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda ...
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka mohuar se do ...
Qeveria ka marrë vendim për rritjen e pagave të ushtar...
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar pas dek...
Pasuria e dyshimtë e Bektash Shtëpenjës, pronar i një auto...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...