
Pas denoncimit të deputetit të PD-së Edmond Spaho, se PS po shpërndante para në këmbim të votave në Korçë, ka reaguar Policia e Korçës.
Sipas policisë, është proceduar penalisht shtetasi A.P, 34-vjeç, për veprat penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".
34-vjeçari sipas policisë është me precedent të mëparshëm kriminal dhe i dënuar për vepra penale në fushën prodhimit dhe shitjes së narkotikeve dhe të krimeve kundër personit.
Në lidhje me kandidatin e PS-së Arjan Jaupllari, policia thotë se në bazë të hetimeve, kontrolleve dhe deklarimet e marra shtetasve të cilët shfaqeshin në këto pamje dhe kandidatit për deputet Arjan Jaupllari, nuk u konstatua ndonjë veprim i kundraligjshëm që ka të bëjë me shitblerjen e votave.
Gjithashtu, nga analiza e pamjeve filmike dhe nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasi A. P., ka qenë personi i cili ka kryer regjistrimin audio-video të shtetasit që shfaqet në ato pamje.
“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë porsa janë njohur me një postim në rrjetet sociale ku në dy video të postuara pretendohej se një kandidat për deputet i subjektit politik Partia Socialiste ka qene duke u ofruar shuma parash ne këmbim të votave banorëve të fshatit Podgorie-Maliq, menjëherë nisën punën për verifikimin e rastit.
Si rezultat i veprimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Korçë, proceduan penalisht për veprat penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", për shtetasin A. P, 34 vjeç, banues në Podgorie, Maliq, me precedent të mëparshëm kriminal dhe i dënuar për vepra penale në fushën prodhimit dhe shitjes së narkotikeve dhe të krimeve kundër personit.
Nga veprimet hetimore të kryera, kontrollet dhe deklarimet e marra shtetasve të cilët shfaqeshin në këto pamje dhe kandidatit për deputet shtetasit A.J, nuk u konstatua ndonjë veprim i kundraligjshëm që ka të bëjë me shitblerjen e votave.
Gjithashtu, nga analiza e pamjeve filmike dhe nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasi A. P., ka qenë personi i cili ka kryer regjistrimin audio-video të shtetasit që shfaqet në ato pamje.
Shtetasi A. P., ka refuzuar vënien në dispozicion të Policisë me qëllim ekspertimin të pajisjes me të cilën ka kryer ketë regjistrim, duke u bërë shkak për pengimin e hetimeve të mëtejshme nga strukturat ligjzbatuese.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë garanton qytetarët dhe subjektet politike se strukturat e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për të zbatuar ligjin, parandaluar dhe goditur paligjshmëritë me qëllim krijimin e një ambienti akoma dhe më të sigurt”, njofton policia./ CNA
Pas një ore do të përfundojë etapa e parë e Giro D’Italia....
Ministria e Brendshme ka njoftuar se zyrtat e shpërndarjes...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 17 vite burg pë...
Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash për mbarëva...
Për herë të parë në histori në Shqipëri do të zhvillohet n...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Situata elektorale në qarkun e Lezhës vijon të mbetet e te...
PSD ka reaguar në lidhje me lajmet e raportuara në media p...
Dom Gjergj Meta, President i KISH-it ka uruar Papën e ri L...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka uruar Papa Leonin XIV pas zgj...
Policia e Shtetit ka zbardhur detaje nga operacioni i përb...
Ministria e Mbrojtjes në një reagim publik ka bërë bërë me...
Nga Besar Likmeta Më 19 mars, një faqe me emrin “Team Edi...
Agjentët e BKH-së dhe policia e Shkodrës kanë kryer kontro...
Në zbatim të urdhrit nr. 104, datë 23.04.2025, “Mbi organi...
SPAK ka publikuar sot të dhënat e fundit në lidhje me krim...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gjatë takimit elektoral të PD-së në Elbasan, një grup të r...
Një përplasje fizike mes një grupi njerëzish ka ndodhur në...
Vodafone Business dhe Fortinet njoftuan një partneritet të...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...