“Vota jote nuk ka çmim”/ Ambasada amerikane, mesazh qytetarëve
Ambasada e Amerikës në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale ...

Pas denoncimit publik të bërë nga kandidati për deputet i PD-së, Edmond Spaho, ka ardhur reagimi i familjes Kreka. Djali i vogël i kësaj familjeje, protagonist në videon e publikuar, ka hedhur poshtë të gjitha fjalët që ka thënë në video.
Kleant Kreka shpjegon se për shkak të frikës ka gënjyer në ato që ka thënë, ndërsa shprehet se nuk ka ardhur asnjë për t’i ofruar lekë.
"Dje kaluan disa veta atje në rrugë, dola që të takoja ndonjë e pashë që bënin video. Nga frika i thashë nja dy llafe koti, por nuk janë të vërteta ato. Në shtëpi s’ka ardhur askush dje. Jo lekë asnjë, për lekë asnjë s’ka ardhur këtu. Vetëm nga frika u kam thënë se s'kisha si t’u thoja, ishin shumë e s'kisha si u ikja. Kandidatin as si fytyrë s’e njoh, s’e kam parë ndonjëherë", tha Kleant Kreka.
Ndërkohë, djali i madh i familjes Kreka thotë se situata është shkaktuar nga frika që vëllai i vogël ndjeu përballë personave të panjohur që e pyetën.
Sipas tij, për ngjarjen është informuar vetëm pasi pamjet u shpërndanë në rrjetet sociale. Ai gjithashtu mohon që të jetë marrë ndonjë premtim për përfitime financiare nga ndonjë kandidat.
"Kjo video është gjë kot. Nuk është e vërtetë, se ne jemi pa baba, na shikojnë të vegjël e i bëjnë këto. Policia erdhi mbrëmë në orën 1:00 të natës në shtëpi, kemi bërë debate këtu, na çuan në Maliq. Videon e ka bërë nga frika se kishte hall se e rrihnin. Asnjë deputet s'ka ardhur këtu. I kam takuar në rrugë, më ka thënë që jam deputet, më ka dhënë një letër e i thashë që s'dua as letër, asgjë, se s'merrem me këto punë. Nuk është e vërtetë ajo për lekët. I tronditur ndihem, atje e kemi mendjen të tërë", u shpreh Landi Kreka.
Nëna e dy të rinjve, Mimoza Kreka, shpjegon se asnjë kandidat për deputet nuk ka hyrë në banesën e saj ditën e djeshme. Ajo pranon se fëmijët mund të kenë takuar kandidatin jashtë shtëpisë, por në asnjë rast nuk është bërë ndonjë ofertë për para.
"Jo, nuk jam takuar me asnjë kandidat. Videoja s'është aspak e vërtetë, mbase nga frika djali i ka thënë ato. Mua s'më ka premtuar dikush për lekë. Pasi e mora vesh nuk ndihem mirë, për ne si prindër është e vështirë se fëmijët tanë i mësojmë për mirë, jo për keq", tha nëna e dy të rinjve.
Mbrëmjen e djeshme, Edmond Spaho publikoi dy video të realizuara nga disa persona që pretendonin se në fshatin Podgorie po bëhej blerje votash në favor të PS-së dhe kandidatit Arian Jaupllari.
Lidhur me këtë ngjarje, policia ka nisur procedurat hetimore për të zbardhur rrethanat, ndërsa çështja pritet të hetohet nga një prokuror i SPAK-ut, i caktuar pranë Prokurorisë së Korçës./ CNA
Ambasada e Amerikës në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në ...
Deputeti i PD-së Edmond Spaho ka publikuar një video të dy...
Deputeti i PD-së Edmond Spaho ka publikuar një video ku de...
Andrea Mano deputet aktual i parlamentit të Shqipërisë dhe...
Deputeti i PS Ilirian Penadavinji njëkohësisht në listën e...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të shkojë më ...
Kreu i PD-së Sali Berisha i ftuar në emisionin Opinion ka ...
Kandidati i PD-së në listën e hapur për Korçën, Andrea Man...
Kreu i PD-së Sali Berisha i ftuar në emisionin Opinion, ës...
Kreu i PD-së Sali Berisha i ftuar në emisionin Opinion, ka...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka shigjetuar kreun e PSD-së Tom...
Strategu i fushatës së PD-së Chris LaCivita ka shoqëruar n...
Drejtuesi politik i PD-së për Shkodrën Luçiano Boçi u ka p...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga takimi përmbyllës n...
Strategu i fushatës së PD-së Chris LaCivita është i pranis...
Strategu i fushatës së PD-së Chris LaCivita ka mbërritur n...
Kryeminsitri Edi Rama ka zhvilluar takimin përmbyllës elek...
Strategu i fushatës së PD-së Chris LaCivita, vetëm tre dit...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka d...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...