Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...

Nga Besar Likmeta
Më 19 mars, një faqe me emrin “Team Edi Rama” u shfaq në "Facebook", "Instagram" dhe "TikTok". Faqja, e cila e përshkruan veten si “një komunitet i dedikuar për mbështetësit dhe simpatizantët e Kryeministrit Edi Rama”, publikon rregullisht përmbajtje propagandistike në mbështetje të Partisë Socialiste dhe shpesh denigruese ndaj opozitës së drejtuar nga Sali Berisha.
Edhe pse ka rreth 4 mijë ndjekës, videot e “Team Edi Rama” shpesh marrin mijëra ndërveprime – përfshirë pëlqime, shpërndarje dhe komente, dhe qindra mijëra shikime në "Facebook".
Popullariteti i saj është i lidhur me dy faktorë: sponsorizimet nëpërmjet reklamave në "Facebook" dhe "Instagram" – një pjesë e tyre nga kompania “Acromax” me qendër në Gjermani, dhe pëlqimet e marra nga profile me origjinë nga Vietnami – shumë prej të cilave duken anonime ose të automatizuara.
Të dhënat e ndërveprimeve të faqes të mbledhura dhe të analizuara nga BIRN, tregojnë se brenda vetëm një muaji, videot e publikuara nga “Team Edi Rama” janë parë mbi 1.6 milionë herë.
Kjo faqe nuk është një rast i izoluar. Dhjetëra faqe të ngjashme në "Facebook" dhe "Instagram" janë angazhuar gjatë javëve të fundit në atë që ekspertët e komunikimit e përshkruajnë si fushatë elektorale nga “palë të treta” – profile sociale që formalisht nuk lidhen me partitë politike, por që qartazi përhapin mesazhe elektorale gjatë fushatës, të cilat në shumë raste godasin rivalët politikë me përmbajtje denigruese.
Disa prej këtyre faqeve shpërndajnë përmbajtje të krijuar me Inteligjencë Artificiale për të amplifikuar mesazhet e tyre – një taktikë që tashmë po adoptohet jo vetëm nga aktorë anonimë, por edhe nga kandidatë për deputetë.
“Kjo nuk është një dukuri e re”, tha Elvin Luku, Profesor i Asociuar në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës. “E kemi parë edhe në zgjedhjet e kaluara – faqe që krijohen pak para zgjedhjeve dhe nisin fushata me postime të sponsorizuara ose përmbajtje denigruese.”
I pyetur nga BIRN, drejtuesi i "Acromax", Aldor Nini, tha se faqja ‘Team Edi Rama’ ishte krijuar nga Partia Socialiste dhe ai nuk ishte përgjegjës për përmbajtjen e saj.
“Unë jam kontraktuar si kompani menaxhimi për fushatat e reklamave në mediat sociale,” tha Nini, ndërsa shtoi se kishte kontrata marketingu me PS-në dhe PD-në.
Nini deklaroi se nuk kishte informacione për ndërveprimet nga Vietnami në faqe, ndërsa shtoi se ishte kundër përdorimit të metodave të tilla, të cilat cilësohen nga Meta si sjellje joautentike e koordinuar.
Partia Socialiste dhe KQZ nuk iu përgjigjën pyetjeve për koment të BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi.
Mungesë transparence për ‘reklamat politike’

Më 11 maj, shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët që do t’i përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Për herë të parë, qytetarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të votojnë me postë.
Por ndërsa vendi i afrohet ditës së zgjedhjeve, aktiviteti i aktorëve digjitalë anonimë dhe përmbajtja e krijuar me Inteligjencë Artificiale është në rritje – duke ngritur shqetësime mbi transparencën, ndershmërinë dhe integritetin e procesit elektoral në Shqipëri.
Profesor Elvin Luku paralajmëron se këto praktika sjellin disa shqetësime.
“Së pari, ka një mungesë transparence financiare”, tha ai. “Në thelb kemi të bëjmë me fushata elektorale online të padeklaruara, që financohen me para të pakontrolluara.”
“Së dyti, përdorimi i dezinformimit dhe fushatave denigruese online kërkon rregullim më të fortë, idealisht në Kodin Zgjedhor dhe me mbështetjen e marrëveshjeve me platforma si 'Facebook', 'Instagram' dhe 'TikTok',” shtoi ai. “Dhe së treti, ekziston rreziku që sjellje të koordinuara online, si raportimet masive nga profile false, të censurojnë përmbajtje të ligjshme dhe të shtrembërojnë debatin publik.”
Gjatë dy javëve të para të fushatës për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, komunikimi politik u dominua në masë të madhe nga platformat "Facebook" dhe "Instagram", ku liderët dhe kandidatët u mbështetën gjerësisht në imazhe, video dhe reklama politike të sponsorizuara.
Gjatë kësaj periudhe, kandidatët për deputetë dhe partitë politike shpenzuan në total 26,938 dollarë për reklama politike në platformat "Facebook", "Instagram", "Audience Network" dhe "Messenger". Një shumë shtesë prej 904 dollarësh u shpenzua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për fushata informuese mbi procesin e votimit.
Kandidatët për deputetë publikuan gjithsej 1,473 reklama politike, ndërsa partitë politike sponsorizuan drejtpërdrejt 89 reklama.
Rreth 28% e të gjitha reklamave u publikuan nga koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike, “Aleanca për një Shqipëri Madhështore”, i ndjekur nga Partia Socialiste në pushtet me 17% dhe Partia Koalicioni Euro-Atlantik me 15%.
Kandidati për deputet me shpenzimin më të lartë të regjistruar për reklama në media sociale ishte Agron Shehaj, kreu i Partisë Mundësia, i cili shpenzoi rreth 3,199 dollarë gjatë dy javëve të para të fushatës. Pas tij renditet biznesmeni Vullnet Sinaj, kandidat i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, i cili shpenzoi 2,195 dollarë për reklama politike.
Edhe pse nuk bënë reklama, dy liderët kryesorë politikë në zgjedhje, Edi Rama dhe Sali Berisha, regjistruan angazhimin më të lartë me ndjekësit në “Facebook” gjatë gjysmës së parë të fushatës.
Në "Facebook", kryeministri Edi Rama, i cili po garon për një mandat të katërt, arriti nivele më të larta angazhimi të ndjekësve dhe shikime të videove krahasuar me Berishën, megjithëse rivali i tij postoi pak më shpesh.
Të dy të marrë së bashku regjistruan më shumë se 21 milionë shikime vetëm në "Facebook", sipas të dhënave të mbledhura nga BIRN nëpërmjet aplikacionit ‘Post Scraper’, duke vazhduar të jenë kandidatët me ndjekjen më të madhe në rrjetet sociale edhe gjatë këtyre zgjedhjeve.
Përtej kandidatëve, BIRN arriti të identifikonte 34 faqe që bënë fushatë si ‘palë të treta’ vetëm gjatë dy javëve të para të fushatës, dhe qindra reklama pa shënim shpjegues për financuesin, (disclaimer) të sponsorizuara nga profilet e kandidatëve për deputetë në platformat ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’. Edhe faqet si ‘Team Edi Rama’ bënë fushata reklamash pa shënim shpjegues.
Aldor Nini i ‘Acromax’ i tha BIRN se reklamat ‘pa shënim shpjegues’ në faqen ‘Team Edi Rama’ ishin bërë nga administratorët e saj dhe jo nga kompania, ndërsa nënvizoi se “shpenzimet e partive ishin shifra të vogla, në krahasim me fushatat e marketingut që bëjnë kompanitë e mëdha.”
John Fluharty, ish-përfaqësues i Institutit Ndërkombëtar Republikan në Tiranë, thotë se megjithë kakofoninë e postimeve elektorale në rrjetet sociale, mediat dhe shoqëria civile duhet të jenë vigjilente për të kundërshtuar narrativat që minojnë besimin te procesi zgjedhor.
“Pasi aktorët keqdashës shpërndajnë narrativa të pasakta, është e vështirë ta korrigjosh të vërtetën duke rendur pas tyre,” tha ai, ndërsa theksoi se media dhe shoqëria civile duhet të jenë të përgatitura t’u përgjigjen këtyre narrativave me shpejtësi dhe fakte.
“Çdo orë që kalon pa një reagim nga pala e mirë është një orë shtesë në të cilën narrativat e rreme fitojnë terren,” shtoi ai.
Përdorim joetik i Inteligjencës Artificiale
Edhe pse fushata në rrjetet sociale nuk rregullohet nga Kodi Zgjedhor, përpara fillimit të garës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, partitë kryesore politike në vend nënshkruan një kod vetërregullues për fushatën digjitale.
Partitë u angazhuan për përdorim etik dhe transparent të teknologjisë në fushatë, duke përfshirë edhe Inteligjencën Artificiale, si dhe të mos shpërndajnë përmbajtje keqinformuese.
Të dhënat e mbledhura nga BIRN tregojnë se jo të gjithë kandidatët, nga të dyja palët e spektrit politik – përfshirë kryeministrin Edi Rama, nuk iu përmbajtën këtij zotimi, duke shpërndarë rregullisht përmbajtje të prodhuar me Inteligjencë Artificiale, shpesh keqinformuese dhe çoroditëse në rrjetet sociale gjatë dy javëve të para të fushatës.
Ekspertët janë të ndarë për mënyrën se si duhet të reagojnë institucionet.
Sipas Fluharty-t, KQZ-ja ka bërë mirë që u ka përcjellë qytetarëve mesazhin se kur vjen puna te sjellja e aktorëve politikë në fushatë, ligjet dhe rregulloret kanë limitet e tyre.
“Në fund të fundit, janë vetë aktorët politikë që duhet të ndihen të detyruar nga komuniteti për të vepruar drejt,” tha ai, ndërsa shtoi se debati duhet të fokusohet te hapat konkretë që platformat e rrjeteve sociale duhet të ndërmarrin për të frenuar sjelljet e dëmshme.
Ndryshe, Elvin Luku është i mendimit se ndërhyrja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mund të jetë e motivuar dhe domosdoshme kur Inteligjenca Artificiale keqpërdoret.
“Unë nuk mendoj se AI duhet penguar për t’u aplikuar në fushata elektorale në rastet kur paraqiten ide dhe elementë kreativë,” tha Luku.
“Por në rastet kur ka denigrim të figurës, gjuhë fyese, gjuhë urrejtjeje, qoftë kjo e shprehur edhe me imazhe të prodhuara nga Inteligjenca Artificiale, sigurisht që këtu KQZ duhet të ndërhyjë dhe ndalojë spote apo materiale të prodhuara edhe me ndihmën e AI,” përfundoi Luku./Reporter
Agjentët e BKH-së dhe policia e Shkodrës kanë kryer kontro...
Në zbatim të urdhrit nr. 104, datë 23.04.2025, “Mbi organi...
SPAK ka publikuar sot të dhënat e fundit në lidhje me krim...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gjatë takimit elektoral të PD-së në Elbasan, një grup të r...
Një përplasje fizike mes një grupi njerëzish ka ndodhur në...
Vodafone Business dhe Fortinet njoftuan një partneritet të...
Nga data 9 deri më 11 maj 2025, gara më prestigjioze e çik...
GJKKO ka vendosur sot të pranojë gjykim të shkurtuar për X...
Në zbatim të urdhrit nr. 104, datë 23.04.2025, “Mbi organi...
Shtyhet seanca për sterilizimin në Gjykatën e Posaçme. Sh...
Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar të dhënat për proce...
Policia e Elbasanit ka bërë publike akset që do të bllokoh...
Shtyhet seanca në GJKKO për Dritan Rexhepin dhe 4 të pande...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Për herë të parë në histori në Shqipëri do të zhvillohet n...
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet ndaj kandidates...
Prokuroria e Elbasanit ka nisur procedim penal për disa pu...
Shkalla e Parë e Gjykatës së Korçës ka vendosur për vëllan...
Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një takim me drejtuesit ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...