web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncim për resortin me 8 vila/ Këlliçi i kërkon llogari IKMT dhe IMT dhe Bashkisë së Tiranës

7 Maj 2026, 17:33, Aktualitet CNA

Denoncim për resortin me 8 vila/ Këlliçi i kërkon llogari

Sot në Kuvend deputeti Belind Këlliçi ka denoncuar ndërtimin e një resorti me 8 vila që sipas tij ndodhet pas zonës së TEG.

Këlliçi ka kërkuar nga IKMT, IMT dhe Bashkia e Tiranës se kush janë zyrtarët që i kanë ndërtuar këto 8 vila dhe a ka leje apo ndonjë miratim për ndërtimin e këtyre vilave luksoze në mes të Tiranës.

“Dua të bëj një denoncim të ri për një resort me 8 vila i cili më njoftojnë se ndodhet pas zonës së TEG. Dua të di nga IKMT dhe IMT apo Bashkia e Tiranës kush janë zyrtarët që kanë ndërtuar këto 8 vila, kush banon në këto 8 vila dhe a ka leje apo ndonjë miratim qeveritar për ndërtimin e këtyre 8 vilave luksoze në zemër të Tiranës”, tha Këlliçi./ CNA





Lajmet e fundit nga