
Në një lëvizje që dëshmon qartë përdorimin e medias si mjet trysnie mbi drejtësinë, avokati i pandehur i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, doli këtë të enjte në një konferencë për mediat, pikërisht një ditë përpara zhvillimit të seancës gjyqësore në Gjykatën Administrative kundër prokurorit Ols Dado.
Kjo dalje publike, e programuar në prag të seancës, u shfrytëzua për të hedhur akuza lidhur me ecurinë e procesit gjyqësor të kryebashkiakut të Tiranës në Gjykatën Administrative, ndërsa presioni ka shkuar deri aty sa avokati i pandehur i një tjetri të pandehuri ka kërkuar të aktivizohen mekanizmat e kontrollit ndaj gjykatës, një presion i hapur ky ndaj Gjyqësorit që bëhet nga avokati Ndreca dhe kryebashkiaku i arrestuar për 13 akuza dhe 5 vepra të rënda penale Erion Veliaj.
“Publikisht janë artikuluar edhe pretendime për ndikim të paligjshëm dhe tentativa korruptimi me qëllim që kjo çështje të mos arrijë kurrë në shqyrtim në themel. Në çdo shtet serioz të së drejtës, pretendime të kësaj natyre do të mjaftonin minimalisht për të aktivizuar menjëherë mekanizmat institucionalë të verifikimit dhe kontrollit”, tha Ndreca.
Presioni i dyshes Veliaj-Ndreca ka kapërcyer çdo limit etik, duke kërkuar tashmë zyrtarisht vënien nën pranga institucionale të trupës gjykuese. Përmes një kërkese absurde për aktivizim të mekanizmave të kontrollit, avokati i pandehur nuk po kërkon drejtësi, por po përdor institucionet si shkop gome mbi kokën e gjyqtarëve, vetëm 24 orë para dhënies së vendimit.
Fillimisht u ngritën dyshime të forta mbi faktin se përse është përfshirë Bashkia e Tiranës në një padi që është çështje personale e Erion Veliajt. Më tej, mbrojtja i ka kërkuar stafit të bashkisë që të marrin pjesë në gjyqin e së premtes, një lëvizje kjo që shpërfaq një përpjekje të qartë për të krijuar një trysni artificiale në sallë, ngjashëm me rrethimin e GJKKO në kohën e gjyqit të Erion Veliajt. Dhe tashmë në një akt që sfidon logjikën e shtetit të së drejtës, një i pandehur nga SPAK-u si Plarent Ndreca, merr guximin t’i tregojë gjykatës "mekanizmat e kontrollit".
Kush po i bën presionin gjykatës? Në fakt, presion gjykatës po i bën Plarent Ndreca dhe Erion Veliaj, se nuk po shikojmë që të ketë ndonjë reagim nga Shoqata e Prokurorëve, nga prokurorët vetë, apo nga avokatët e prokurorëve në këtë çështje. Del Plarent Ndreca në një konferencë shtypi pa u shprehur gjykata. A nuk është ky një presion mbi gjykatën?! I kërkohet stafit të bashkisë të marrin pjesë në gjyq. A nuk është ky një presion mbi gjykatën?! Del në konferencë dhe kërkon aktivizimin e mekanizmit të kontrollit. A nuk është ky një presion mbi gjykatën?!
Pasi dështuan të intimidonin prokurorët e SPAK-ut, strategjia e radhës është terrorizimi i gjykatës përmes inspektimit. Duke kërkuar aktivizimin e mekanizmave të kontrollit pikërisht në prag të seancës, Ndreca ka shpallur hapur 'shtrëngimin e lakut' mbi Gjykatën Administrative.
Plarent Ndreca doli në konferencë dhe i bëri presion gjykatës dhe pastaj thotë gjykatës po i bëhet presion. Në rast se ka një fakt që po i bëhet presion gjykatës, ky është avokati Plarent Ndreca, i pandehuri i SPAK-ut, i cili ka dalë një ditë para vendimit të gjykatës në një konferencë shtypi. Nuk është një presion ndaj gjykatës ky?! Pse nuk heshti, të shkonte në seancë, të priste vendimin e gjykatës?!
Apo e gjithë strategjia ishte, hajde të bëjmë një padi, t’i biem këtij prokurorit, se s'kemi gjë në dorë. Të paktën të bëjmë disa konferenca shtypi, thërrasim dhe stafin, mbledhim njerëz, siç bën presion kur rrethuan GJKKO kur u arrestua Erion Veliaj.
Ndërsa Ndreca flet për mungesë transparence, veprimet e tij dëshmojnë një strategji mediatike që përdoret për shkak të mungesës së fakteve të tjera në dorë, duke e bërë avokatin personin që po ushtron pikërisht atë presion që denoncon publikisht./CNA
Plarent Ndreca, i cili është i pandehur në GJKKO, në rolin...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë një njoftim zyrtar ...
Me Vendim të Këshillit të Ministrave, u miratua sot krijim...
Sot Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kryer një aksio...
Familjarët e 13-vjeçarit që mbeti viktimë e aksidentit tra...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi, në një dalje televizive, u...
Janë bërë disa ndryshime në radhët e kabinetit qeveritar, ...
Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë foltores në njësinë numër ...
Drejtori i Policisë së Durrësit, Afrim Tafa është shkarkua...
Një operacion i befasishëm është duke u zhvilluar në burgu...
Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë shtimin e tre bashki t...
Nga Monada Mehmetaj, Strasbourg Bashkimi Evropian po përg...
Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Akli Fundo ...
Sot po zhvillohet një nga ceremonitë solemne për dhënien e...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm pasditen e sotme n...
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçolla...
Jetojmë në kohën kur drejtësia fillon dhe mbaron para se t...
Pasditen e kësaj të mërkure, në sheshin “Liria” në Durrës ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...