Një Klotildë, një anëtar i Gjykatës së Lartë, sa për dy Veliaj?
Jetojmë në kohën kur drejtësia fillon dhe mbaron para se t...

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Durrës ku humbën jetën dy të mitur dhe një tjetër u plagos.
Muçollari tha se ngjarje të tilla nuk duhet të përdoren për politikë, por theksoi se ka detyrim moral dhe publik për të folur mbi sigurinë dhe përgjegjësinë institucionale. Sipas tij, problemi lidhet me mungesën e parandalimit dhe funksionimit efektiv të strukturave të rendit.
Ai kritikoi ashpër Policinë e Shtetit, duke deklaruar se nuk po arrin të garantojë sigurinë publike dhe se, sipas tij, ka dështuar në parandalimin e shkeljeve të ligjit.
Në deklaratën e tij, Muçollari ngriti gjithashtu shqetësime për modelin e zhvillimit urban në vend, duke përmendur mungesën e hapësirave publike dhe lojërave për fëmijët, si dhe ndërtimet e shumta në qytete si Durrësi dhe Tirana.
Ai akuzoi qeverinë për krijimin e një modeli që, sipas tij, favorizon interesat e ndërtimit dhe korrupsionit, duke theksuar se kjo situatë po ndikon në rritjen e rrezikut për qytetarët.
Muçollari i bëri thirrje qytetarëve dhe opozitës për protesta dhe reagim publik, duke theksuar se ndryshimi i modelit aktual është i domosdoshëm për të shmangur përsëritjen e tragjedive të ngjashme.
“Të them të drejtën, nuk do të doja kurrë ta nisja nga kjo ngjarje, por aq më tepër të bëja politikë me tragjedi të tilla. Por, në një aspekt tjetër kam detyrimin dhe ndjej peshën e përgjegjësisë si një politikan i ri, por dhe si një njeri publik që të ngre zërin për këtë çështje. Që do të thotë që nëse ne nuk flasim, kjo është situata dhe këto janë situatat që ndodhin. Dhe për fat të keq, një pjesë e madhe e shoqërisë herë pas here zgjedh të heshtë e të mos flasë ose vrapon për të folur vetëm disa ditë pasi tragjedi të tilla ndodhin dhe në ato dy-tre ditë flasim me zë të lartë, por sheh kot për sa kohë nuk ke vazhdueshmëri për të folur për këto ngjarje.
Pikërisht, dhe në këtë aspekt mendoj që të që të gjithë duhet të ngremë zërin. Çdo qytetar, ata fëmijë aty, por çdo politikan ndërkohë duhet të flasë për këtë çështje, pasi është një çështje që çdo ditë e më shumë pritet të trokasë dhe në familjet tona. Ajo që ka ndodhur në Durrës, përveç se aspektit të prekjes të sigurisë publike, që do të thotë që Policia e Shtetit nuk funksionon më si një strukturë që ofron siguri publike, por si një strukturë e cila, herë pas here lejon shkelësit e ligjit, bëhet pjesë me shkelësit e ligjit, nuk parandalon ngjarje të cilat duhet të ishin parandaluar.
Unë nuk e kuptoj po, nëse një njeri si zotëria në fjalë paska shkelur ligjin disa herë, sidomos në raport me përdorimin e pijeve alkoolike, unë nuk e kuptoj se si mundet të jetë i lirë dhe aq më tepër të jetë në drejtimin e një mjeti. Kështu që në këtë aspekt është prekur siguria publike dhe kemi të bëjmë me struktura shtetërore të policisë, të cilat në një mënyrë apo një tjetër janë shpërbërë dhe nuk po kryejnë funksionin e tyre cilësor, që ofrimin e sigurisë të jetës së qytetarëve.
Por ky është një kontekst i ngjarjes. Duhet ta shohim edhe pak më tepër aty ku, bashkëfajtorë jemi të gjithë, po patjetër me kryefajtorin, me modelin i cili e ka krijuar këtë ngjarje. Ne jemi të gjithë dëshmitarë se si sot fëmijët tanë nuk kanë se ku të luajnë.
Të gjithë e shohim që fëmijët tanë sot mund të luajnë ose në një trotuar gjysëm metri, 1 metër, 1.5 metër në rastin më të mirë, poshtë pallatit, sidomos në qytetet urbane si Durrësi, Tirana, ose në asnjë vend tjetër. Që do të thotë që jeta e çdo fëmije sot në qytetet kryesore të Shqipërisë është çdo ditë në rrezik. Dhe për ata prindër që kanë vendosur të mos i lejojnë të dalin, janë, është po aq në rrezik për shkak të përdorimit të tepruar të teknologjisë, se kjo është histori më vete.
Kështu që, çfarë po ndodh me këtë vend? Kemi krijuar një model dhe e kemi mbështetur herë pas here duke qëndruar në heshtje, një model betonizimi, një model ndërtimi masiv. Se mbase njerëzit janë lodhur duke e shfolur, duke e folur, por duhet ta themi prapë. Ky model që ndërton beton, ndërtesa dhe pa patur përkujdesje për cilësinë e jetës, për mirëqenien, për fusha, për parqe për fëmijët, por dhe jo vetëm, për të gjithë ne. Ky model këto të tilla ngjarje do të provojnë, do të nxjerrë. Dhe ngjarje të tilla të cilat janë tragjike, patjetër që na bëjnë të ulërasim gjithmonë e më shumë dhe të thërrasim gjithmonë e më shumë dhe të protestojmë gjithmonë e më shumë pasi ndodhin këto. Por nuk duhet të ndalemi me kaq, duhet të ndërrojmë modelin.
Sepse kam frikë, ose më saktë, jo kam frikë, po jam i bindur që për sa kohë që modeli nuk do të ndërrohet, ngjarje të tilla do të përsëriten dhe do të përsëriten. Kështu që kjo është një çështje që ka një përgjegjësi kryesore, ofruesin e modelit, i cili është zoti Rama. Është kryeministri Rama, është kjo qeveri. Model i bazuar mbi pastrimin e parave, mbi korrupsionin, mbi ndërtimin masiv, mbi interesat okulte të mafias apo qoftë edhe të njerëzve të lidhur me mafien.
Ky model duhet ndryshuar dhe nëse ne nuk ngremë zërin, nëse ne nuk e kundërshtojmë, nëse ne nuk protestojmë dhe kjo lidhet me të gjithë qytetarët. Patjetër që opozita ka detyrën morale të jetë pararojë, të protestojë edhe kur qytetarët nuk janë fort të bindur ose kur kanë frikë të protestojnë. Dhe kjo është detyrë e çdo opozitari, e çdo demokrati, që në 8 Maj të gjendet aty, të protestojë, të jetë pararojë e qytetarëve. Po patjetër që ka një detyrë morale të shoqërisë, të çdo qytetari të protestojnë për veten, për vetveten.
Data 8 Maj nuk është një protestë që lidhet me partinë politike. Nuk lidhet as me PD-në dhe as me një parti tjetër, por me një protestë mbi qytetarinë, me një protestë mbi njerëzit e lirë të cilët duan të vendosin themelet e një shteti ku qytetarët e tyre reagojnë, ku qytetarët e tyre kërkojnë më mirë për jetën e tyre”, tha Muçollari./ CNA
Jetojmë në kohën kur drejtësia fillon dhe mbaron para se t...
Pasditen e kësaj të mërkure, në sheshin “Liria” në Durrës ...
Banorë të lagjes “Arapaj” në Durrës kanë dalë në protestë ...
Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ka folur për dhunën e ...
Kryetarja e Komisionit të Turizmit, Kulturës dhe Diasporës...
Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për disa...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në ceremoninë ...
Ditën e sotme në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit ja...
Djali i Servet Pëllumbit, Arben Pëllumbi, ka mbajtur fjalë...
Ditën e sotme është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të mar...
Është shtyrë seanca në GJKKO për Artan Tafanin dhe të pand...
Ish-deputeti Arben Pëllumbi ka reaguar për ndarjen nga jet...
Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike n...
Reperi shqiptar, Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit s...
Deputeti i PD-së, Enno Bozdo, ka dhënë një deklaratë për m...
Sot mbahet ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...
Në aksin Qukës-Qafë Plloçë janë evidentuar sërish problema...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu ...
Sesioni hapës i Kongresit Botëror të Ligjit do të mbahet s...
Politika shqiptare është në zi pas ndarjes nga jeta të ish...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...