web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit/ Nesër, homazhet dhe ceremonia mortore në TOB

5 Maj 2026, 22:58, Aktualitet CNA

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit/ Nesër, homazhet dhe ceremonia

Politika shqiptare është në zi pas ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili u shua në moshën 89-vjeçare.

Ditën e nesërme do të zhvillohen homazhe dhe ceremonia mortore sipas protokollit shtetëror.

Arkmorti do të vendoset fillimisht në Sheshin Skënderbej rreth orës 09:00, për t’u zhvendosur më pas në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku qytetarët do të kenë mundësinë t’i japin lamtumirën e fundit.

Homazhet do të nisin në orën 09:30 ndërsa në orën 13:00 do të bëhet përcjellja e tij për në banesën e fundit./ CNA





Lajmet e fundit nga