web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Banorët e Arapajt denoncojnë të riun: Lëviz me shpejtësi, na rrezikohen fëmijët

6 Maj 2026, 16:38, Aktualitet CNA

Banorët e Arapajt denoncojnë të riun: Lëviz me

Banorë të lagjes “Arapaj” në Durrës kanë dalë në protestë këtë të mërkurë, pas aksidentit tragjik që i mori jetën dy të miturve dhe la të plagosur një tjetër.

Sipas banorëve, ngjarja tragjike ka shtuar shqetësimet për sigurinë në zonë, ndërsa ata pretendojnë se prej kohësh përballen me situata të rrezikshme në përditshmëri.

Protestuesit akuzojnë një familje në zonë për sjellje të përsëritura problematike, përfshirë lëvizje me shpejtësi të lartë në rrugica të ngushta, manovra të rrezikshme me automjete dhe konflikte verbale e fizike.

“Kam frikë për fëmijët. Ai vjen me shpejtësi, krijon konflikte dhe na kërcënon. Ku të shkojmë nëse rrezikohen fëmijët?”, është shprehur një banore gjatë protestës.

Banorët pohojnë gjithashtu se janë përfshirë në konflikte të vazhdueshme me të, duke përmendur edhe incidente të mëparshme dhe denoncime të shumta në institucione, të cilat sipas tyre nuk kanë sjellë zgjidhje.

Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të garantuar sigurinë në zonë dhe për të parandaluar përsëritjen e tragjedive të ngjashme./ CNA





Lajmet e fundit nga