Gjyqi ndaj Laert Haxhiut/ Reperi dhe babai i tij paraqiten në GJKKO
Reperi shqiptar, Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit s...
Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Dhimitraq Ziu, ka dhënë ditën e sotme një deklaratë për shtyp.
Ziu është shprehur se për parandalimin e aksidenteve rrugore janë marrë një sërë masash në funksion të mënyrës së re të qarkullimit rrugor, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.
Si rezultat janë kalibruar 22 mjete shpejtësimatëse, janë pajisur të gjitha strukturat e Policisë Rrugore, me dronë, kamera, aparate fotografike, aparate alkooltestues dhe drogëtestues.
Gjithashtu Ziu ka sqaruar se në akset rrugore nacionale, Patrullat e Policisë Rrugore do të monitorojnë qarkullimin dhe do të evidentojnë shkelësit nëpërmjet pajisjeve teknologjike.
Po ashtu është shprehur se kur punonjësit e Policisë evidentojnë dhe dokumentojnë me mjete logjistike, sjellje agresive të drejtuesve të automjeteve, do të veprojnë në zbatim të Kodit Rrugor.
Deklarata e plotë:
Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Departamenti për Rendin dhe Sigurinë Publike, nëpërmjet Drejtorisë së Policisë Rrugore, ka marrë një sërë masash shtesë në funksion të mënyrës së re të monitorimit të qarkullimit rrugor, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.
Në këtë kuadër janë kalibruar 22 mjete shpejtësimatëse, janë pajisur të gjitha strukturat e Policisë Rrugore, me dronë, kamera, aparate fotografike, aparate alkooltestues dhe drogëtestues.
Shërbimet e Policisë në rrugët interurbane, në zbatim të telegramit të Drejtorit të Përgjithshëm, për të mos ndaluar pa shkak, automjetet në rrugët interurbane, pra në akset rrugore nacionale, do të vijojnë monitorimin e qarkullimit nëpërmjet pajisjeve logjistike dhe patrullave të lëvizshme dhe shkeljet e konstatuara nga mjetet logjistike do të verbalizohen në masa administrative, të cilat do të pasqyrohen në kohë reale në e-Albania.
Patrullat e Policisë Rrugore në akset nacionale do të ndërhyjnë kur konstatojnë sjellje agresive në rrugë, parakalime të njëpasnjëshme, manovra të gabuara apo shpejtësi dy deri në trefish, të cilat janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Njëkohësisht do të bashkëpunohet me Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut, me qëllim që shkeljet e konstatuara t’i kalojnë Policisë Rrugore, për të plotësuar masat administrative.
Për sa u përket qendrave urbane, shërbimet e Policisë do të vijojnë me grupe kontrolli për testet e alkoolit, kontrollet për shpejtësi, parakalimet e gabuara, mosdhënien e përparësisë këmbësorëve, përdorimin e celularit dhe të rripit të sigurimit.
Njëkohësisht, parkimet e gabuara do të jenë në qendër të vëmendjes, duke përdorur edhe mjetet ngritëse për parkimet në korsitë e dedikuara, ku bllokohet lëvizja e lirë e automjeteve apo e këmbësorëve.
Janë analizuar të gjithë treguesit e performancës për 4-mujorin e vitit 2026, krahasuar me 4-mujorin e vitit 2025. Pavarësisht se ka një përmirësim të lehtë, përsëri sjelljet agresive në rrugë duke shkaktuar aksident me pasojë humbjen e jetës apo plagosjen, janë shumë shqetësuese.
Nga analiza e bërë rezulton se dinamika dhe shkaqet e aksidenteve, janë pothuajse të njëjtat si për 4-mujorin e vitit të kaluar.
Përgjatë këtij 4-mujori, si rezultat i monitorimit të qarkullimit, janë arrestuar 1009 drejtues automjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
82 100 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për shpejtësi mbi normat e lejuara, që varojnë nga 20 km/orë mbi normën e lejuar deri në trefish të normës së lejuar.
815 drejtues automjetesh nuk kanë asnjë pikë në lejen e drejtimit dhe do t’i nënshtrohen testimit nga e para.
27 000 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara, rreth 60 000 drejtues mjetesh për drejtim mjeti pa rrip sigurimi, duke përdorur celularin apo për drejtim motomjeti pa kaskë mbrojtëse.
160 000 masa administrative janë vendosur për parkime të gabuara dhe 85 000 për shkelje të ndryshme.
Sipas statistikave, dallohet qartë se numri më i lartë i aksidenteve me pasojë ka si shkak shpejtësinë dhe më pas vjen sjellja e këmbësorëve, 33% e viktimave janë këmbësorë, drejtues motomjetesh dhe biçikletash.
Të gjithë treguesit e 4-mujorit të këtij viti tregojnë se ka rritje të evidentimit dhe ndëshkimit të drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Njëkohësisht janë evidentuar drejtuesit e automjeteve me shkelje të përsëritura dhe u është kërkuar strukturave të Policisë Rrugore, që të marrin masa të menjëhershme për monitorimin dhe mbajtjen në kontroll të vazhdueshëm të këtyre drejtuesve, që janë shkelës të përsëritur të rregullave të qarkullimit, me pasojë për jetën dhe shëndetin.
Nisur nga perceptimi i gabuar në publik, se drejtuesit e mjeteve nuk do të ndalohen nga patrullat, sqarojmë opinionin publik dhe përdoruesit e rrugës se:
Detyrat e vendosura në Telegramin nr. 3707, datë 10.04.2026, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, “Mbi marrjen e masave për garantimin e qarkullimit të pandërprerë të mjeteve”, kanë të bëjnë me mosndalimin e automjeteve në akset rrugore nacionale, pa shkak, duke krijuar imazh të keq.
Në akset rrugore nacionale, Patrullat e Policisë Rrugore të monitorojnë qarkullimin dhe të evidentojnë kundërvajtësit rrugorë nëpërmjet pajisjeve teknologjike.
Punonjësit e Policisë, kur evidentojnë dhe dokumentojnë me mjete logjistike, sjellje agresive të drejtuesve të automjeteve, do të veprojnë në zbatim të Kodit Rrugor.
Gjithashtu, të organizojnë pika kontrolli në qendrat urbane, sipas kushteve të sigurisë, në drejtimin e shefave të seksioneve dhe shefave të sektorëve të Policisë Rrugore, sipas planeve të dedikuara me objekt konkret (kontrolle për pije alkoolike, përdorimin e celularëve, kaskave mbrojtëse për drejtuesit e motomjeteve, mjeteve debitore dhe “Alert”, etj.)
Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Çdo sjellje agresive në rrugë apo ndaj punonjësve të Policisë do të ndëshkohet maksimalisht, me të vetmin qëllim: rritjen e sigurisë së jetës në rrugë. /CNA
Reperi shqiptar, Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit s...
Deputeti i PD-së, Enno Bozdo, ka dhënë një deklaratë për m...
Sot mbahet ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...
Në aksin Qukës-Qafë Plloçë janë evidentuar sërish problema...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu ...
Sesioni hapës i Kongresit Botëror të Ligjit do të mbahet s...
Politika shqiptare është në zi pas ndarjes nga jeta të ish...
Babai i 8-vjeçarit të plagosur nga aksidenti në Durrës, Ar...
Banorët e zonës së ish-Kënetës në Durrës, ku humbën jetën ...
Gazetari Aulon Kalaja u shpall i pafajshëm nga Dhoma P...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka folur mbrëmjen e sotme...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka deklaruar se dy dosje t...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur ...
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka reaguar pas lajmit për...
Banorët e zonës dhe familjarët e dy të miturve që humbën j...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për garën brenda Partis...
Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe ish-deputeti i P...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për ndarjen ng...
Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi ka ...
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një vizitë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...