web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati ndaj çiftit në Lezhë/ Hita: Kontrolle edhe sot nga RENEA, autorët ende në arrati

7 Maj 2026, 14:10, Aktualitet CNA

Atentati ndaj çiftit në Lezhë/ Hita: Kontrolle edhe sot nga

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, publikoi sot detaje të reja lidhur me atentatin e ndodhur disa javë më parë në Balldren të Lezhës, ku viktimat ishin çifti i bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci.

Në një konferencë për mediat, Hita deklaroi se edhe mëngjesin e kësaj të enjteje janë kryer disa kontrolle.

Sipas Hitës, kontrollet e zhvilluara nga forcat speciale RENEA nuk kanë sjellë ende rezultat në kapjen e autorëve të krimit të dyfishtë.

“Policia që në momentet e para ka bërë një komunikim të drejtpërdrejtë. Hetimet kanë vijuar edhe sot në mëngjes. Kemi kryer disa kontrolle me forcat speciale RENEA, por ende nuk është bërë e mundur kapja e autorëve”,-tha Hita./CNA





Lajmet e fundit nga