Ish-kryeministri dhe kryedemokrati Sali Berisha, në një komunikim virtual me qytetarët në rrjetet sociale të shtunën, ishte mjaft i ashpër ndaj Ervin Salianjit, ish-deputetit të çështjes së famshme "Babale", njeriut të dënuar për mashtrim, i cili tashmë e quan veten "të burgosur politik nga Edi Rama".
Berisha ishte i drejtpërdrejtë kur foli për lidhjet e Salianjit, si ai që ishte shitur gjatë kohës që ishte në burg, ku në fakt, ai ka qëndruar në burgun e Fierit me njerëzit e dosjes "5D", Oltion Bistrin, Pëllumb Gjokën e të tjerë. Ndërkohë që më pas Berisha e akuzoi për lidhje, pasi ka dalë jashtë, edhe me Ergys Agasin dhe Suel Çelën.
Berisha theksoi dhe një fakt tjetër: një televizion po përpiqet të përdorë Salianjin për të rregulluar marrëdhëniet me Edi Ramën. Në fakt, e vetmja media që duket të jetë më "problematike" në përballje me kryeministrin, por në fakt më shumë në konflikt me Ramën dhe me ish-zëvendëskryeministren Balluku, është televizioni “News24” i Irfan Hysenbelliut.
Jo pa qëllim edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, në një qëndrim të tij tha se mediat e paguara nga paratë e inceneratorëve kërkojnë të ndërhyjnë në garën për kreun e PD-së. Mediat e tjera nuk duken të kenë problematika me kryeministrin apo me qeverinë, “Top Channel”, “Klan”, “Vizion Plus”, mediat kombëtare; “Report TV” që është pothuajse zëri zyrtar i Partisë Socialiste, si Zëri i Popullit dikur, dhe shumë media shumë të ashpra me Berishën nuk duket të jenë në konflikt me kryeministrin Rama.
E vetmja media që duket të ketë përballje me kryeministrin është “News24”, por jo një përballje direkte. Beteja është më indirekte duke goditur ish-zëvendëskryeministren Balluku, pas përplasjes që Irfan Hysenbelliu pati me qeverinë dhe Tatimet, pasi këta të fundit kërkuan që të paguante detyrimet e sigurimeve dhe borxhet e papaguara.
Më pas, bizneset e Irfan Hysenbelliut u kapën në evazion fiskal, kontrollet te "Birra Korça" ku kamionët ngarkoheshin me sasi më të mëdha se sa figuronin në fatura; gjoba, hetime, kontrolle që sollën një përplasje të ashpër të Irfan Hysenbelliut me qeverinë, e cila për të thënë të drejtën, në këtë rast nuk kishte asnjë faj, pasi Irfan Hysenbelliu kërkonte që të mos paguante taksat, të ndërtonte pa leje e të bënte çfarë të donte, pasi i mjafton që ka një media, ka një televizion dhe mund të bëjë ç'të dojë në Shqipëri.
Irfan Hysenbelliu njihet edhe për lidhjen e tij të fortë me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, të cilin e mbështet hapur në ekranin e tij.

Mjafton të ndjekësh televizionin “News 24” dhe kupton sesi cicëron dhe bën zëdhënësin e Veliajt nga njëra anë dhe nga ana tjetër sulmon ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku apo edhe ish-drejtorin e Tatimeve për interesat e tij, ndoshta edhe me porosi nga burgu i Durrësit.
Por Irfani është një mik i Veliaj dhe nuk ka kurajën të përballet direkt me Edi Ramën, por me intrigat e vogla, sulmet prapa krahëve dhe goditjet poshtë brezit, duket se do të kapërcejë problematikat që ka me Edi Ramën.
Dhe një nga mënyrat që ka gjetur tashmë është edhe mbështetja që i jep Ervin Salianjit. Në fakt, ndodhi një përplasje e ashpër, Irfan Hysenbelliut gjithashtu i shembën dhe një hotel pa leje në bregdetin e Adriatikut, por ky i fundit nuk pati kurrë kurajën të përballej me kryeministrin Rama.
Ndaj tij tha vetëm dy fjalë, më pas u tremb dhe sulmin e mbajti tek ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe braktisi çdo njeri tjetër që e akuzoi, përfshirë këtu dhe Taulant Ballën, kreun e grupit parlamentar të PS-së, të cilit i tregoi edhe tavolinën e bukës.
Irfan Hysenbelliu kërkoi të “fshihej pas gishtit”, nuk kishte kurajon të përballej me kryeministrin Rama.
A thua se ishin Balla apo Balluku njerëzit që i kishin prishur hotelin? A thua ishte drejtori i atëhershëm i Tatimeve, Ceno Klosi, njeriu përgjegjës për atë që po i ndodhte Irfanit, kur nuk kishte bërë gjë tjetër, thjesht dhe vetëm kishte firmosur një letër drejtuar rreth gati 2000 subjekteve që duhet të paguanin detyrimet e prapambetura të sigurimeve shoqërore dhe tatimet. Por nga këta 2000 biznese doli një 'i çmendur', si Irfani, që mendonte se duke qenë pronar televizioni mund të mos i paguash taksat dhe ditë pas dite, edhe sot, pret që të ketë amnisti fiskale.
Pra, televizioni që ka probleme me qeverinë Rama dhe që Berisha e përmendi se po përdor Ervin Salianjin për t'u pajtuar dhe për të rregulluar marrëdhëniet me Edi Ramën është “News24” dhe pronari i saj, Irfan Hysenbelliu.
Ky i fundit, gati dy vite më parë doli dhe me një televizion të ri, “Panorama TV”, që falimentoi pa filluar mirë. Në atë kohë përdori ‘spektakolarin’ Alfred Peza, i cili më pas e braktisi Irfanin dhe shkoi drejt RTSH-së. Irfani njihet për lidhjen e fortë të tij me Ervin Salianjin dhe shfrytëzimin që këtij të fundit i ka bërë në median e tij. Ekrani i “News24” ka qenë në dispozicion sa të Salianjit, Grida Dumës dhe njerëzve rreth tyre, duke i mbështetur fort.
Tani, me sa duket, qëllimi i Irfan Hysenbelliut është të pajtohet me Edi Ramën që të përfitojë nga pushteti, pra të afrohet sa më shpejt amnistia, të jetë përfitues, të jepen leje ndërtimi, të vonojë apo mos paguajë taksat e tatimet.
Dhe për këtë, qartazi siç e tha edhe Berisha, po përdor Salianjin, pasi ky i fundit është i shitur tek grupet kriminale që mbështesin socialistët, siç akuzoi ish-kryeministri.
Në fakt, lidhja e Salianjit me Irfan Hysenbelliun është e vjetër dhe tashmë skema duket shumë e qartë: sipas Berishës, Ergys Agasi është njeriu që e mbështet, pra e sponsorizon edhe për aktivitetet e tij, pra për turet që Salianji ka bërë nëpër Shqipëri, pasi duhen dhjetëra miliona lekë për t'i zhvilluar këto aktivitete.
Më parë e kanë akuzuar se janë njerëzit e PS-së që ia mbushin sallat dhe tani mediatikisht është Irfan Hysenbelliu që ka “kapur për veshi” Salianjin dhe po e mbështet duke sulmuar PD-në, me qëllim që të pajtohet dhe të afrohet me kryeministrin Rama për interesat e tij okulte. /CNA
Ka rifilluar procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të de...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka publikuar në rrjetet ...
Në Katedralen “Ngjalja e Krishtit” në Tiranë është kryer H...
Harito Zoto, kandidati për kryetar të PD-së në Korçë ka fo...
Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Ivi Kaso ka njoftuar...
Ditën e sotme mbahen zgjedhjet për kryetar të degës së Par...
Kjo e shtunë është shoqëruar me një tjetër ndryshim në rad...
Aplikimet për formularët A1 dhe A1Z të Maturës Shtetërore ...
Muzetë e Durrësit, që u përuruan brenda javës së kaluar, e...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në arrest në burgu...
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karbura...
Drejtësisë shqiptare po i bëhet një shantazh i hapur, ...
Bashkimi Ndërkombëtar Demokrat ka miratuar rezolutën e tet...
Policia e Elbasanit ka kryer një operacion antidrogë në qa...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pas videos...
Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në episodin e sotë...
Një video-skandal nga burgu i Durrësit, ku ndodhen të burg...
Deputeti Erion Braçe është i ftuar në episodin e sotëm të ...
Vendi ynë ka regjistruar rritje të punësimit, duke krijuar...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...