web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gara për kreun e PD-së në Korçë/ Ndërpritet votimi, përplasje për listat e votuesve

3 Maj 2026, 08:44, Aktualitet CNA

Ditën e sotme mbahen zgjedhjet për kryetar të degës së Partisë Demokratikë në Korçë. Procesi i votimit është ndërprerë, për shkak të përplasjeve për listat e votuesve.

Sipas informacioneve, Komisionerët kanë marrë kutitë dhe janë larguar nga selia e degës së PD-së.

Lista e demokratëve me të drejtë vote është e njëjta me zgjedhjet e kaluara për kreun e degës. Ndërkohë që pretendohet që disa prej tyre nuk kanë emrat në listë.

Kujtojmë se në garë për kreun e kësaj dege janë Irvin Bode dhe Harito Zoto. /CNA





Lajmet e fundit nga