"Forcohet partneriteti ekonomik Shqipëri-Gjermani"/ Hoxha, takim me përfaqësues gjerman të biznesit
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka z...

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka zhvilluar takime me banorë të njësisë 7 në Tiranë ku i ka ftuar për pjesëmarrje në protestën e 8 majit.
Në një reagim në rrjetet sociale ku ka ndarë dhe historinë e një punëtori në Tiranë, Muçollari shprehet se sot njerëzit punojnë më tepër, por përfitojnë më pak. Sipas tij ky është paradoksi i këtij 1 Maji.
Ai shton më se jetesa është bërë më e shtrenjtë, ndërsa përpjekja për ta përballuar është bërë më e gjatë dhe më e lodhshme. Muçollari shkruan se kjo një nga arsyet e rëndësishme për të protestuar.
Postimi i plotë:
Nebiu na tregon 1 majin...
Gjatë daljes në njësinë 7 për të takuar qytetarë, për të folur me ta, për t’i ftuar në protestën e 8 majit, u shfaq energjik miku im Nebi Kurti. Një takim i thjeshtë, në një ditë të zakonshme, por që në fakt më dha një kuptim tjetër për këtë 1 Maj.
Nebiu punon taksist në Tiranë. Ditët e tij nisin herët dhe mbarojnë vonë. 12 orë në timon, shpesh pa pushim, duke lëvizur nga një klient te tjetri, në një qytet që çdo ditë bëhet më i shtrenjtë për t’u jetuar. Nuk është një zgjedhje për të punuar kaq shumë. Është një detyrim që vjen nga realiteti.
Nafta që rritet, çmimet që nuk ndalen, kostot e përditshme që shtohen – të gjitha e shtyjnë të zgjasë edhe më shumë orarin, vetëm që të mbajë një standard jetese që dikur konsiderohej normal, por që sot duket gjithnjë e më i paarritshëm.
Dhe kjo nuk është vetëm historia e Nebiut. Është historia e shumë punëtorëve në këtë qytet. Edhe e shumë rrogëtarëve të thjeshtë, që çdo muaj përpiqen të bëjnë llogaritë, duke kursyer aty ku mundin, duke hequr dorë nga gjëra bazike, vetëm për të mbajtur ekuilibrin. Punojnë më tepër, por ndjejnë se përfitojnë më pak.
Ky është paradoksi i këtij 1 Maji.
Këtë paradoks e shprehin në mënyrë dramatike edhe të dhënat nga raporti i fundit i Komisionit Europian, i cili gjeti se 39% e punonjësve shqiptarë kanë vështirësi, ose shumë vështirësi për të mbyllur muajin, nga 8% që është mesatarja europiane. Kjo përqindje është më e larta në Europë.
Nebiu padyshim është pjesë e kësaj statistike. Por ajo që të bën përshtypje nuk është vetëm lodhja. Është fakti që ai nuk është dorëzuar. Ka një qetësi në mënyrën si flet, një buzëqeshje që nuk mungon, dhe një vendosmëri për të qenë prezent. Nuk mungon në asnjë protestë. Nuk e konsideron reagimin si luks, por si detyrim.
Sepse për të, ndryshimi nuk vjen duke pritur. Vjen duke qenë aty, duke folur, duke mos u bërë indiferent.
Ky 1 Maj nuk duhet të jetë vetëm një ditë simbolike për të kujtuar punën. Duhet të jetë një moment reflektimi më i thellë: a e justifikon puna që bën secili prej nesh mënyrën se si po jetojmë? A ka ende lidhje mes mundit dhe jetesës që arrijmë të sigurojmë?
Sepse realiteti është i qartë: jeta është bërë më e shtrenjtë, ndërsa përpjekja për ta përballuar është bërë më e gjatë dhe më e lodhshme.
Nebiu nuk është një rast i veçuar. Është një pasqyrë. Një shembull konkret i asaj që shumë njerëz po përjetojnë çdo ditë, në heshtje.
Dhe pikërisht për këtë arsye, historia e tij nuk është thjesht personale. Është një histori që duhet treguar. /CNA
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka z...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Grupi i Punës për ndryshimet në Statutin e Partisë Demokra...
Më 23 maj Partia Demokratike do të zhvillojë procesin zgje...
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në ak...
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar ...
Gjatë punimeve të forumit të Bashkimit Ndërkombëtar Dem...
Betonizimi pa kriter, trafiku i rënduar dhe kantieret e pa...
Transporti publik është një nga shërbimet më të përdorura ...
Të hënën në mesditë, Kolegjet e Bashkuara pritet të japin ...
Shqipëria dhe Kosova kanë rikthyer nga 1 maji mundësinë e ...
Prej javësh, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka zbarkua...
Sindikata të ndryshme kanë dalë këtë të premte për të prot...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka qenë pjesë e delegaci...
Avokati Kujtim Cakrani ka bërë deklarata të forta lidhur m...
Gjatë punimeve në Forumin e International Democrat Union (...
Kontrolle janë kryer në burgun e Durrësit, ku, sipas infor...
Çdo vit, më 1 Maj, njerëzit në të gjithë botën kujtojnë Di...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka reagur sot për herë të p...
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...