
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pas videos së publikuar nga gazetari Flamur Vezaj, ku shihenin personazhe të njohur të botës së krimit me celularë dhe duke festuar me alkool e lëndë narkotike.
Në reagimin, njoftohet se personat në video janë identifikuar dhe rezulton se një pjesë e tyre janë liruar ose transferuar përpara muajit janar 2026. Gjithashtu më tej thuhet se pas qarkullimit të videos ka nisur një hetim që përfshin të gjithë personazhet, si dhe verifikimin e plotë të zinxhirit komandues në IEVP Durrës.
Ndërkohë shtohet se në vijim të kontrolleve të ushtruara gjatë muajit prill, gjatë ditës së sotme janë zhvilluar kontrolle të befasishme dhe të imtësishme në disa institucione. Në burgun e Durrësit bëhet me dije se u sekuestruan 3 telefona që i posedonin personat që shfaqen edhe në video.
Reagimi i plotë:
Në lidhje me videon e publikuar në rrjetet sociale nga gazetari Flamur Vezaj, sqarojmë si vijon:
Së pari, falënderojmë gazetarin për informacionin e bërë publik dhe inkurajojmë çdo qytetar apo gazetar të denoncojë çdo akt të paligjshëm apo shkelje që cenon sigurinë në institucionet penitenciare.
Së dyti, sqarojmë se personat e shfaqur në video janë identifikuar nga strukturat tona dhe rezulton se një pjesë e tyre janë liruar ose transferuar përpara muajit janar 2026.
Menjëherë pas qarkullimit të videos është njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve dhe kanë nisur procedurat për hetim të plotë. Hetimi përfshin të gjithë personat e identifikuar në video, si dhe verifikimin e plotë të zinxhirit komandues në IEVP Durrës, me qëllim përcaktimin e përgjegjësive në çdo nivel. Paralelisht, strukturat e IEVP Durrës vijojnë kontrollet intensive me qëllim identifikimin e plotë të përgjegjësive dhe fillimin e çështjeve penale për personat e përfshirë.
Situata aktuale nuk është ajo që paraqitet në video. Kontrollet janë intensifikuar dhe vijojnë në mënyrë të pandërprerë. Në vijim të kontrolleve të ushtruara gjatë muajit prill, gjatë ditës së sotme janë zhvilluar kontrolle të befasishme dhe të imtësishme në disa institucione.
Në IEVP Durrës janë kapur në flagrancë dhe sekuestruar 3 telefona celularë. Poseduesit e këtyre pajisjeve janë ndër personat e identifikuar në video. Ndaj tyre janë marrë masa të menjëhershme, duke u kaluar në veçim dhe duke u proceduar penalisht.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk toleron asnjë shkelje. Çdo rast trajtohet me masa konkrete, përgjegjësi individuale dhe ndjekje penale.
Mesazhi është i qartë: siguria nuk negociohet. Çdo shkelje do të goditet pa kompromis dhe kontrolli në institucionet penitenciare do të vijojë të forcohet çdo ditë. /CNA
Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në episodin e sotë...
Një video-skandal nga burgu i Durrësit, ku ndodhen të burg...
Deputeti Erion Braçe është i ftuar në episodin e sotëm të ...
Vendi ynë ka regjistruar rritje të punësimit, duke krijuar...
Biznesmeni Gjergj Luca në episodin e sotëm të podcastit “A...
Qytetarët që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në juglind...
Anëtari i PD-së dhe mjeku Ilir Alimehmeti është shprehur s...
Kreu i PD-së, Sali Berisha dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu,...
Mereme Sela ka reaguar pas reaguar pas skualifikimit nga g...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka zhvillua...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka z...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Grupi i Punës për ndryshimet në Statutin e Partisë Demokra...
Më 23 maj Partia Demokratike do të zhvillojë procesin zgje...
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në ak...
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar ...
Gjatë punimeve të forumit të Bashkimit Ndërkombëtar Dem...
Betonizimi pa kriter, trafiku i rënduar dhe kantieret e pa...
Transporti publik është një nga shërbimet më të përdorura ...
Të hënën në mesditë, Kolegjet e Bashkuara pritet të japin ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...