web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vizita në Zagreb/ Berisha zhvillon takim me ish-Presidentin kroat

1 Maj 2026, 19:15, Aktualitet CNA

Vizita në Zagreb/ Berisha zhvillon takim me ish-Presidentin kroat

Kreu i PD-së, Sali Berisha dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu, në kuadër të vizitës treditore në Zagreb, kanë zhvilluar një takim me ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesic.

Gjatë takimit, Berisha është shprehur kritik ndaj situatës aktuale në Shqipëri, duke theksuar se ndryshe nga Kroacia, e cila tashmë është vend anëtar i Bashkimit Evropian, Shqipëria ka shënuar regres.

Sipas kryetarit të PD-së, korrupsioni, krimi i organizuar dhe mungesa e zgjedhjeve të lira kanë ndikuar negativisht në rrugën europiane të vendit.

Nga ana tjetër, ish-Presidenti Mesic theksoi se shqiptarët duhet të ndjekin çdo rrugë demokratike për t’u përballur me sfidat dhe për të kapërcyer situatat e vështira me të cilat përballet vendi. /CNA





Lajmet e fundit nga