Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

"SYRI TV" ka siguruar ekskluzivisht letërporosinë e Prokurorisë së Tiranës, e cila kërkon informacione nga Prokuroria e Romës rreth dyshimeve për bashkëpunimin ndërmjet bosëve të inceneratorëve: Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe biznesmenit Ilir Dedja me organizatën mafioze Ndragheta. Hetimi i Prokurorisë së Tiranës ka marrë shtysë nga një hetim i prokurorisë së Padovës për të njëjtën çështje, dhe ngre dyshime serioze për përfshirjen e "Ndragheta"-s jo vetëm në pastrimin e parave në aktivitete të jashtëligjshme në Shqipëri, por edhe direkt në megaaferën e inceneratorit të Tiranës.
"SYRI TV" ka siguruar ekskluzivisht kërkesën e Prokurorisë së Tiranës drejtuar Prokurorisë së Romës, ku kërkohet informacion për disa shtetas, mes tyre Ilir Dedja, Stela Gugallja, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Edvin Zeqja.
Prokuroria e Tiranës ka nisur procedim penal me numër 1206 në vitin 2020 me dyshimin e bashkëpunimit përmes pastrimit të produktit të veprës penale për llogari të organizatës mafioze, "Ndragheta".
Indiciet e këtij hetimi kanë nisur fillimisht nga një hetim i karabinierisë së Padovës në Itali, pikërisht për dyshimet e bashkëpunimit kriminal mes kompanive të hapura në Shqipëri dhe organizatës kriminale "Ndragheta". Letërporosia e Prokurorisë së Tiranës rezulton se është dërguar në datën 14 shkurt të vitit 2023, tri vite pas regjistrimit të procedimit penal.
Po ku qëndron lidhja e bosëve të inceneratorëve Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja me shtetasin Ilir Dedja? Sipas letërporosisë së Prokurorisë së Tiranës, e gjithë zanafilla ka të bëjë me kompaninë "C.G.C." sh.p.k., të krijuar në tetor të vitit 2013, me administrator Mirel Mërtirin, aksioner Ilir Dedja me 30% dhe 70% kompaninë "Integrated Technology Service", në pronësi të shtetasit Klodian Zoto. Në vitin 2018, Stela Gugallja, bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit, i ka shitur aksionet tek Ilir Dedja, i cili në vitin 2019 ka rishitur 70% të aksioneve kompanisë "Intergrated Technology Service" në pronësi të Klodian Zotos.
Po sipas kësaj letërporosie, qendra operacionale e EUROPOL-it informon se autoritetet italiane në datën 9 mars 2017, i kanë sekuestruar Klodian Zotos një shumë prej 22 mijë 560 eurosh.
Po a ka vazhduar bashkëpunimi mes Ilir Dedjës dhe Mirel Mërtirit edhe pas shitblerjes së aksioneve në kompaninë "C.G.C"?
Sipas investigimit të "SYRI TV", rezulton se shtetasi Ilir Dedja është pronar i kompanisë "3DDD Swiss Trading" me qendër në Lugano. Kjo kompani rezulton të ketë marrë nga korriku i vitit 2019 deri në shkurt të vitit 2021, 490 mijë euro pagesa për shërbime të paqarta nga kompania e inceneratorit të Tiranës "Integrated Energy BV SPV" sh.p.k., siç tregohet në këtë dokument të siguruar ekskluzivisht nga "SYRI TV".

Prokuroria e Tiranës, në letërporosinë e saj drejtuar Prokurorisë së Romës nën dyshimet e bashkëpunimit të kompanisë së Ilir Dedjës, por edhe sa i takon rolit të shtetasve Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, kërkon të dijë:
1. Evidentin e aseteve të regjistruara në emër të këtyre shtetasve.
2. Transaksionet ekonomike të regjistruara në emër të këtyre individëve dhe personave juridikë.
3. Evidentimi i periudhave të qëndrimit të këtyre shtetasve në territorin italian.
4. Evidentimi i shumave të tjera të parave të sekuestruara nga autoritetet italiane për këta shtetas.
5. Të evidentohen vlerat e parave që këta shtetas mund të kenë depozituar në bankat në territorin italian.
6. Evidentimin e të dhënave kriminale për këta individë në territorin italian.
Kjo letërporosi tregon qartë se Ilir Dedja, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë nën hetim për bashkëpunim me grupin mafioz "Ndragheta", çka ngre dyshime edhe përfshirjen e mafias italiane edhe në skemën e pastrimit të parave përmes aferës së inceneratorëve.
"SYRI TV" tregon me fakte lidhjen e qartë të pagesave që janë bërë nga kompania e famshme e inceneratorëve me Ilir Dedjën, i cili po hetohet nga dy prokuroritë, ajo e Padovës në Itali dhe e Tiranës për pastrim të parave për llogari të grupit mafioz "Ndragheta". Njëkohësisht këto transaksione janë pjesë e dyshimeve të denoncuara prej vitesh nga opozita për pastrimin e parave që ortakët e inceneratorëve: Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja kanë bërë me kompanitë e lidhura dhe që përmes kësaj skeme kanë zhdukur dhjetëra miliona euro të taksapaguesve shqiptarë për një shërbim që ata nuk e kanë marrë ende deri më sot.
Do të mjaftonte ky denoncim që Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion të kërkonte transferimin e menjëhershëm të kësaj dosjeje nga Prokuroria e Tiranës për ta bashkëngjituar atë me hetimin paralel për megaskandalin e inceneratorëve. I takon SPAK-ut që të hetojë akoma më tej edhe rolin kontrollues të Bashkisë së Tiranës së drejtuar nga Erion Veliaj dhe Ministria e Energjisë së drejtuar nga Belinda Balluku, institucione, të cilat kanë detyrë funksionale të kontrollojnë se ku shkojnë paratë e taksapaguesve të Tiranës./ Syri.net
Eksperti i mediave sociale, Blerim Gjeladini, ka publi...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Beli...
Sot po zhvillohet finalja e Konkursit Ndërkombëtar për...
Një lajm i shpërndarë si investigim nga një media pro ...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një thirrje të fortë për ...
Në Shqipëri gazetarët po punojnë gjithnjë e më shumë në nj...
I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel...
Operatorët telefonikë nga Ballkani Perëndimor dhe nga vend...
Më datë 1 maj është ndarë nga jeta Llambi Gegprifti, ish-m...
Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar qeverinë për shtrimin e ...
Njohja e pensioneve me Greqinë nuk është me një çështj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes tronditë...
Ambasadorja amerikane në Tianë, Yuri Kim, ka zhvilluar...
Jetnor Shira do të jetë drejtuesi i ri i Policisë Rrugore ...
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në kuadër të Di...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar heqjen e poste...
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë ...
Për herë të parë në rajon, kryhet me sukses ndërhyrja ...
Sot, në kuadër të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit,...
Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, ka inspektuar pu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...