Mesazhet e pretenduara të Hoxhës/ Berisha: Dorëheqja e tij urgjente, akt i domosdoshëm
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se ministri i Jas...

Lidia Pelikano, për të dytin vit radhazi, do t’i kalojë pushimet në bregdetin shqiptar. Pas Sarandës, këtë vit familja e zonjës nga Venecia ka zgjedhur Durrësin.
“Kam prenotuar lehtësisht online një apartament B&B për dy javët e para të shtatorit,” tha Lidia për BIRN, duke shtuar se këtë herë banesa është thuajse në bregdet, vetëm 2-3 kilometra larg qendrës së qytetit.
Shërbimi i akomodimit në shtëpi me qira ditore, i njohur si B&B, ka njohur një rritje të ndjeshme në vitet e fundit, i nxitur nga përhapja e platformave online si Booking.com dhe Airbnb.
Dhjetëra mijëra apartamente dhe njësi akomodimi janë listuar në këto platforma, duke e kthyer këtë formë turizmi në një burim të rëndësishëm të ardhurash për individët dhe bizneset e vogla.
Megjithatë, zgjerimi i shpejtë i këtij tregu ka sjellë edhe një sërë problematikash.
Mungesa e standardeve të qarta për shërbimet, si dhe ankesat në rritje nga banorët e pallateve për zhurma dhe përdorim të pakontrolluar të hapësirave të përbashkëta, kanë ngritur pikëpyetje mbi menaxhimin dhe rregullimin e këtij aktiviteti.
Ademi, banor i zonës së plazhit, shpjegoi se turistët marrin çelësat personalë në hyrje të pallatit dhe bëjnë një jetë të pavarur, madje edhe në ashensor ato qarkullojnë me rroba banjo.
“Ne nuk duam të pengojmë njeri, por edhe nuk e dimë se kujt duhet t’i drejtohemi,” tha ai.
Sipas të dhënave të vitit 2026, numri i apartamenteve dhe dhomave të listuara online është rritur me rreth 22% në krahasim me një vit më parë, duke arritur në afro 30 mijë njësi, ndërsa edhe kërkesa ka ndjekur të njëjtin ritëm.
Ky treg karakterizohet nga një fragmentim i lartë, ku mbi gjysma e ofertës menaxhohet nga individë, shpesh pa struktura profesionale, çka shton konkurrencën dhe presionin mbi çmimet, sidomos jashtë sezonit veror.
Nestor Vraka, administrator i një pallati në Durrës, tha për BIRN se në pesë banesa shumëkatëshe në bregdetin pranë shëtitores Taulantia në Durrës, numri i apartamenteve B&B ka arritur në rreth 30.
“Në një tjetër pallat, të gjitha lokalet e katit të parë janë kthyer në apartamente me qira disaditore, ndërsa të njëjtën hyrje në pallatin pranë e shfrytëzojnë edhe 50 familje të përhershme”, tregoi Nestori.
Ligji për bashkëjetesën në pallate nuk parashikon akte nënligjore për bashkëjetesën e familjeve pronare të apartamenteve me turistët disaditorë të B&B. Ky vakuum ligjor, sipas ekspertëve, krijon hapësirë për mosmarrëveshje.
Rreziqet vijnë edhe nga mungesa e kujdesit të banorëve të përkohshëm, të cilët shpeshherë janë pak të interesuar për mirëmbajtjen e mjediseve të përbashkëta. Ndërkohë, qiradhënësit nuk i bëjnë gjithmonë të ditura rregullat e qëndrimeve afatshkurtra në to.
“Rastet ekstreme të rrezikut kanë qenë zjarret, të shkaktuara nga mungesa e kujdesit apo edhe thjesht nga harresa e një hekuri korrenti në prizë,” tha Fatmir Tare, specialist i kësaj fushe, ndërsa kujtoi një rast konkret.
“Para disa muajsh, zjarri u përhap nga një prej apartamenteve B&B në Durrës dhe, megjithë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, u rrezikuan të gjitha banesat e kateve të mësipërme,” shpjegoi Tare.
Specialisti shton se në këto raste ligji penalizon administratorët e pallateve, siç ndodhi dy javë më parë edhe në pallatet e kompleksit “Arlis” pranë ‘Farmacisë 10’ në Tiranë, të cilat u shkrumbuan nga zjarri.
Agop Bodikian banon në anën tjetër të qytetit, në një nga pallatet e plazhit. Ai thotë se pagesa e qirasë për një natë ka rënë deri në 25 euro, pothuajse në të njëjtën kuotë që ofrohen pushimet 10-15-ditore për familjet.
Mirëmbajtja e apartamenteve apo pastrimi i vazhdueshëm i tyre gjatë kalimit nga një grup pushuesish te tjetri kërkojnë shpenzime në rritje, ndërkohë që shpesh bëhet i vështirë punësimi i përkohshëm i punonjësve.
Bodikian tha për BIRN se pjesa më e madhe e apartamenteve janë marrë me qira nga persona që i menaxhojnë ato, duke krijuar një sektor të ri biznesi.
“Por, duke u nisur nga përvoja, nuk besoj se ky shërbim do të ketë të ardhme,” përfundoi ai./Reporter
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se ministri i Jas...
Partia Demokratike e Korçës ka njoftuar shtyrjen e zgjedhj...
Situata rreth mesazheve të pretenduara të ministrit të Jas...
Njësitë Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burg...
Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të shtunë ndryshimi...
Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për një skemë të re m...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Dibrën për të dhënë një ...
Strategjia për të kthyer sallat e gjyqeve në studio televi...
Portali “Sidi education”, tashmë i aksesueshëm, është asis...
Dje është zhvilluar seanca gjyqësore për ankimimin e bërë ...
Janë kryer ndryshime në drejtimin e dy institucioneve të v...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mendon se vendimi për...
Ministri i Ekonomisë dhe Punës i Maqedonisë së Veriut, Bes...
Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me h...
Një i dënuar me burgim të përjetshëm është transferuar nga...
Biznesmeni Gjergj Luca në episodin e sotëm të podcastit “A...
Episodi i radhës i podcastit “Allishverishi” po transmetoh...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një tjetër reagim...
Partia Demokratike ka zhvilluar pasditen e sotme një tryez...
Reforma Administrativo-Territoriale ka mbledhur në një dëg...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...