Aksion në burgun e Vlorës/ Kontrolle për sende të ndaluara
Njësitë Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burg...

Situata rreth mesazheve të pretenduara të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, ka marrë përmasa të reja pas reagimit zyrtar që ka ardhur nga Shkupi.
Ministri i Ekonomisë dhe Punës i Maqedonisë së Veriut, Besar Durmishi, ka dënuar ashpër gjuhën e përdorur në komunikimet e publikuara, duke e cilësuar fjalorin e Hoxhës si të papranueshëm dhe një shkelje të rëndë të etikës shtetërore.
Durmishi theksoi se Shkupi zyrtar pret një sqarim urgjent nga Tirana, ndërsa insistoi që ministri Hoxha duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për etiketimet ofenduese.
Sipas tij, shqiptarët atje nuk janë thjesht fqinj të një projekti politik si Open Balkan, por pjesë e pandashme e trungut kombëtar.
Një kritikë e ashpër u drejtua edhe ndaj ambasadorit shqiptar në Shkup, Denion Meidani, heshtja e të cilit u cilësua si zhgënjyese dhe e rreshtuar pas interesave partiake.
Ndërkohë në Tiranë, deputeti i opozitës, Belind Këlliçi, ka vijuar me akuza të forta, duke pretenduar se ministri Hoxha po tenton të fshijë gjurmët e skandalit.
Përmes një reagimi të fundit, Këlliçi deklaroi se ministri ka nisur të dalë nga grupet e komunikimit në "WhatsApp", specifikisht nga grupi i titulluar "Ambasadorët", si një përpjekje për t’i shpëtuar faktimit të bisedave.
Deputeti sqaroi gjithashtu se mospërputhjet e orareve në mesazhe, të cilat u përdorën nga media të caktuara si mbrojtje për ministrin, janë thjesht pasojë e zonave të ndryshme kohore ku ndodhen anëtarët e grupit.
Sipas Këlliçit, paniku i ministrit dhe dalja nga grupet e punës vërtetojnë skandalin, ndaj ai përsëriti thirrjen për dorëheqje të menjëhershme dhe falje publike për turpin e pashembullt ndaj bashkëkombësve.
“Ferit nuk ke pse vazhdon e diskretitohesh!!!
Nuk të mbron dot as time zones të ndryshme dhe as dalja nga grupet e ëhatsapp! Je thjesht skandaloz dhe këtë po e fakton nga ora në orë!
Jep dorëheqjen dhe kërko falje publike për këtë turp e skandal të pashembullt!
Ke përfunduar në pikën që mbrojtjen ta bën media e inceneratorit Tiranë, makineria e shpifjeve të leçjanit Bollino, të cilët ende nuk e kuptojnë diferencën e time zonave!”, shkruan Këlliçi.

Kjo krizë diplomatike e vendos Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme në një pozicion mjaft të vështirë, pasi mohimi fillestar i lajmit si fabrikim tashmë po përballet me kërkesa zyrtare për llogaridhënie nga qeveria e vendit fqinj./ CNA
Njësitë Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burg...
Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të shtunë ndryshimi...
Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për një skemë të re m...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Dibrën për të dhënë një ...
Strategjia për të kthyer sallat e gjyqeve në studio televi...
Portali “Sidi education”, tashmë i aksesueshëm, është asis...
Dje është zhvilluar seanca gjyqësore për ankimimin e bërë ...
Janë kryer ndryshime në drejtimin e dy institucioneve të v...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mendon se vendimi për...
Ministri i Ekonomisë dhe Punës i Maqedonisë së Veriut, Bes...
Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me h...
Një i dënuar me burgim të përjetshëm është transferuar nga...
Biznesmeni Gjergj Luca në episodin e sotëm të podcastit “A...
Episodi i radhës i podcastit “Allishverishi” po transmetoh...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një tjetër reagim...
Partia Demokratike ka zhvilluar pasditen e sotme një tryez...
Reforma Administrativo-Territoriale ka mbledhur në një dëg...
Bashkimi Evropian i ka dhuruar Prokurorisë së Përgjithshme...
Ministria e Jashtme e ka cilësuar si të pavërtetë mesazhin...
Ditën e sotme në Gjirokastër është zhvilluar dëgjesa e rad...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...