Mesazhi i Ferit Hoxhës/ Ministri i Maqedonisë së Veriut: Të kërkojë falje për ofendimet e bëra
Ministri i Ekonomisë dhe Punës i Maqedonisë së Veriut, Bes...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mendon se vendimi për përcaktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë në zonat detare do të merret brenda vitit 2026.
Marrëdhëniet shqiptaro-greke, çështja e detit dhe të drejtat e pronësisë ishin në qendër të diskutimit të kryeministrit Edi Rama gjatë një bisede me drejtorin e gazetës "Kathimerini", Alexis Papachelas, në kuadër të Forumit XI Ekonomik të Delfit.
Duke iu referuar së ashtuquajturës "çështja e detit”, që lidhet me përcaktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike (ZEE) mes Shqipërisë dhe Greqisë, Rama u shpreh optimist se një vendim do të merret brenda vitit 2026. Ai theksoi se palët kanë rënë dakord t'i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare për një vendim përfundimtar.
"Vendimi pritet brenda vitit dhe shpresojmë që deri në vjeshtën e ardhshme të kemi një marrëveshje të plotë për të gjitha çështjet,” deklaroi Rama, duke shtuar se është e domosdoshme që problemet e mbetura mes dy vendeve të zgjidhen njëherë e përgjithmonë.
Marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet e hapura
Kryeministri shqiptar pranoi se çështja e Fredi Belerit kishte krijuar tensione në marrëdhëniet dypalëshe, por nënvizoi se ekziston respekt i ndërsjellë mes tij dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Sipas Ramës, kontaktet mes dy vendeve vijojnë, edhe në nivel ministrash të Jashtëm.
Megjithatë Rama theksoi se "nuk ka çështje dypalëshe” mes dy vendeve dhe shprehu vlerësim për Greqinë, duke e cilësuar marrëdhënien si pozitive dhe të rëndësishme. "Kam një admirim të madh për këtë vend. Kam kaluar shumë ditë këtu dhe çdo herë që vij ndiej sikur jam i dashuruar me Greqinë. Si mund të jem armiqësor?” - tha Rama.
Pronat dhe minoriteti grek
Sa u përket të drejtave të pronësisë, Rama e cilësoi këtë si një problem të përgjithshëm shqiptar dhe jo specifik për zonat e minoritetit grek. Ai theksoi se pas ndryshimit të sistemit, mbivendosja e pronave mbetet një sfidë, ndërsa procesi i digjitalizimit po vazhdon për të adresuar këtë çështje.
Në të njëjtën kohë, Rama e quajti minoritetin grek në Shqipëri një "thesar kulturor”, duke vlerësuar edhe angazhimin e kryeministrit grek Mitsotakis për këtë komunitet. "Dua të vlerësoj Kyriakos Mitsotakis, i cili është këmbëngulës për këtë çështje. Ai lufton për popullin e tij, dhe unë i them popullit tim se duhet të tregojmë sa shumë e vlerësojmë këtë marrëdhënie.” - tha Rama.
Ekonomia dhe politika rajonale
Duke folur për ecurinë e përgjithshme të Shqipërisë dhe për zhvillimin ekonomik Rama tha se Shqipëria synon të shndërrohet në një nyje energjetike rajonale, me mbështetjen e SHBA-së dhe në bashkëpunim me Greqinë.
Në aspektin gjeopolitik Rama rikujtoi rolin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe u shpreh optimist për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se rajoni nuk është i harruar dhe se është më afër se kurrë integrimit në Bashkimin Europian.
Emigracioni
Rama foli edhe për fenomenin e emigrimit, duke vënë në dukje se "Shqiptarët vazhdojnë të largohen. Kjo është e natyrshme për një vend që ka kaluar 50 vite izolimi." Por, sipas tij, vërehet edhe se gjithnjë e më shumë shqiptarë po kthehen në vend, ndërsa ekonomia formale po zgjerohet.
Ai konfirmoi gjithashtu bashkëpunimin me Italinë për çështjet e emigracionit, duke theksuar se Shqipëria u përgjigjet pozitivisht kërkesave në këtë drejtim.
Sa u përket komuniteteve të huaja, Rama nënvizoi traditën e mikpritjes së Shqipërisë, duke përmendur strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe të afganëve dhe iranianëve kohët e fundit./ DW
Ministri i Ekonomisë dhe Punës i Maqedonisë së Veriut, Bes...
Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me h...
Një i dënuar me burgim të përjetshëm është transferuar nga...
Biznesmeni Gjergj Luca në episodin e sotëm të podcastit “A...
Episodi i radhës i podcastit “Allishverishi” po transmetoh...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një tjetër reagim...
Partia Demokratike ka zhvilluar pasditen e sotme një tryez...
Reforma Administrativo-Territoriale ka mbledhur në një dëg...
Bashkimi Evropian i ka dhuruar Prokurorisë së Përgjithshme...
Ministria e Jashtme e ka cilësuar si të pavërtetë mesazhin...
Ditën e sotme në Gjirokastër është zhvilluar dëgjesa e rad...
Ambasadori i SHBA-së në NATO, Mathew Whitaker, i shoqëruar...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncua...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka folur ditën ...
Portali “Sidi education” është një portal tashmë i aksesue...
Këshilli i Ministrave ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës,...
Kryetari i ish-të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni k...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka bërë një reagim lidhur me ...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë sot detaje lidhur ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Greqi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...