Trafiku i mbetjeve të rrezikshme/ Muçollari: Dolën fajtorë disa specialistë, nuk pati asnjë përgjegjësi politike
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Mucollari, ka dhënë n...

Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq tre persona, të akuzuar për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare” si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi J.K., i cili ishte nën masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, është konstatuar jashtë banesës, ndërsa në bashkëpunim me dy shtetasit e tjerë, K.K., dhe A.G., jepnin fajde, duke përvetësuar shuma të mëdha parash.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e J.K., janë gjetur dhe sekuestruar një numër i konsiderueshëm sendesh dhe dokumentesh, përfshirë kontrata noteriale shit-blerje pasurie të luajtshme dhe të paluajtshme, kontrata dhurimi, hipoteke, pengu etj., gjithsej rreth 92 sende e dokumente, si dhe një numër i konsiderueshëm mjetesh identifikimi, celular, çelësa automjetesh, automjete të konstatuara në brendësi të oborrit të banesës, si dhe jashtë saj.
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit J.K., K.K. dhe A.G., për veprat penale ‘Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit’, ‘Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare’ e kryer në bashkëpunim si dhe ‘Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 323/1, 170/ç/2 e 25 dhe 287/2 të Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve në lidhje me çështjen penale nr.357/2024, rezultoi se më datë 28.03.2024 shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë kanë konstatuar jashtë banesës së tij, shtetasin J.K, i cili ishte nën masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”. Ky shtetas ishte i dënuar më parë për disa vepra penale, përfshirë atë të trafikimit të narkotikëve dhe prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, gjatë ditës largohej nga banesa e tij duke vijuar veprimtarinë kriminale.
Nga kontrolli i ushtruar në banesë, u konstatuan dhe sekuestruan një numër i konsiderueshëm sende dhe dokumente, përfshirë kontrata noteriale shit-blerje pasurie të luajtshme dhe të paluajtshme, kontrata dhurimi, hipoteke, pengu etj., gjithsej rreth 92 sende e dokumente, si dhe një numër i konsiderueshëm mjetesh identifikimi, celular, çelësa automjetesh, automjete të konstatuara në brendësi të oborrit të banesës, si dhe jashtë saj.
Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë u konkludua se shtetasi J.K., krahas veprës penale të “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, në bashkëpunim me shtetaset K.K. dhe A.G. me veprimet e tyre aktive dhe të kundërligjshme kanë përmbushur të katër elementët e figurës së veprës penale të ushtrimit pa licencë të veprimtarive financiare, parashikuar nga neni 170/ç/2 i Kodit Penal, duke ushtruar një veprimtari kredidhënie faktike (konsideruar formalisht prej tyre si huadhënie), si veprimtari financiare e ndryshme nga veprimtaria bankare, në mënyrë të përsëritur dhe të organizuar, duke vendosur garanci reale (hipotekë/peng) mbi pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, duke vendosur afate të ngushta (përgjithësisht 3-mujore) dhe duke lëvizur fonde, pa qenë të pajisur me licencë nga Banka e Shqipërisë.
Referuar të ASHK-së rezultoi e provuar se të pandehurit kanë ushtruar veprimtari kredidhënie të mirëfilltë, duke regjistruar kufizime pronësie në pasuri të paluajtshme ku disa prej tyre i kanë kaluar në pronësi, të fituara për shkak të mosshlyerjes së borxhit, ku rezulton se vlera e pasurive të paluajtshme që këta shtetas kanë përvetësuar është shumë herë me e madhe se ajo për të cilën kanë dhënë para borxh (e provuar mbi 200.000 euro të dhëna si para me fajde) në një numër të konsiderueshëm personash.
Gjithashtu, vlen të theksohet fakti se në një pjesë të konsiderueshme, për vlera që variojnë nga 1.000 euro, 1.5000 euro, 2.000 etj., janë lënë si garanci, duke kaluar më pas pronësinë në emër të të pandehurve, pasuri të luajtshme siç janë automjete, të cilat kanë vlerë disa herë më të madhe se borxhi i dhënë, çka qartësisht dhe këto veprime të materializuara me akte formale dhe kalim pronësie, dëshmojnë për faktin se kthimi i borxhit të marrë nga debitorët ka qenë disa herë më i madh se ai i dhënë nga kredidhënësit, pra të pandehurit. Rezultoi e provuar se të pandehurit J.K dhe K.K nënshkruanin midis shtetasve të ndryshëm kontrata shitblerje automjetesh fiktive, pra në formë garancie për huatë (fajdet) që ju jepnin këtyre shtetasve dhe në momentin që këto shuma monetare shlyeshin ose bënin anullimin e kontratave ose nënshkruanin kontrata të tjera shitblerje, ku shtetasi J.K dhe K.K rezultonin si shitës, ose në rastin kur nuk shlyheshin i shisnin automjetet pa kaluar pronësinë tek ta, çka është tipar i qartë i kredidhënies së palicencuar të maskuar me marrëdhënie civile të rreme për të siguruar kthimin e kredisë.
Sa më lart, rezultoi e provuar se të pandehurit J.K., K.K dhe A.G me veprimet e tyre aktive dhe të kundërligjshme kanë përmbushur të katërt elementët e figurës së veprës penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, e më konkretisht kanë cenuar objektin e mbrojtur posaçërisht nga kjo dispozitë ligjore penale materiale, duke kryer veprime tipike të “pastrimit të produkteve të veprës penale”, duke i transformuar dhe futur në qarkullim ekonomik, kryesisht përmes transaksioneve me pasuri të luajtshme/automjete, pasuri të paluajtshme, përdorimit të llogarive bankare dhe vendosjes së pasurive në emër të personave të ndryshëm, të ardhurat e përfituara nga veprimtaria kriminale që ka prodhuar përfitimet monetare (ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare, si dhe prodhimi dhe shitja e narkotikëve), me qëllim të dukshëm për t’i dhënë burim të ligjshëm, për të vështirësuar gjurmimin dhe për të maskuar pronësinë reale mbi këto pasuri. Bazuar në aktet e ekspertimit kontabël për pasuritë e të tre të pandehurve, rezultoi e provuar se ka mospërputhje, pra mungesë të ardhurash të ligjshme dhe balanca negative për të tre të pandehurit, çka do të thotë se pasuritë dhe lëvizjet financiare të krijuara dhe të kryera prej tyre nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme, pra pasuria e qarkulluar është tipikisht “produkt” i veprimtarisë kriminale që ka gjeneruar fitime. Aktet e eskpertimit kontabël kanë konkluduar se në total vlerat e konsiderueshme të pasurive të laujtshme dhe të paluajtshme të krijuara në raport me të ardhurat e deklaruara (fitim/humbje nga aktiviteti i deklaruar apo të ardhura të tjera), dëshmojnë për faktin se pasuria e krijuar është rezultat i fondeve me origjinë kriminale të futura në qarkullim. /CNA
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Mucollari, ka dhënë n...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka mbaj...
Rreth 40 familje nga fshati Gurras janë ngritur sot në pro...
Policia e Durrësit ka ekzekutuar 20 masa sigurie të caktua...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në eventin e A...
Organizata Human Rights Watch, një organizatë ndërkombëtar...
Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, deklaroi në...
Ministria e Punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra dr...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili kryeson një dele...
Shoqata e Prokurorëve ka reaguar në lidhje me debatin e bë...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese ...
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet social...
Nga baret dhe palestrat te spitalet, shkollat dhe ujësjell...
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka reaguar këtë të martë, p...
Bashkia e Pogradecit ka reaguar pas intervistës së Marie G...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara shpalli së fundmi fit...
Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri ka njoftuar se shteti i ...
Rrugët në fshatin Blush të Kolonjës janë në gjendje të deg...
Gjykata Kushtetuese nuk do të marrë vendim as ditën e sotm...
Aksi Librazhd-Korçë do të jetë i bllokuar nga data 3 sh...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...