“Bashkitë në fazë të re zhvillimi”/ Demo: Duhet projekte cilësore për të përthithur fondet e BE
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, dekla...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, dekla...

Pas denoncimit dhe deklaratave të ish kryeministrit Sali Berisha një ditë më parë në lidhje me ardhjen në Tiranë të aksionerëve të inceneratorëve, Alberto Presezzi dhe bashkëpunëtorit të tij Miliad Lopa, ditën e sotme Partia Demokratike ka kërkuar që të ndalohet menjëherë financimi për vijimin e projektit korruptiv të inceneratorëve, të cilët janë gatuar nga e njëjta dorë që ka gllabëruar paratë e taksapaguesve shqiptarë.
PD përsërit faktin se aksionerët e inceneratorëve në takimin e zhvilluar në Agjencinë e Pronave të Sekuestruara kanë kërkuar që të sjellin në Shqipëri 100 milionë euro me burime të paqarta, për të investuar në Inceneratorin e sekuestruar të Tiranës.
“Gishti” iu drejtohet kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama që sipas PD-së janë aktorët kryesorë të kësaj afere.
Dorian Teliti në deklaratën për mediat u shpreh se PD t’i shkojë deri në fund kësaj afere që sipas tij ka ideator Veliajn dhe Ramën, për të cilën paralajmëron se po përgatiten 3 padi të reja në SPAK.
“Paralajmërimi i djeshëm në konferencën për shtyp nga kryetari i PD, Sali Berisha u faktua pa kaluar as 30 minuta. Gazetarët e emisionit investigativ Piranjat, filmuan dje rreth orës 13:00, Miliad Lopën dhe Alberto Presezzin, dy sekserë të Erion Veliajt tek hynin në Agjensinë e Pasurive të Sekuestruara. Shkuan në takim me drejtorin e këtij institucioni sepse ai, të pakten formalisht, ka firmën dhe vulën që vendosin fatin e inceneratorit të sekuestruar të Tiranës.
Si aksionerë të kompanisë Geogenix BV, ata kërkojnë që të sjellin në Shqipëri 100 milionë euro me burime të paqarta, për të investuar në Inceneratorin e falimentuar të Tiranës. Për kujtesë të publikut, Lopa dhe Presezzi janë denoncuar nga Gabriele Tarrone, ortaku i këtij të fundit si bashkëpunëtorë të Erion Veliajt dhe të lidhur me Iranin. Partia Demokratike që në fillim i ka mëshuar faktit se Inceneratori i Tiranës është kërkuar, firmosur dhe vjelë nga Erion Veliaj.
Fakti se ortakët e tij të heshtur, Lopa dhe Presezzi vijnë për t’i zënë vendin Klodian Zotos, në kërkim ndërkombëtar, tregon shumë.
Dëshmon se Veliaj lëviz fijet dhe Lopa dhe të tjerë janë vetëm bagëti të imëta në tufën e gllabëruesve të pasurisë së shqiptarëve.
Aksionerët e Geogenix BV kanë deklaruar përpara prokurorëve italianë në përgjigje të letër porosisë të dërguar nga SPAK se janë takuar me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin shpesh herë gjatë vitit 2022.
Rastësi është që të njohurit e Zotos, në kërkim që nga dhjetor 2021, dhe Veliajt, vijnë me para të dyshimta për të hedhur 100 milionë e marrë 25 milionë të kësaj shume në dorë sapo të firmosen letrat?
Rastësi është që vijnë e takojnë vartësin e Ballës kur duhej të uleshin me ministren e linjës, Belinda Ballukun, aq më tepër në rastin e një investimi me një megaskandal mbi shpinë, siç është Inceneratori i Tiranës?
Shmangia e Ballukut dëshmon se ata e kanë lidhjen më lart dhe takimi me drejtorin është vetëm formalitet. Ish-deputeti, Belind Këlliçi ka dorëzuar në SPAK tri ditë më parë një dosje voluminoze prej 653 faqesh, me dokumente kompromentuese, përfshirë dhe komunikime elektronike të këtyre individëve. Aty dëshmohet se këta aksionerë kanë gënjyer dhe kanë kryer një vepër penale, si në shtetin e tyre ashtu edhe në shtetin tonë, pasi kanë zhvilluar disa mbledhje në Milano, Zvicër, dhe Vienë.
Në këto takime është dakortësuar me Mirel Mertirin, që kompania Franco Tossi Mecanica dhe Icare Holding s.a do të sigurojnë 100 milionë euro dhe në këmbim do të përfitojnë 25 milionë euro bonus. Më pas këto aksione do ja kthejnë përsëri nëpërmjet një personi të besuar të Mërtirit.
Kërkesa e Partisë Demokratike është e qartë: ndalimi i menjëhershëm i financimit të këtij projekti korruptiv me financa të dyshimta nga të njëjtat duar që kanë firmosur fap e fap dhe kanë gatuar vjedhjen e parë, duke prodhuar një vepër penale për të cilën janë denuar aktorë dytësorë.
Të padënuarit herën e parë nuk duhen lejuar që të përfitojnë një herë të dytë, në kurriz të ligjit, taksapaguesve dhe në përqeshje të hapur të SPAK-ut. Partia Demokratike thekson vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund kësaj afere korruptive, që ka ideatorë dhe përfitues kryesorë dyshen Rama-Veliaj, për të cilët po përgatiten 3 kallëzime të reja në SPAK”, tha Dorian Teliti në deklaratën për mediat./ CNA
Prej ditës së djeshme vijon zjarri në vendgrumbullimin e m...
Prej ditës së djeshme ka rënë zjarr në vendgrumbullimi...
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka nxjerrë shifrat ...
Ditën e dielë, 22 Tetor 2023 do të zhvillohet në kryeqytet...
Sot, në podcastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama, ...
Konspiracionisti Alfred Cako ka habitur me një deklara...
Selia e Partisë Demokratike është ndriçuar mbrëmjen e ...
Zv.kryeministrja dhe ministrja, Belinda Balluku, ka publik...
Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi thotë se “...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka vizituar kët...
Shoqëria Civile &, Shoqatat e të Burgosurve dhe të ...
Një punonjës i IKMT Vlorë është arrestuar nën akuzën p...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk mund t...
Nis puna për asfaltimin e aksit rrugor Maliq-Lozhan-St...
Sot në mesditë tek Agjencia e Pronave të Sekuestruara, një...
Një incident ka ndodhur pak çaste më parë, shtetasi Mi...
Kryetari i "vetëshpallur" i Akademisë së Shkencave, Skënde...
Skandali i radhës përfshin Akademinë e Shkencave, ku s...
Kënga “Mora fjalë” e kënduar nga Shkurte Fejza është k...
Ekspertët e PD-së kanë dorëzuar 653 faqe me fakte dhe ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...