Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për rajonin juglindor të Shqipërisë, aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë, është hapur sot zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve. Në ceremoninë përurimit morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor dhe qytetarë të zonës.
Ky segment rrugor prej 43 kilometrash përfaqëson një investim strategjik që do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen drejt zonës juglindore të vendit, duke krijuar gjithashtu mundësi reale zhvillimi për zonën përreth, veçanërisht në sektorët e bujqësisë, turizmit dhe agroturizmit.
Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi se ky projekt i nisur fillimisht në vitin 2010-2011 kishte nevojë për një rishikim tërësor teknik, për shkak të problematikave gjeologjike të zonës dhe mospërputhjes me nevojat e komuniteteve lokale.
“Ndodhemi në segmentin Qukës-Qafë Plloçë, tashmë totalisht i përfunduar, një segment i cili ka nisur me një projekt të vitit 2010-2011, një projekt që nëse flet me inxhinierët do të thonë projekt i ftohtë dhe indiferent ndaj gjeologjisë së zonës, ndaj të gjitha kushteve atmosferike që kjo zonë ka dhe për më tepër ndaj të gjitha ndërlidhjeve që duheshin bërë me fshatrat e komunitetit të Malësisë së Mokrës. Më pas ky projekt ka nisur ne 2015 dhe është dashur që ta rishikonim totalisht, pra është 100% i ndryshuar, duke respektuar siç thamë konektivitetin midis pjesëve të banuara, por mbi të gjitha gjeologjisë që ka qenë shumë sfiduese gjatë gjithë periudhës së kantiereve. Janë 43 Kilometra të plota të cilat sigurisht shkurtojnë ndjeshëm gjatësinë. Është edhe lehtësim për Pogradecin se kishim në ngarkesë shumë të madhe kohët e fundit”, - u shpreh zëvendëskryeministrja Balluku.
Kryeministri Rama nënvizoi sfidat e shumta të ndërtimit dhe theksoi rëndësinë strategjike të përfundimit të këtij aksi.
“S’e kam harruar diskutimin që kemi bërë atëherë kur e morëm në trashëgimi këtë projekt që kishte nisur pa projekt, që ishte tmerr dhe që Niko thoshte se kjo duhej bërë patjetër. Është projekti më i gjatë, më i stërmundimshëm, më i ngatërruar për shkak se u nis mbrapsht. Edhe tani është gjë e madhe që mbaroi, edhe që njerëzit e zonës, për të cilët është fitore e madhe, çlirim i madh, po edhe gjithë kjo zonë e Shqipërisë e ka në dispozicion edhe do të marrë të gjitha përfitimet që sjell. Po është një çlirim shumë i madh. Dukej sikur s’do të mbaronte kurrë”, - u shpreh Kryeministri Rama.
Aksi Qukës – Qafë Plloçë është pjesë e Korridorit 8, një arterie e rëndësishme ndërkombëtare që lidh Shqipërinë me vendet fqinje. Segmenti përmban dy karrexhata nga 3.75 m secila, me një metër korsi ndihmëse në të dyja anët, korsi të tretë në zonat me disnivele të theksuara për parakalime të sigurta, dy tunele, me gjatësi totale rreth 1.1 km, katër ura, nga të cilat dy janë ura metalike të varura.
Sfida e ardhshme është mirëmbajtja efektive, për shkak të kushteve të vështira klimatike që karakterizojnë zonën malore, si ngricat dhe reshjet e dëborës.
Ky investim përfaqëson një hap tjetër të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës kombëtare dhe përforcimit të lidhjes me Korridorin 8, duke i hapur rrugë një zhvillimi të qëndrueshëm për rajonin dhe vendin./ CNA
Sot janë mbushur plot 19 ditë që nga dita kur Erion Veliaj...
Sot është hapur zyrtarisht aksi Qukës-Qafë Plloçë. Kryemin...
Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur sot masën e s...
Arsimi në juglindje të vendit po përballet me një nga kriz...
Sot, më 5 shtator, në ditën që përkon edhe me Shenjtërimin...
Data 5 shtator 1997 shënon ndarjen nga jeta të misionares ...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Në total, numri mesatar i orëve javore të punës për një pe...
Mbrëmjen e sotme ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë është ndr...
Këtë të enjte u prezantua Kodi i ri i Etikës për Mësuesit....
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka zbardhur të plotë he...
Një raport i hartuar nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA...
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar detaje nga...
Anija e komandës së Flotës së 6-të të SHBA-së, USS Mount W...
Lëvizjet drejt zonave të juglindjes kanë sjellë fluks të s...
Gazetari Artan Hoxha në një dalje televizive ka folur për ...
Denar Biba është tërhequr nga gara. Gjatë mbledhjes së di...
Tuneli i Llogarasë që pritet të vendosë traun këto javë, d...
Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë me mashtrimin e tyre pu...
Kryetari i arrestuar i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i ci...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...