Hapet sot rruga Qukës-Qafë Plloçë
Sot, më 5 shtator, në ditën që përkon edhe me Shenjtërimin...
Arsimi në juglindje të vendit po përballet me një nga krizat më të mëdha të viteve të fundit. Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, të dhënat paraprake tregojnë një rënie dramatike të numrit të nxënësve.
Vetëm këtë vit, krahasuar me një vit më parë, janë 3726 fëmijë më pak në bankat e shkollës. Bëhet fjalë për një ulje që shkon deri në 23 deri në 24 për qind, shifër që ekspertët e konsiderojnë alarmante.
Kjo rënie e madhe nuk prek vetëm statistikat, por vë në rrezik vetë funksionimin e shkollave, mësuesit dhe, në fund të fundit, të ardhmen e qindra familjeve në qytet dhe në fshatra. Nëse sot flasim për shifra, nesër kjo situatë pritet të përkthehet në mbyllje klasash, shkollash, e madje edhe në largim të mësuesve nga puna.
Artur Mano, nënkryetar i Sindikatës së Mësuesve në Korçë, thotë se kjo është një situatë e pazakontë dhe një kambanë alarmi për të gjithë.
"Ky vit shkollor është një vit jo i zakontë pasi DRAP/ZVAP Korçë, përballen me një sfidë të madhe që është rënia e numrit të nxënësve. Këtë vit, edhe pse shifrat janë ende të papërditësuara, rënia është drastike, 23-24% më e ulët. Kjo rënie drastike është kambanë alarmi që duhet të na shqetësojë të gjithëve. Rënia e numrit të nxënësve shoqërohet edhe me reduktimin e numrit të mësuesve. Është një sfidë e madhe për ZVAP Korçë, të cilën dua ta falënderoj sepse ka qenë mjaft bashkëpunuese për të mos lënë asnjë mësues pa punë. Nëse do të ketë mësues që do të mbeten pa ngarkesë mësimore, do të bëhet e pamundura që ata të sistemohen qoftë si mësues ndihmës apo edhe me mënyra të tjera."
Projeksionet për të ardhmen janë edhe më alarmante. Sipas një studimi të sindikatës, rreth viteve 2031-2032, e gjithë Korça me fshatrat përreth mund të mbeten me vetëm 120 fëmijë, duke funksionuar në rastin më të mirë me dy shkolla në qytet.
"Po përballemi me një rënie që sipas projeksioneve tona në të ardhmen, paraqitet mjaft shqetësuese. Sipas një studimi që kemi bërë ne, rreth viteve 2031-2032 e më lart, të gjithë Korçës bashkë me fshatrat, mund t'u mbeten vetëm 120 fëmijë, mund të mbeten vetëm dy shkolla në qytet. Është katastrofike kjo ulje drastike."
Më të goditurat janë zonat rurale, ku shumë shkolla rrezikojnë të mbyllen për shkak të numrit të ulët të nxënësve.
Shkolla e fshatit Belorta, me vetëm 81 fëmijë, ndodhet në prag të humbjes së drejtimit dhe do të duhet të varet nga një shkollë tjetër më e madhe.
Në rrezik janë edhe shkolla e Dishnicës, si dhe shkolla “Asdreni” në qytetin e Korçës. Rënie të ndjeshme ka pësuar edhe shkolla “Naum Veqilharxhi”, ndërsa në shkollën “Demokracia” është reduktuar posti i nënkryetarit.
"Fshatrat po përjetojnë një ulje shumë të madhe. Janë disa shkolla që rrezikohen të mbyllen drejtoritë, numri i kërkuar të ulet poshtë 80 nxënës, si shkolla e fshatit Belorta që është me 81 nxënës. Nëse bie drejtoria e shkollës, kjo shkollë do të varet nga një shkollë tjetër me një numër më të madh nxënësish. Rrezikon shkolla e Belortasë, shkolla e fshatit Dishnicë, shkolla 'Asdreni' në qytet. Ka rënie të madhe edhe në shkollën 'Naum Vegjilharxhi', por nuk është drejt mbylljes, ndërsa në shkollën 'Demokracia' pati rënie të nëndrejtorit të shkollës."
Rënia e numrit të nxënësve po kthehet në sfidën më të madhe për arsimin në juglindje. Shkollat po boshatisen, mësuesit po përballen me pasiguri, ndërsa projeksionet për të ardhmen janë edhe më alarmante.
Nëse emigracioni, ulja e lindshmërisë dhe braktisja e fshatrave vijojnë me këtë ritëm, Korça dhe gjithë rajoni rrezikojnë që brenda pak vitesh të mbeten me shumë pak fëmijë, e për pasojë me vetëm disa shkolla funksionale.
Një realitet i zymtë që nuk prek vetëm arsimin, por të ardhmen e gjithë komunitetit./ CNA
Sot, më 5 shtator, në ditën që përkon edhe me Shenjtërimin...
Data 5 shtator 1997 shënon ndarjen nga jeta të misionares ...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Në total, numri mesatar i orëve javore të punës për një pe...
Mbrëmjen e sotme ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë është ndr...
Këtë të enjte u prezantua Kodi i ri i Etikës për Mësuesit....
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka zbardhur të plotë he...
Një raport i hartuar nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA...
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar detaje nga...
Anija e komandës së Flotës së 6-të të SHBA-së, USS Mount W...
Lëvizjet drejt zonave të juglindjes kanë sjellë fluks të s...
Gazetari Artan Hoxha në një dalje televizive ka folur për ...
Denar Biba është tërhequr nga gara. Gjatë mbledhjes së di...
Tuneli i Llogarasë që pritet të vendosë traun këto javë, d...
Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë me mashtrimin e tyre pu...
Kryetari i arrestuar i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i ci...
Numri dy i qeverisë, njëherësh dhe ministrja e Energjetikë...
Gazetari Fitim Çeku ka kryer një investigim intensiv q...
Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, në tr...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, në një postim në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...