Misteri i zhdukjes së Ervis Martinajt/ Çuçi tregon pistat që po heton policia
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka treguar dy pistat...

Sa e ashpër do të jetë kriza energjetike e Europës dimrin që po vjen? Kjo është pyetja që e ka dominuar politikën e kontinentit këtë javë pas vendimit të Rusisë më 2 shtator për të reduktuar dërgesat e gazit natyror në Gjermani nëpërmjet gazsjellësit “Nord Stream 1”.
Për javë të tëra, ato ishin kryer tashmë me vetëm 20 për qind të kapacitetit të plotë. Por u ndërprenë plotësisht pas vendimit të vendeve të G7-ës javën e kaluar për të vendosur një kufi mbi çmimin e naftën ruse.
Gjiganti rus i energjisë në pronësi shtetërore, Gazprom, fajësoi në fillim për mbylljen e gazsjellësit një rrjedhje aksidentale nafte në një turbinë në një stacion kompresori.
Megjithatë, më 5 shtator, zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dimitri Peshkov, deklaroi se furnizimet me gaz të “Nord Stream”, nuk do të rifillojnë derisa të hiqen sanksionet perëndimore ndaj Rusisë lidhur me luftën në Ukrainë.
Zyrtarët europianë, kanë deklaruar javët e fundit se BE-ja është e përgatitur për një ndërprerje të plotë të dërgesave të gazit rus, për të cilën analistët kanë thënë se ishte skenari bazë i kontinentit për javë të tëra. Ata thonë se nivelet e magazinimit të gazit në të gjithë kontinentin, janë rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë muajve të fundit, dhe tani janë rreth 80 për qind në mbarë BE-në.
Për më tepër, Brukseli kishte rënë tashmë dakord në korrik me të gjitha vendet anëtare, për një plan për reduktimin me 15 për qind të konsumit të gazit.
“Ne jemi të mirë-përgatitur për t’i rezistuar përdorimit ekstrem nga Rusia të gazit si një armë- u tha gazetarëve fundjavës së kaluar komisioneri i ekonomisë i Bashkimit Europian, Paolo Xhentiloni. Megjithatë, retorika sfiduese ndaj Moskës nuk përputhet plotësisht me realitetin. Së pari, sipas Komisionit Europian gazi në depozita përbën rreth 25-30 për qind të gazit të konsumuar gjatë një dimri tipik.
Pra, kjo sasi mjafton për të reduktuar ndikimin e mbylljes së dërgesave nga Rusia, por jo për të zhdukur çdo lloj efekti. Burimet alternative të furnizimit, sidomos dërgesat e gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga burime të tilla si SHBA, po ndihmojnë gjithashtu për të kompensuar mungesat, por jo në të njëjtat nivele, pasi mungon infrastruktura si për eksportin ashtu edhe për importin e LNG-së.
Pas dekadave të ndërtimit të politikës energjetike të BE-së të orientuar kryesisht drejt importeve nga Rusia, infrastruktura ekzistuese nuk mund të ripërdoret lehtësisht për t'u shërbyer furnizuesve më të besueshëm. Për më tepër, e vërteta është se pas pushtimit rus të Ukrainës çmimi i gazit po rritet pasi ka më pak energji që qarkullon nëpër botë, një problem ndaj të cilit Evropa është veçanërisht e ekspozuar.
Faktorë të tjerë përfshijnë problemet e mirëmbajtjes në termocentralet bërthamore franceze, të cilat po sjellin një prodhim më të ulët të energjisë elektrike. Përgatitja mund të orientohet drejt kufizimit të ndikimit të një rënie drastike të furnizimit, që mund të prekë rëndë importuesit neto të energjisë në botë, por që nuk mund ta mohojë atë.
Por mund të bëhet edhe më shumë sesa kaq. Për shembull, Norvegjia është aktualisht furnizuesja e dytë më e madh e BE-së me gaz. Ajo ka përfituar nga çmimet e energjisë, të cilat janë shumë më të larta sesa kostoja e nxjerrjes dhe eksportit.
Duke qenë një vend evropian i përkushtuar ndaj lirisë dhe demokracisë, për të cilën i gjithë kontinenti po e mbështet Ukrainën në luftën e saj, Oslo duhet të marrë në konsideratë shitjen e gazit të aleatëve të tij me tarifa nën ato të tregut, në një kohë që lufta vazhdon ende.
Si rezultat i krizës së furnizimit me energji, analistët dhe zyrtarët besojnë se Evropa ka të ngjarë të përballet me një mungesë energjie këtë dimër. Përmasa e kësaj krize nuk dihet ende me saktësi dhe do të varet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë edhe se sa i ftohtë do të jetë dimri i ardhshëm.
Rreziku i ndërprerjeve të energjisë elektrike, madje edhe “gazit” gjatë muajve të ardhshëm është rritur ndjeshëm që nga java e kaluar. Pa një ndërhyrje energjike dhe të vendosur, Evropa do të përballet me një dimër shumë të vështirë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka treguar dy pistat...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka mohuar lajmet ...
Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, ka ...
Drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, ë...
Analistët Julian Zyla dhe Andi Bushati kanë debatuar n...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha se Shq...
Kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Baba Ed...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas lajmit për Mbre...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta ...
Kompania amerikane “Microsoft” thotë se ka besim të la...
Ditën e sotme u sekuestrua një pallat 9-katësh në Fark...
Drejtori i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahme...
I njohur ndryshe me emrin Lul Morina, biznesmeni, emri...
Julian Morina, i njohur si Lul Morina, është pronari i...
Ditën e djeshme qeveria i dha ultimatum Ambasadës Iraniane...
Pallati 9-katësh që u sekuestrua ditën e sotme në zonë...
OKB ka publikuar raportin e fundit mbi “Zhvillimin Njerëz...
Fasha e konsumit prej 800 kilovat në muaj që vendosi q...
Kryeministri Edi Rama, një ditë më parë kërkoi largimi...
Politikani britanik Henry Bolton, i cili ka shërbyer si kë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...