Spahia: Situatën e sistemit shëndetësor në Shqipëri e tregon ajo që ndodh në Onkologjik
Kryetari i Komisionit për Shëndetësinë, Bardh Spahia, u sh...
Banorët e disa fshatrave të zonës së Kolonjës kanë dalë sot në protestë në Qafëzez, pranë urës së Baba Selimit, mbi lumin Osum.
Prej gati dy javësh, 14 fshatra vijojnë të jenë të izoluara për shkak të dëmtimeve të rënda që shirat dhe përmbytjet e javës së kaluar i kanë shkaktuar urës lidhëse me rrugën kryesore. Sipas banorëve, situata është bërë alarmante pasi në fshatrat e thella ka edhe persona të sëmurë që presin ndihmë, ndërsa mungesa e aksesit po rëndon çdo aspekt të jetës së tyre. Një prej banoreve shprehet se prej 20 ditësh nuk ka mundur të takojë vajzën që ndjek shkollën në Ersekë, ndërsa vetë ka nevojë për kontrolle mjekësore pas një aksidenti.
"Kam 20 ditë pa parë vajzën, e kam në shkollë në Ersekë se këtu është mbyllur shkolla. Kam pësuar edhe një aksident dhe kam 20 ditë pa i bërë kontroll këmbës. Nuk kanë marrë masa, e marrim kryetarin në telefon dhe nuk përgjigjet, e mbyll telefonin. Ku të kalojë vajza ime 11 vjeçe në këtë urë?"
Një tjetër protestues rrëfen vështirësitë për të siguruar ilaçe dhe ushqime, duke thënë se bashkia i takon vetëm për t'u marrë votat në fushatë.
"Ura dhe rruga e prishur, ku t'i marrim ilaçet? Po bëjmë dy javë të izoluar. 14 fshatra janë të izoluara. Këta na vijnë vetëm për zgjedhje, ato dy ditë, më pastaj nuk i shikojmë me sy. Nëpër fshatra kanë mbetur vetëm pleq. Nuk kalojnë mjetet, ne as në këmbë nuk shkojmë dot. Fëmijët na ngelën në Ersekë që janë në shkollë."
Banorët thonë se izolimi ka paralizuar edhe blegtorinë dhe ekonominë familjare. Në protestë ngrihet edhe shqetësimi për rrezikun që mund të sjellë niveli i lartë i lumit Osum, sidomos nëse hapet rezervuari i Kozelit.
"Jemi të izoluar totalisht. Blegtorinë e kemi pa tagji, s'kemi nga ta sjellim. Jemi izoluar nga ura, s'kemi ku të vemë. Nuk kalohet, edhe rruga më tutje po prishet. Asnjë masë nuk është marrë, e as kanë për të marrë. Vijnë vetëm kur kërkojnë votat."
"Jemi në hall të madh, këtu s'ka as shtet, asgjë. Ura ka 2 javë e prishur, ka njerëz të sëmurë në zonat malore, janë 10-15 fshatra të izoluara. Unë jam në hall se jam jashtë e po rri si qeni dhe s'vijnë njëherë të shohin gjendjen e shtëpisë. Lumi është shumë i rrezikshëm, sidomos po të hapet rezervuari i Kozelit e përmbyt tërë fshatin. Ndihemi të rrezikuar sepse po plasi ai, s'mbetet gjë këtu."
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet dhe rikonstruksionin e urës sa më shpejt, duke theksuar se ndihen të braktisur dhe të pambrojtur në një situatë që po zgjat shumë më tepër sesa mund të përballojnë./ CNA
Kryetari i Komisionit për Shëndetësinë, Bardh Spahia, u sh...
Kryepiskopi Joan, në një intervistë për median "Ngjallja",...
Kryepiskopi Joan, në një intervistë për median “Ngjallja”,...
Në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Korçë u mbajt sot n...
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale po zhvil...
Fortlumturia e Tij Joani ka shpjeguar kuptimin e Shërbesës...
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 10 dhjetor në or...
Fortlumturia e Tij Joani në një intervistë për median ...
Në kuadër të 16 ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me bazë...
Teksa jemi në prag të festave të nëntorit, Kryepiskopi Joa...
Prokuroria e Breshias dhe SPAK-u kanë kryer një operacion ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka denoncuar nd...
Dalja nga shtrati e lumit Ishëm ka përmbytur qindra hektar...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka vizituar Muzeun e Ar...
Banorët e disa fshatrave të zonës së Kolonjës kanë dalë so...
Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Skënderbe...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar l...
Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë të Shqipëri...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e en...
Në Shqipëri, njerëzit me synime migrimi në të ardhmen e af...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...