Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Teksa jemi në prag të festave të nëntorit, Kryepiskopi Joan, në një intervistë per median "Ngjallja" ka dhënë mesazhe të forta për atdhedashurinë.
Fortlumturia e Tij, Joani, ka theksuar rëndësinë e atdhedashurisë si një element të pazëvendësueshëm të jetës fetare dhe të dashurisë për Zotin.
Kryepiskopi nënvizon se të duash vendin ku ke lindur dhe je rritur nuk është në kundërshtim me dashurinë për kishën apo universalisht për njerëzit, por përbën një harmoni mes dashurisë për të veçantën dhe për të përgjithshmen.
Fortlumturia e Tij, Joani, shpjegon se mohimi i atdheut është në fakt mohim i Zotit, pasi çdo njeri është kujdestar i vendit të tij dhe ka detyrë të përpiqet për përparimin, begatinë dhe paqen e tij.
“Raporti ndërmjet kishës dhe kombit është një raport i komplikuar, por shpeshherë në mënyrë artificiale janë vënë sikur janë në kundërvënie. Pa dyshim, kisha na mëson t'i duam të gjithë, na mëson që ta duam vendin tonë, atje ku jemi lindur dhe rritur. Kjo dashuri është pjesë e një dashurie të madhe që është për të gjithë njerëzit. Të gjithë njerëzit kanë një dashuri për familjen, për prindërit dhe, padyshim, do të kenë një dashuri për atdheun, sepse është e pamundur të duash Perëndinë dhe të mos duash vendin ku ke lindur dhe je rritur.
Shpeshherë shumë njerëz vendosin një pikëpamje sikur këto dy gjëra i kundërvihen njëra-tjetrës. Të duash kishën dhe të duash Zotin, padyshim që do ta duash edhe atdheun. Kjo nuk është që të duash njërën dhe të mos duash tjetrën. Për shembull, të duash atdheun dhe të mos duash Zotin, apo anasjelltas.
Ky raport është shumë i rëndësishëm, sepse nëse nuk do të kemi dashuri në shpirt për vendin tonë, kjo është një ofezë karshi Zotit. Kisha nuk e mohon etninë. Pa dyshim që kisha është universale dhe e kapërcen atë; Kisha beson në vëllazërimin e gjithë popujve të botës; Kisha është katolike, që i përfshin të gjithë, është e përgjithshme.
Por raporti ndërmjet së përgjithshmes dhe së veçantës nuk është një kundërvënie e njërës kundër tjetrës, por është një harmoni e njërës me tjetrën. Duke dashur Zotin dhe duke i dashur të gjitha këto të tjerat, padyshim që do të duam akoma më shumë dhe ato që kemi rrotull. Dashuria nuk është diçka abstrakte: të duam njerëz dhe gjithë botën në përgjithësi, por të duam njerëzit që i takojmë çdo ditë, njerëzit që i shohim çdo ditë.
Të duash vendin tënd është pjesë e kësaj gjëje, ndaj kisha nuk e mohon etninë. Mohimi i etnisë, të paktën në këndvështrimin tim, është mohim i Zotit. Një njeri që mohon atdheun e tij, mohon kombin e tij, ka mohuar dhe Zotin. Prandaj kisha na mëson që ta duam vendin tonë. Të duash vendin do të thotë që të përpiqesh me gjithë shpirt që ai vend të përparojë, të begatojë dhe të jetojë në paqe e harmoni. Është detyrim i çdo të krishteri që ta dojë vendin e tij. Përderisa kemi lindur këtu, Zoti na ka caktuar kujdestarë të këtij vendi dhe kemi përgjegjësi përpara Perëndisë për mbarëvajtjen e tij, sepse 'i Zotit është dheu dhe gjithçka që është në të' - thotë Psalmisti.
Gjë që do të thotë se pjesë të dheut, që na ka caktuar neve që kemi lindur këtu, e kemi detyrim për ta dashur, e kemi detyrim për ta begatuar dhe kemi detyrim që ky vend të përparojë e të ndriçojë. Kjo është atdhedashuria e vërtetë. Njerëzit duhet ta duan vendin e tyre, sepse nëse nuk do të duan vendin e tyre, padyshim që nuk do të duan as Perëndinë.
Si thotë Shën Joani në letrat e tij (1Jn.4:20) se ai njeri që thotë dua Perëndinë dhe urren vëllanë e tij, është gënjeshtar; sepse si do të duash Perëndinë që nuk e ke parë asnjëherë dhe nuk do vëllain tënd që e shikon çdo ditë?! Ne këtu çdo ditë shikojmë bashkatdhetarët tanë, vëllezërit tanë dhe nëse nuk i duam ata, padyshim që nuk duam as Zotin. Prandaj dhe kisha e nxit atdhedashurinë, si pjesë të rëndësishme të jetës fetare”, ka thënë Kryepiskopi Joan./ CNA
Prokuroria e Breshias dhe SPAK-u kanë kryer një operacion ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka denoncuar nd...
Dalja nga shtrati e lumit Ishëm ka përmbytur qindra hektar...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka vizituar Muzeun e Ar...
Banorët e disa fshatrave të zonës së Kolonjës kanë dalë so...
Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Skënderbe...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar l...
Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë të Shqipëri...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e en...
Në Shqipëri, njerëzit me synime migrimi në të ardhmen e af...
Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëmtimin e skarpatës në hyr...
Avokatja Adriana Kalaja është shprehur mbrëmjen e sotme se...
Studiuesi i teologjisë, Kaon Serjani i ftuar në Top Channe...
Ish-prokurori Eugen Beçi komentoi sot lidhur me propozimin...
Koordinatori për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike...
Avokati i kreut të PL, Kujtim Cakrani ka folur për kërkesë...
Në Bashkinë e Pogradecit vijon puna në terren për evidenti...
Gazetari Mentor Kikia komentoi sot shqetësimin e sjelljës ...
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme pro...
Prefektura e Korçës ka dhënë përditësime lidhur me situatë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...