Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, po raporton sot në Komisionin e Ligjeve.
Si pikat më të forta Çela ka prezantuar dhjetëra udhëzime, për të cilat do të mbahet mend gjatë.
Gjithashtu i përqëndruar Çela ka qenë edhe te plotësimi i rekomandimeve të lëna nga Qeveria dhe Kuvendi.
Një ditë më parë Çela numëroi krimet në KLP, në një seancë gjumi, ndërsa sot i ka numëruar në Komisionin e Ligjeve.
Në vitin 2021 numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me 31,31% të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi.
Prokuroritë e tjera me shifrat më të larta janë: -Elbasan regjistruar 9,31 %, -Durrës regjistruar 9,18 %, -Vlorë regjistruar 6,77 %, -Fier regjistruar 5,63 %, -Shkodër regjistruar 5,44 %, -Korçë regjistruar 4,73 % të procedimeve penale të regjistruara në shkallë vendi.
Përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë edhe në vitin 2021 e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë.
Sa i përket tendencës, vërehet se për vitin 2021 rritjen më të lartë e ka qarku Kukës me 36 %, ndërsa qarku Dibër ka koeficient të kriminalitetit nën mesataren kombëtare, por që rrezulton me rritje 4,62 % krahasuar me një vit më parë.
Sa i përket raportit të grupveprave sipas strukturës së Kodit Penal me numrin total të procedimeve, ndër grupveprat penale me numrin më të lartë të procedimeve të regjistruara nga ana e prokurorisë, evidentohet se veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike përbëjnë numrin më të lartë të procedimeve penale të regjistruara me 28,88 % të numrit të përgjithshëm të procedimeve penale të regjistruara në prokurori për vitin 2021, si dhe me me rritje 9,62 % krahasuar me vitin 2020. Veprat penale vjedhja e pasurisë përbëjnë 27,86 % të numrit të përgjithshëm të procedimeve të regjistruara, por kanë ulje 12,67 % krahasuar me vitin 2020.
Veprat penale që cenojnë regjimin juridik të tokës me 6,90 %, si dhe kanë rritje 11,89 % të numrit të procedimeve të regjistruara në krahasim me vitin 2020.
Veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes me 5,26 %, si dhe kanë një rritje prej 10,13 % në krahasim me vitin 2020.
Veprat penale shkatërrimi i pronës me 4,08 %, dhe kanë një rritje prej 1,4 %.
Veprat penale kundër sekretit dhe kufijve me 3,03 %, dhe kanë një ulje prej 1,83 %.
Veprat penale falsifikimi i dokumenteve me 2,99 % dhe kanë rritje 7,42 % krahasuar me vitin 2020.
Veprat penale kundër shëndetit me 2,9 %, por kanë ulje 4,17 % krahasuar me vitin 2020, -po me 2,70 % deri 2,10 % rezulton pesha edhe për mashtrimet që kanë rritje prej 19,93 %, krimet kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga punonjësit shtetërorë ose në shërbim publik, por kanë ulje prej 8,89 %, dhe krimet kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga shtetasit kanë ulje prej 21,44 %, të procedimeve të regjistruara në prokurori gjatë vitit 2021.
Gjatë vitit 2021 janë përfunduar 25688 çështje që përbën ulje prej 1,84 % të çështjeve të përfunduara krahasuar me vitin 2020, prej të cilave: 40,86 % janë dërguar për gjykim, 22,62 % janë pushuar, 33,72 % janë pezulluar dhe 2,8 % janë transferuar në prokuroritë kompetente.
Janë dërguar në gjykatën e shkallës së parë 10507 çështje me akuzë ndaj 12353 të pandehurve. Krahasuar me vitin 2020 rezulton me një rritje prej 5,35 % e numrit të çështjeve të dërguara në gjykatë dhe 7,38 % e numrit të të pandehurve dërguar në gjykatë. Sipas llojeve të gjykimeve të posaçme gjendja e kërkesave dhe zgjidhjeve në gjykata paraqitet si më poshtë:
-Janë dërguar 264 kërkesa për miratim urdhri penal, me 269 të pandehur ose krahasuar me vitin 2020 me ulje 44,59 % të kërkesave dhe ulje 35,16 % të tëpandehurve, ndërsa nga gjykata është vendosur refuzimi i miratimit të urdhrit penal në 12 raste ose krahasuar me vitin 2020 me shifra të njëjta të rasteve që është vendosur nga gjykata refuzimi i miratimit të urdhrit penal.
-Janë dërguar 520 kërkesa për miratim marrëveshje fajësie, me 537 të pandehur ose krahasuar me vitin 2020 me ulje 29,7 % të kërkesave për miratim marrëveshjeje, ndërkohë nga gjykata është vendosur refuzimi i miratimit të marrëveshjes në 24 raste ose krahasuar me vitin 2020 me ulje 46,66 % të rasteve që është vendosur nga gjykata refuzimi i miratimit të marrëveshjes dhe kthimi i akteve.
-Është kërkuar gjykimi i drejtpërdrejtë për 278 çështje me 290 të pandehur, krahasuar me vitin 2020, përbëjnë rritje prej 13,88 % të numrit të çështjeve për të cilët është kërkuar ky lloj gjykimi.
Gjatë vitit 2021, janë dërguar në gjykatë për pushim 4686 çështje ose me rritje 0,83 % e krahasuar me vitin 2020, prej të cilëve 34,07% janë pushuar për mungesë fakti. Nga të dhënat rezulton se për 144 çështje gjykata ka vendosur kthimin e akteve dhe vazhdimin e hetimeve ose me ulje 38.19 % krahasuar me vitin 2020, ndërsa në 6 çështje ka vendosur kthimin e akteve dhe urdhërimin e formulimit të akuzës, tregues në shifra pothuaj të njëjta krahasuar me vitin 2020.
Gjatë vitit 2021, gjithashtu, është vendosur pezullimi i hetimeve për 8864 procedime për shkak se autori nuk njihet apo nuk është zbuluar autori i veprës penale ose me ulje prej 5,70% e çështjeve të pezulluara në krahasim me vitin 2020.
Në lidhje me vendimet e gjykatës, nga të dhënat statistikore në vitin 2021 rezulton se janë dënuar 8371 të pandehur dhe për 144 të pandehur është dhënë vendim për deklarimin të pafajshëm ose krahasuar me vitin 2020 me rritje 4,35 % e numrit të pandehur të dënuar dhe ulje 5,26 % e numrit të pandehurve të deklaruar të pafajshëm.
-Sipas të dhënave statistikore në vitin 2021 urdhrat për ekzekutimin e dënimeve me burgim, gjobë e dënime plotësuese, zënë 32,63 % të totalit të urdhrave për ekzekutim të lëshuara nga prokurori, ndërsa urdhrat për ekzekutim të dënimeve alternative zënë 67,37 % të totalit të urdhrave për ekzekutim të lëshuara nga prokurori./CNA.al
Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, k...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në qytetin e Kukë...
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, gjatë fjalës së...
Është një film shqiptar, quhet “Ura”. Në fakt janë disa film...
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në Kukës se do të hiq...
Startojnë zgjedhjet e reja në strukturat e Partisë Socialist...
Bashkëshortja e ish-kreut të DIA, Kastriot Ismailaj, i cili ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbyllur takimin me demokrat...
Gjatë fjalës së saj Kryemadhi i bëri thirrje kryeministrit E...
Michael Pompeo, Sekretari i 70-të i Shtetit i SHBA-së, vizit...
Gazetari Artan Hoxha ka udhëtuar drejt Belgjikës, ku do të d...
Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, dy personat e shpallur në k...
Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Parlamentar për çësht...
Mediat e Vjollca Hoxhës ditët e fundit, Gazeta “Shqip”, “T...
Partia Demokratike mund të fitojë zgjedhjet edhe pa LSI-në. ...
Dështimi i raundit të parë për zgjedhjen e Presidentin është...
Deputetja e PD-së, ka kujtuar sot shembjen e teatrit, një be...
Zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albe...
Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot shembjen e Teatrit Kombë...
Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ndodhet në Sh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...