"Kishte menduar të më shantazhonte"/ Zbardhet dëshmia e Bill Gates për lidhjet me Jeffrey Epstein
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, ka bërë me dije se policia e shtetit ka marrë masa për finalen e Conference League. Ndeshja Roma-Face Feyenoord do mbahet më 25 maj në stadiumin ?Air Albania?.
Dervishaj tha se do të ketë masa që nga pikat kufitare e deri tek aktivitetet që do të mbahen në Tiranë. Gjithashtu theksoi se në 25 Maj do të ketë kufizim në disa akse rrugore.
?Masat e planifikuara nga Policia e Shtetit, për këtë aktivitet të rëndësishëm, konsistojnë në disa plane, si në:
– Eskortimin e ekipeve të futbollit të Romës dhe Feyenoord nga aeroporti i Rinasit në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;
– Eskortimi i Personaliteteve të Larta të UEFA dhe Personaliteteve të tjera Shtetërore nga aeroporti i Rinasit në hotel dhe në kthim për në Rinas;
– Eskortimi i automjeteve me sportdashës të të dy ekipeve të futbollit nga Rinasi dhe Durrësi në Tiranë dhe në kthim;
– Garantimin e rendit publik në dy ?Fan Zonat? ku do të qëndrojnë një pjesë e mirë e sportdashësve të të dy ekipeve, gjatë lëvizjes së tyre nga ?Fan Zona? në stadium dhe largimin në përfundim të ndeshjes;
– Organizimin e pikave të kontrollit të sportdashësve para hyrjes në stadium, në rrugën ?Dervish Hima?, ?Lek Dukagjini?, ?Gjergj Filipi?, ?Papa Gjon Pali II? dhe tek kolonat në sheshin ?Italia?;
– Mbështetjen e stjuartëve gjatë kontrollit të sportdashësve para hyrjes në stadium;
– Organizimin e shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrollin e territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;
– Sigurimin e rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;
– Menaxhimin e trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit etj.
Me qëllim garantimin e një mjedisi sa më të sigurtë për sportdashësit e të dy ekipeve të futbollit, si dhe sigurimin e lëvizjes së tyre, Policia e Shtetit, në bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës, do të marrë masa për kufizimin e lëvizjes së automjeteve në disa akse rrugore, duke filluar nga stadiumi deri në sheshin ?Skënderbej?, në lindje deri në Rrugën e Elbasanit dhe në perëndim deri në rrugën ?Sami Frashëri?.
Për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve gjatë datave 24 dhe 25 maj 2022, në qytetin e Tiranës, Policia e Shtetit apelon dhe kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve, me qëllim që të reduktojnë në maksimum përdorimin dhe qarkullimin me automjete gjatë këtyre dy ditëve.
Nisur nga fakti se sportdashësit e dy ekipeve, për të hyrë në stadium, do të ndjekin intenerarin e përcaktuar më sipër, me qëllim shmangien e konfuzionit në pikat e kontrollit të organizuar nga Policia e Shtetit, si dhe në hyrjet e stadiumit, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që kanë një biletë për këtë ndeshje, të lëvizin në rrugën ?Papa Gjon Pali II? dhe në rrugën ?Dervish Hima?, për t?u drejtuar në stadium. Ndërsa qytetarët e tjerë që nuk kanë biletë për në stadium, të mos frekuentojnë këtë zonë.
Është rasti të kujtojmë qytetarët shqiptarë dhe të huaj se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si: hyrja në fushën e lojës, gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv, nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj. Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi masën e njerëzve, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarreve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
Legjislacioni penal shqiptar konsideron vepër penale goditjen apo çdo vepër tjetër dhune të sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportive, për shkak të veprimtarisë sportive, nga persona jashtë kësaj veprimtarie, vepër penale që dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë apo nga drejtues ose anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Strukturat e Policisë së Shtetit janë duke vlerësuar dhe përpunuar informacionet më të fundit lidhur me këtë aktivitet të rëndësishëm sportiv dhe në ditët në vijim do të komunikojmë edhe detaje të tjera nga Plani i Masave, si për numrin e punonjësve të Policisë që do të aktivizohen, mënyrën e menaxhimit të tifozëve dhe të komunikimit me ta, si dhe çdo informacion tjetër që do të jetë i domosdoshëm për qytetarët e Tiranës dhe miqtë nga Holanda dhe Italia, të cilët vijnë për të mbështetur skuadrat e tyre?, tha ndër të tjera në deklaratën për mediat Dervishaj./ CNA.al
Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot shembjen e Teatrit Kombë...
Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ndodhet në Sh...
Ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, zhvilloi nj...
Drejtuesi i gazetës shqiptare në SHBA “Dielli”, Dali Greca, ...
Në selinë e Europolit, në Hagë, Holandë, Drejtori i Përgjith...
Nga Ilir IkonomiDEKLARATA E KOLONELIT 27-VJEÇAR , Shqipëria ...
Gazetarja e njohur, Beti Njuma nuk di të ndalet.E njohur për...
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën për zgjedhjen e kreut ...
Policia e Shtetit ka hapur një tender të ri për blerjen e te...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluk...
Ditën e sotme kryeprokurori Olsian Çela ka folur në lidhje m...
Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, është nder...
Makina inteligjente ka monitoruar qarkullimin e mjeteve në q...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar pas fjalës së kryeminist...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka paraqitur në KLP r...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, mori pjesë në ceremoninë...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë një para...
Gazeta austriake “Kronen Zeitung”, ka denoncuar sot një hist...
Të mërkurën e 25 majit, në stadiumin “Air Albania” do të mba...
Pas denoncimit nga gazeta austriake, “Kronen Zeitung”, e cil...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Evropa Perëndimore po përballet me një valë të fortë të të...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...