Apel për kujdes nga temperaturat e larta/ Rrezik për të moshuarit dhe fëmijët
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...
Deputeti Petrit Vasili ka ngritur një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama, në një reagim për deklaratat e këtij të fundit kundrejt SPAK-ut.
Vasili thotë se Rama po ulërin i trembur sepse do patjetër që SPAK-u të mos e ndëshkojë dhe nuk do SPAK-un e ligjit.
Sipas tij, Rama po kërkon dhunshëm që SPAK-u të veprojë me urdhër të tij, të hetojë me urdhër të tij dhe të dënojë sipas hallit të tij.
?Rama ulërin i trembur se do patjetër SPAK-un me Regji, që nuk e ndëshkon dhe jo SPAK-un e ligjit! Rama dhunshëm po kërkon që SPAK-u të veprojë me urdhër të tij, të hetojë me urdhër të tij dhe të dënojë sipas hallit të tij. Rama deklaronte në 14 korrik 2016 në takim me studentë të juridikut dhe magjistraturës:
“…e kam thënë që, nëse duam të bëjmë një reformë në drejtësi që është reformë reale, ne të gjithë, që jemi në politikë duhet të bëjmë një hap mbrapa e t?ua lëmë njerëzve të sistemit”.
Sot po ky Ramë hipokrit dhe i kapur keqas kërcënon hapur dhe i jep urdhra SPAK-ut. Po ku shkuan deklaratat e tij??, shtron pyetjen deputeti i LSI-së.
Më tej, ai deklaron se gjithçka që po ndodh po vërteton konstatimet e Elez Biberajt se Reformat e Drejtësisë janë dëmtuar nga korrupsioni i përhapur dhe se Rama po forcon pushtetin duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura dhe duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën.
?Përfunduan pra në kosh garancitë e famshme të ndërkombëtarëve për një Reformë në Drejtësi gjoja të çliruar nga politika dhe të pavarur, që i bindej vetëm e vetëm ligjit, sepse në realitet kapja dhe nepotizmi rilindas ulërijnë në mes të ditës. Reforma në Drejtësi polli vetëm një Drejtësi me Regji.
Dështimi i drejtësise do zgjidhje jo propagandë! Asnjë nuk e ha më propagandën e drejtësisë shqiptare, që pritet të bëhet një mrekulli botërore sepse dështimi flet vetë. Asnjë nga dashnoret e të ashtuquajturës Reformë në Drejtësi nuk guxon sot as t?ju kthejë përgjigje fakteve reale të gjendjes katastrofike dhe kolapsit ku ka rënë aktualisht sistemi i drejtësisë?, vijon Vasili, ndërsa rendit ato që i quan fakte të kapjes së drejtësisë.
?Drejtësia me regji nuk vepron edhe kur falsifikohen dokumentat shtetërore nga Kuvendi i Shqipërisë përpara Gjykatës Kushtetuese kundra Kreut të Shtetit.
Drejtësia me regji nuk vepron për Inceneratorët, Teatrin Kombetar, Becchetin, Aferën e energjisë, Koncesionet, Tenderat sekretë, Portin e Durrësit e dhjetëra çështje tepër të rënda.
KED u bllokua qëllimisht për një kohë shumë të gjatë në dhunim të Kushtetutës dhe ligjit me qëllimin e vetëm, atë të kapjes së tij nga Rilindja.
Shorti i hedhur nga Kryetari i Parlamentit Meta u pengua nga Rilindja edhe nga ndërkombëtarët duke lënë qëllimisht vendin pa Gjykatë Kushtetuese për tre vjet rresht dhe ende sot të paplotësuar.
Gjatë procesit të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese u vërtetua tentativa mafioze e kryetarit të KED, Dvoranit për të rrëmbyer anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që ishin kompetencë e Presidentit.
Dhjetëra mijëra dosje kanë mbetur pa u trajtuar, që nga Gjykata e Lartë me 36 mijë dosje e deri te gjykatat e të gjitha niveleve ku mbi 70 mijë të tjera janë bërë stivë.
Gjykata Europiane e te Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar me gjobë deri në 5 mijë euro qeverinë shqiptare për vonesat disavjeçare në gjykim të një çështjeje.
Janë dhjetëra-mijëra çështje dhe ka mjaft prej tyre që kanë më shumë se 5 vjet, që presin dhe ky precedent i Strasburgut mund të shkaktojë një dënim me dhjetëra-miliona euro.
Në pesë vitet e fundit, volumi i punës në gjykata është rritur nga dyqind në dymijë dosje për çdo gjyqtar, ndërsa koha mesatare e zgjidhjes së një çështjeje është rritur mesatarisht nga 180 ditë në 730 ditë.
Asnjë Strategji nuk ekziston për të zgjidhur kolapsin total të Sistemit Gjyqësor në të gjitha nivelet, ku mungesat në personel janë kritike.
Dhjetëra ligje të Reformës në Drejtësi janë ndryshuar ende pa filluar akoma funksionimi i tyre, pa konsultim me Komisionin e Venecias, vetëm me nisma të njëanshme të qeverisë dhe janë miratuar nga një parlament jolegjitim dhe njëpartiak.
Nepotizmi politik rilindas me vellezër e motra e kushërinj të ministrave në emërimet e anëtarë të Komisioneve të Vetingut është fakt dhe shkak për mosbesimin ndaj vlerësimeve të tij.
Vetingu u katandis në një Inspektoriat të Deklarimit të Pasurisë dhe asgjë më shumë. Funksionoi me standarde të dyfishta dhe u kritikua hapur nga Komiteti i Helsinkit, që shprehej:
?vëzhguesit e KSHH-së kanë evidentuar raste sporadike të standardeve të dyfishta në vendimmarrjen e KPK-së, ndaj kemi mendimin se praktika e vetingut ka nevojë të konsolidohet.
Procesi i rivlerësimit është bazuar kryesisht në kriterin e pasurisë, duke mos pasur në konsideratë edhe dy kriteret e tjera: atë të vlerësimit të figurës dhe të aftësive profesionale?, thoshte Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Konkurrimi për vendet e reja në sistemin e drejtësisë ishte fiktiv, pa garë dhe pa numrin minimal të konkurrentëve për çdo post, duke bërë kontrollin e plotë të procesit nga Rilindja, duke ulur dukshëm cilësinë dhe duke realizuar thjesht mbushjen e vendeve dhe kapjen e institucioneve të reja të drejtësisë.
Edhe sot Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë edhe sot pa numrin e plotë të funksionimit të tyre duke kaluar çdo afat kushtetues.
Afatet kushtetuese të Reformës në Drejtësi1 të votuar në 21-22 korrik u shkelën të gjitha dhe asnjë përgjegjësi nuk ka dalë për këtë, por përkundrazi e kanë kthyer Kushtetutën në një letër pa vlerë.
Ky është realiteti shumë i hidhur i “Drejtësisë së Re”.
Kushdo, që përpiqet ta mohojë dhe ta fshehë, i bën shërbim antiligjit dhe shkatërrimit përfundimtar të shtetit ligjor dhe destabilizimit shumë të rëndë politiko-shoqëror në Shqipëri?, përfundon deputeti./ CNA.al
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka denoncuar abuzimin ...
Kryeministri Edi Rama në gati nëntë vite qeverisjeje, ajo çf...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë mesazhe të forta gjat...
Teksa Partia Demokratike po përpiqet të rimëkëmbet nga kriza...
Ka përfunduar mes brohoritmave dhe duartrokitjeve takimi i i...
Deputeti Ervin Salianji deklaroi pasditen e sotme se nuk ka ...
Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot nga Fieri se i është a...
Kandidati për kryetar të PD-së, Ibsen Elezi, ka sfiduar mbrë...
Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, ësht...
Ish kryeministri Sali Berisha ka nisur me takimet me demokra...
Ish kryeministri Sali Berisha dhe Ibsen Elezi kanë nisur fus...
Ibsen Elezi e ka nisur garën për kreun e PD-së nga Kukësi.Në...
Dega e PD Korçë ka zhvilluar dje zgjedhjet për anëtarët e K...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur rr...
Enkelejd Alibeaj, i cili ligjërisht ka vetëm postin e depute...
Çfarëdo emocioni që mund të ndjeni nesër duhet ta përqafoni ...
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, i cili është një nga negoci...
Gazment Bardhi ka komentuar sërish mbrëmjen e sotme përplasj...
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka komentuar krizën ...
Ibsen Elezi do të garojë përballë Sali Berishës në zgjedhjet...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...