web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Falë tyre u kthyem buzëqeshjen familjeve”/ Rama falenderon punëtorët e Rindërtimit

1 Maj 2022, 07:14, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama, me rastin e 1 Majit, e cila njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, i është drejtuar me një mesazh falenderimit punonjësve të Rindërtimit.

Kryeministri Edi Rama, në këtë ditë ka falënderuar punëtorët që bënë realitet projektin e rindërtimit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ku mijëra banorë mbetën pa shtëpi.

?Mirëmengjes dhe me falenderimin nga zemra për të gjithë njerëzit e punës që bënë realitet projektin e rindërtimit, pa të cilët nuk do mund t?u kthenim dot buzëqeshjet familjeve të prekura, ju uroj të diel të qetë.?– shkruan Rama.

Kujtojmë këtu se ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

Kjo ditë, ju referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës./CNA.al





Lajmet e fundit nga