“Unë jam Sali Berisha”/ Ish kryeministri ngre tonet në Kuvend: Se pranoj shpifjen për të vërtetë
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka ngritur tonet...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli gjatë fjalës së saj sot në Kuvendin Kombëtar, që po mbahet në Pallatin e Kongreseve, i është drejtuar me mesazhe mjaft të forta demokratëve.
Teksa po zbriste drejt Foltores, Topalli u shoqërua me duartrokitje, çka duket se e preku dhe nisi të përlotet në nisje të fjalimit të saj.
Topalli, ndërsa bëri një analizë të asaj çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve në PD, tha se tashmë është koha për ringritje dhe për këtë duhet ndihma e demokratëve.
?Jam sot këtu, edhe sepse besoj se asgjë nuk është e pa mundur.
Partia jonë është ende e plagosur.
Do doja t ?i thoja kujtdo ?. Mos lëndoni më shumë plagët tona.
Ne duam të shërohemi. Po luftojmë që të shërohemi.
Atyre që cojnë partine e tyre në gjykate, në mënyre të pa legjitimuar i them se boll e keni lënduar këtë parti nga e cila keni marrë pa merituar.
Ndërkohë ne duhet të mesohemi se partia nuk eshte kryetari e aq me pak nuk eështë thjesht sigla apo më pak godina.
Partia është identitet ; janë njerezit, fryma dhe vlerat që ndajmë.?-tha ndër të tjera Jozefina Topalli.
Fjala e plotë në Kuvendin e PD:
Heren e fundit qe kam qene ne Kuvend te Partise tone, ka qene pas zgjedhjeve te 2013.
Ishim mesuar te ishim pjese e nje partie qe fitonte zgjedhjet dhe sa here PD fitonte, ne ishim ne gjendje te benim ndryshime per mire.
Kemi bere edhe gabime dhe sot besoj ketu biem dakord te gjithe.
Por ama ne Pushtet qeverisnim, ne opozite ishim te forte dhe te vertete.
Me lejoni te ndalem ketu tek opozita jone.
Ne vitet me te gjata e te veshtira te opozites para 2005, askush nuk na quajti per opozite te rreme
Nuk e mendonim se mund te korruptoheshe ne opozite, nuk vinim gjoba; nuk shisnim misionin e opozitarizmit!
Nuk kembenim me Zarfe vendet e deputeteve, e nuk digjnim mandate.
Nuk i iknim pergjegjegjesive dhe nuk imagjinonim te hidhnim gaz ndaj njerezve tane.
Ishim mesuar te benim beteja per te vertetat tona, pavaresisht sa mund te kushtonte.
Besonim se kishim per detyre te ishim mbrojtesit e te drejtave e lirive te qytetareve, gardiane te interesit publik; te mbanim nen kontroll qeverine;
Ishim mesuar te mos terhiqeshim as nga kercenimet?
Por, Por erdh dita kur Partise sone demokratike , te mos i mbeste gje demokratike,Atje lart! Ne udheheqjen e saj.
Gjerat u ngaterruan dhe kur gjërat ngatërrohen, fundi i tyre duhet vlerësuar nga fillimi.
Fillimi yne, i te gjitheve ne bashke edhe atyre qe nuk jane sot ne kete salle, por me zemer e mendje jane po aq demokrate sa diten e pare, eshte arsyeja pse jam ketu sot. Ku ne fakt kam qene gjithmone, edhe pse me dhimbje e them, per disa e padeshiruar.
Njeriu ne kaq jete sa kemi, ka aq vlerë sa guxim e vendosmëri, aq sinqeritet sa baraspeshë në gjykim, aq trimëri sa respekt për vetveten, dhe aq dëlirësi sa ka të zhvilluar ndjenjën e turpit.
Cili ishte fillimi i renies tone?
Dita kur filluan te rrezohen vlerat mbi te cilat u ngrit kjo parti.
Dhe per vite me rradhe kjo ka ndodhur dhe kemi heshtur. Kemi heshtur. Per shume vite kemi heshtur.
Pas 2013 tatepjeta e PD mori vrapin.
Nuk kishte nevoje per analiza per te kuptuar se kishte gjera qe nuk shkonin ne Partine tone. Shume ishin konfuze, te hutuar. Disa perqafuan kryetarin e ri me shprese se e ardhmja do na buzeqeshte po aq sa ai i buzeqeshte te gjitheve.
Por e ardhmja cdo dite e me shume ngjante me rrokopujen, renien e mendimit politik e intelektual dhe jo rralle filloi te shfaqej edhe me banale se sa mund te mendohej.
Pas 2013 PD hyri ne Krize.
Krize identiteti . Krize perfaqesimi. Krize lidershipi
-Ne Parlament deputetet benin betejen me krimin, nderkohe udheheqja me buzeqeshje bente pazare me pushtetin.
-Ne rruge,qytetaret protestonin per te drejtat e tyre
-Ne zyren bashkiake te kryetarit te PD, kishin nisur negociatat per lejet e ndertimit
-Ne shtepite e shqiptareve kishte nisur largimi nga puna, ne shtepine e kryetarit shtohej puna per kunatin.
E keshtu, dite pas dite e vit pas viti, ne vend te hapeshim u mbyllem, ne vend te gjitheperfshirjes erdhi perjashtimi, ne vend te degjimit te njeri tjetrit, nisi shpallja e grupeve armiqesore, ne vend te bashkepunimit erdhi percarja, ne vend te parlamentit nisi cadra, ne vend te zgjedhjeve shtroi rruge bojkoti, ne vend te pranimit te humbjes, humbja nisi te quhej fitore!
Te paret qe e perceptuan ishin shqiptaret,qe ne 2017.
Dhe nuk e kam fjalen thjesht per rezultatin e zgjedhjeve. E kam fjalen per me te renden qe po i ndodhte vendit tone- per largimin e shqiptareve nga vendi.
Ata jo vetem ishin te pa kenaqur me qeverine, por ata nuk shikonin me alternative; ata ndiheshin te tradhetuar; ne perceptimin e tyre ata ( kryetaret) ishin bashke.
Ajo qe pame me pas na tregoi se nuk ishte vetem perceptim.
Ne politike thuhen edhe ca te verteta.
Prandaj jemi sot ketu.
E di qe jo te gjithe e bejne. Keshtu ka ndodh dhe ndodh edhe sot, edhe ne vende te tjera.
Konformizmi, heshtja dhe vonesa ne reagim kane qene arsyeja tjeter kryesore e renies se PD.
Une nuk i perkas atyre qe e perbuzin politiken dhe shajne politikanin.
Jo. Sepse politikani i mire, ka barren si askush per te mbajt pergjegjesi dhe per te dhene zgjidhje.
Por jam dakord qe njeriu dhe sidomos nje politikan qe karrieren politike e sheh vetem si dhurate, e shkaterron profilin e cdo politikani.
Sepse njeriu politikan shkaterrohet me poliken pa principe,me qejfet pa ndergjegje,me pasurine qe nuk eshte fryt I punes,me dijen kur vjen pa karakter,me marreveshjet kur behen pa moral dhe me besimin kur vjen pa sakrifica.-
Te dashur miq,
Opozita e PD nuk ka qene kurre e lehte. Por ju jeni po sa une te ndergjegjshem qe kete opozite nuk e meritonim
Ndaj Levizjet para foltores ishin gjeja me e paster dhe shkundja nga gjumi fitimprures i Lulzimit.
Levizja Ishte tharmi.
Foltorja ishte gjeja me e bukur qe mund te ndodhte per te zgjuar strukturat.
Kuvendi i 11 Dhjetorit ishte hapi i pare i rendesishem per t?u ndare nga pazaret.
Kuvendi i sotem eshte nje tjeter gur kilometrik ne betejen per te gjetur vehten.
Ne e dijme, qe beteja qe kemi perpara nesh do jete e forte.
Dhe ? nuk eshte hera e pare
Ne e dime se rimekembja eshte me e veshtire se fillimi.
Por, nga eksperienca mbaj mend se pavaresisht sa pengesa ke para, asgje nuk ndalon shumicen e qytetareve qe duan ndryshim.
Ka shume cinike qe thojne se nuk do ia dalim.
I kam degjuar edhe shume vite me pare, i kam degjuar edhe pak vite me pare, kur here bashke me kolege te tjere dhe here krejt vetem nuk pushoja se luftuari per nje opozite jo te rreme.
Edhe pse e dija ?sa e rrezikshme eshte me pas te drejte kur shefi e ka gabim?.
Ciniket do shtohen dhe do behen me te zhurmshem ne javet dhe muajt e ardhshem.
Mund te thone se po i japim shpresa falso njerezve.
Por ne historine e betejave per te vertetat , nuk mund te kete asgje falso qe ka te beje me shpresen.
Te tjere mund te na vejne edhe mure.
Mund te duket e cuditshme , por ne kohe bravash e dyersh te blinduara ,? cdo mur eshte nje porte.??
Ne familjen time kur isha e vogel me kane mesuar se :-
?Njeriu mund te rrezohet disa here , por nuk eshte kurre i mundur deri ne momentin kur refuzon te ngrihet?
Kjo vlen per cfare na ndodh ne jete, por po ashtu edhe ne politike.
E vertete!
Partia jone sot ne fakt eshte e plagosur, dhe ne duhet te dalim nga trauma dhe hutimi.
Ne kemi nje instikt, por jo argumentim se cfare do thote te jesh demokrat?..si shoqeri kemi probleme me kulturen e demonracise? ndaj nje debat i madh per demokracine eshte i rendesishem edhe pas Kuvendit ..
Eshte paradoksale por reale qe ne jetojme ne epoken digitale , por edhe ne kohen e sfides qe autokracia po i ben demokracise.
Ajo qe ndodh me klasen tone politike eshte deshmi e saj.
Ne vazhdojme te kemi para nje sfide ekzistenciale per opoziten dhe pluralizmin.
Por ne mund te vendosim shpresen para frikes.
Vetem se perseri ka nevoje nje kusht:- te jemi te vertete.
Prandaj jemi bashke ketu.
Sa here kemi qene te vertete shqiptaret na kane besuar? kur u beme pragmatiste na hoqen besimin. Dhe kane pasur te drejte.
Prandaj ne thelb sfida jone eshte te fitojme besimin.
Ai nuk fitohet me force; as me deklarata. Besimi fitohet me vepra e me te vertetat; dhe nga keta te fundit nuk duhet te kemi frike!
Gjithmone kam menduar se nuk eshte vetem pushteti , qe korrupton, por edhe frika!
Kur kemi patur sfida shume te veshtira, kur na kane thene qe nuk duhej ta provonim, se nuk do ia dilnim, shqiptaret i jane pergjigjur me nje nje credo pa kohe: Po! Ne do bejme betejen tone dhe do fitojme!
Ne nuk kemi pse te kemi frike tjeter pervec frikes!
Kjo eshte gjeja qe i them me shpesh vehtes.
Prandaj e perseris edhe ketu.
Kur kam hyre ne politike isha rreth 30 vjece, nje nene e re me dy femije te vegjel . Vija nga Shkodra.
Ne opoziten e pare nuk kuptoja aq shume nga politika , por mesova te beja beteja .
Ne opoziten e dyte , guxova te ngrihesha kundra krimit ne parlament e pastaj kundra opozitarizmit te rreme te ish udheheqjes t te partise , nenkryetare e se ciles kisha qene.
Heren e pare kam provuar edhe armen mbi koke. Heren e dyte lincimin nga te ?mijte?., qe ishte me e rende se vete arma.
Nuk do isha e vertete nese do thoja se nuk e kam vuajtur, ashtu sikunder jam ndjere e lenduar nga vetmia ne betejat per keta ceshtje qe po beni tani edhe ju, por nuk jam dorezuar.
Sot , kam dy nipa te vegjel, e perpiqem t?i rrij afer e te bej ate qe nuk kam mundur te bej me femijet e mi per shkak te kohes se kufizuar kur isha nene e re dhe nenkryetare.
Para se te me akuzonin per armike me kane akuzu per arrogance . Mbase pasioni per te drejten te ben te dukesh edhe arrogant, te ndjehesh edhe trim, por blere e shitur miqte, familjen politike, gjakun e familjareve te mi, vetmine e femijeve te mi te rritur me shume me gjyshe se me mua, nuk e kam bere kurre! Dhe kete megjithese mundohem, nuk e harroj dot; por natyrisht e kam fal.
Ndaj jam ketu sot. Se konsideroj situaten si nje pike kritike per opoziten , pluralizmin dhe per vendin.
Jam ketu me vetdijen , qe sot jo vetem PD eshte ne krize, por stryktura politike ne Shqiperi ka ndryshuar per keq!
Balancat jane prish. Pothuaj Cdo gje eshte kthyer ne korrupsion ! Ngado te hedhesh syte perkthehet vetem para, gje qe ben gati qesharake kedo qe mendon se ne kete bote pervec parase ka edhe shume gjera te tjera te forta qe kane mbajtur ne ekuiliber njerezimin.
Por jam sot ketu , edhe sepse besoj se asgje nuk eshte e pa mundur.
Partia jonë eshte ende e plagosur.
Do doja t ?i thoja kujtdo ?. Mos lendoni me shume plaget tona.
Ne duam te sherohemi. Po luftojme qe te sherohemi.
Atyre qe cojne partine e tyre ne gjykate, ne menyre te paLegjitimuar i them se boll e keni lenduar kete parti nga e cila keni marre pa merituar.
Nderkohe ne duhet te mesohemi se partia nuk eshte kryetari e aq me pak nuk eshte thjesht sigla apo me pak godina.
Partia eshte identitet ; jane njerezit , fryma dhe vlerat qe ndajme.
Po te mos ishin keta, do ishim shkrire me ate qe kemi kaluar.
Sot jam me optimiste nga cfare kam qene disa vite me pare;
Jam ketu edhe ne nderim te trashegimise sone.Si parti demokratike , perjashtu vitet pas 2013, kemi bere shume per vendin tone; kemi frymezuar shqiptare, sidomos te rinjte per te besuar se sejcili mund te beje diferencen duke u lidhur me nje projekt shume me te madh se projekti individual.
Ne duam ta bejme perseri!
Jam ketu se nuk kam nder mend me ndalu apo me qendru anash; do jem si gjithmone vehtja ime, si besimtare e parimeve demokratike ,per te gjithe ditet qe me mbeten.
Nuk ka mesues me te mire se Veshtiresia.
Cdo sulm qe merr, cdo rrahje zemre, cdo vuajtje, ka faren e vet, leksionin e saj se si me permiresu qendrimin tend heren e ardhshme.
Kam patur gjithmone nje bindje ?. Se nuk mund te pretendosh te ndryshosh situatat kur refuzon te perballesh me ta?.
Dikush do thote se ti ike e krijove levizjen tende. Une nuk jam larguar kurre nga PD.
Ajo iku nga demonratet.
Per ju qe jeni te rinj apo te rinj ne zemer ju sugjeroj vetem nje gje, shkoni pas te vertetes; ajo ju jep liri!
Te vertetat kane qene liria ime!
Dhe per te kuptuar cfare duhet te bejme nga sot e tutje ndoshta duhet t?i japim pergjigje 3 pyetjeve:
Cfare i beri bashke shqiptaret e 30 vite me pare?
Ne e dime pergjigjen .
Kur pergjigjen ta kthejme ne veper, dhe opoziten ne pushtet moral ,atehere rruga do jete me e qarte.
Nuk jam ketu se besoj se une mund te ndryshoj gjerat,por besoj se ju dhe ata qe nuk jane ketu mund te ndryshoni gjerat.
-Per te gjithe Shqiptaret,
qe mbeshtetjen e tyre na duhet ende ta fitojme,vertet sot ndoshta nuk kemi arritur ende tju bindim per te na dhene voten,por te pakten ju kemi degjuar heshtjen e ju kemi kuptuar mendimin.
Na duhet ndihma juaj.
Ne kemi vendosur te zgjedhim shpresen mbi friken, kemi vendosur te bashkohemi ne vend qe te ndahemi . Ne na duhet nje rimekembje morale.
-Ky kuvend do te jete fillimi i nje rruge jetike!
Nese gjate rruges do jemi te vertete edhe ngritja do te jete e vertete;
Ne dy fjale mund te permbledh cdo gje qe kam mesuar nga jeta:
Ec perpara!
Te gjithe kemi nje rezerve fuqie te padiskutueshme, qe shperthen sa here jeta na ven ne prove!
Kjo eshte prova jone!/CNA.al
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka ngritur tonet...
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, ka shprehur mir...
Ish-kryeministri dhe lideri historik i PD, Sali Berisha i ës...
Arian Asimi, gazetar i Nova Media, ka qenë pjesë e Kuvendit ...
Aktivistja Evi Kokalari, në fjalimin e saj në Kuvendin Kombë...
Kuvendi Kombëtar i PD ka miratuar ndryshimet për statutin e ...
Miratohet rezoluta e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratik...
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi nga foltorja e Kuvendit Ko...
Kryeministri Edi Rama vijon të propagadojë shërbimin online....
Kuvendi Kombëtar i PD ka shpallur sot vakancën për kreun e G...
Kuvendi Kombëtar ka vendosur sot datën 22 maj, për të zhvill...
Sekretari i Përgjithshëm i FRPD, Grigels Muçollari, prezanto...
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i është drejtuar ...
Ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, është shprehur se F...
Analisti Artan Hoxha në Kuvendin Kombëtar të PD-së ka deklar...
Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli është përlotur nga pr...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka përcjellë mesazhe ...
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia gjatë fjalës s...
Ish Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, gjatë fjalimit të tij...
Ish Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, nga foltorja e Kuvend...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...