"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, thanë të hënën pas një vizite nën vellon e fshehtësisë në Kiev, se presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky, është i përkushtuar për të fituar luftën e vendit të tij kundër Rusisë dhe se Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë atë të përmbushë këtë qëllim.
“Mendësia e tij është se ukrainasit duan të fitojnë dhe ne kemi mendësinë që duam t’i ndihmojmë ata të fitojnë,” u tha sekretari Austin gazetarëve në Poloni, një ditë pas takimit tre-orësh kokë më kokë me presidentin Zelenskyy në Ukrainë.
Sekretari Austin tha se natyra e luftës në Ukrainë ka ndryshuar tani që Rusia është tërhequr nga rajonet e pyllëzuara veriore për t’u përqendruar në qendrën industriale lindore të Donbasit. Për shkak se natyra e luftës ka evoluuar, po kështu ka ndodhur edhe me nevojat ushtarake të Ukrainës, dhe presidenti Zelenskyy tani është i përqendruar në më shumë tanke, artileri dhe municione të tjera.
“Hapi i parë për të fituar është të besosh se mund të fitosh”, tha sekretari Austin. “Ne besojmë se ata mund të fitojnë, nëse kanë pajisjet e duhura, mbështetjen e duhur dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur… për të siguruar që kjo do të sigurohet?.
Udhëtimi i sekretarëve Blinken dhe Austin është vizita e nivelit më të lartë amerikan në kryeqytetin e Ukrainës që nga agresioni i Rusisë në fund të shkurtit.
Ata u thanë presidentit Zelenskyy dhe këshilltarëve të tij se SHBA-ja do të sigurojë më shumë se 300 milionë dollarë financime të huaja ushtarake dhe kanë miratuar një shitje municionesh prej 165 milionë dollarësh.
“Ne patëm mundësinë për të demonstruar drejtpërdrejt mbështetjen tonë të fortë e të vazhdueshme për qeverinë dhe popullin ukrainas”, tha sekretari Blinken. ?Ky ishte, për gjykimin tonë, moment i rëndësishëm për të qenë atje, për të zhvilluar biseda ballë për ballë në hollësi?.
Sekretari Blinken tha se takimi me ukrainasit zgjati për tre orë dhe u bisedua për një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë ndihmën që i nevojitet vendit në javët në vijim.
?Strategjia që kemi vendosur, mbështetja masive për Ukrainën, trysnia masive kundër Rusisë, solidariteti me më shumë se 30 vende të përfshira në këto përpjekje, po jep rezultate reale?, tha sekterai Blinken.
?Kur bëhet fjalë për qëllimet e luftës së Rusisë, Rusia po dështon. Ukraina po ia del mbanë. Rusia kishte qëllimi kryesor ta nënshtrojë plotësisht Ukrainën, t’i heqë sovranitetin, t’i heqë pavarësinë. Kjo ka dështuar?.
I pyetur për atë që Shtetet e Bashkuara e shohin si sukses, sekretari Austin tha se ?ne duam të shohim Ukrainën të mbetet një vend sovran, një vend demokratik i aftë për të mbrojtur territorin e saj sovran, ne duam ta shohim Rusinë të dobësuar deri në atë masë sa të mos mund të bëjë gjëra të tilla si agresioni mbi Ukrainën?.
Të dy zyrtarët thanë gjithashtu thanë se presidenti Joe Biden së shpejti do të emërojë zonjën Bridget Brink për të qenë ambasadore në Ukrainë dhe se diplomatët amerikanë që u larguan nga Ukraina para luftës, do të fillojnë të kthehen në vend javën që vjen. Ambasada amerikane në në Kiev do të qëndrojë e mbyllur tani për tani.
Zonja Brink, një diplomate e karrierës shërben që nga viti 2019 si ambasadore në Sllovaki. Ajo ka kryer më parë detyra në Serbi, Qipro, Gjeorgji dhe Uzbekistan, si dhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. Emërimi kërkon konfirmimin nga Senati amerikan.
Gazetarëve që udhëtuan me sekretarët Austin dhe Blinken në Poloni, iu ndalua të raportonin për udhëtimin derisa ai përfundoi, nuk u lejuan t’i shoqëronin ata në udhëtimin e tyre tokësor në Ukrainë dhe iu ndalua të tregonin se ku në Poloninë juglindore ata u takuan me anëtarët e kabinetit pas kthimit të tyre. Zyrtarët në Departamentin e Shtetit dhe në Pentagon përmendën shqetësimet e sigurisë.
Sekretarët Austin dhe Blinken njoftuan gjithsej 713 milionë dollarë financime të huaja ushtarake për Ukrainën dhe 15 vende aleate dhe partnere. Prej tyre rreth 322 milionë dollarë janë caktuar për Kievin. Pjesa e mbetur do të ndahet midis anëtarëve të NATO-s dhe vendeve të tjera që i kanë ofruar Ukrainës furnizime thelbësore ushtarake që nga fillimi i luftës me Rusinë, thanë zyrtarët.
Një financim i tillë është i ndryshëm nga ndihma e mëparshme ushtarake e SHBA-së për Ukrainën. Këto janë para të gatshme që vendet mund t?i përdorin për të blerë furnizime që mund të jenë të nevojshme.
Paratë e reja, së bashku me shitjen 165 milionë dollarësh të municione jo të prodhuara në SHBA, që janë në përputhje me armët e epokës sovjetike që përdorin ukrainasit, e sjellin në 3.7 miliardë dollarë shumën totale të ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën që nga fillimi i agresionit, thanë zyrtarët.
Presidenti Biden e ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për gjenocid për shkak të shkatërrimeve dhe vdekjeve të shkaktuara në Ukrainë. Vetëm të enjten, presidenti Biden tha se do të ofronte një paketë të re prej 800 milionë dollarësh ndihmë ushtarake për Ukrainën, që përfshin artileri të rëndë dhe dronë.
Kongresi miratoi muajin e kaluar 6.5 miliardë dollarë për ndihmë ushtarake si pjesë e shpenzimeve prej 13.6 miliardë dollarësh për Ukrainën dhe aleatët, në përgjigje ndaj agresionit rus.
Nga Polonia, sekretari Blinken planifikon të kthehet në Uashington ndërsa sekretari Austin do të shkojë në Ramstein të Gjermanisë, për një takim të martën me ministrat e mbrojtjes së NATO-s dhe vendeve të tjera donatore./VOA
Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë zërat, se drejtoresha...
Ndërsa po vjen vera, Qeveria shqiptare ka parashikuar lehtës...
Mimoza Hajdarmataj, anëtare e Komisionit të Rithemelimit, ka...
Kryeministri Edi Rama e ka gati justifikimin për zvarritjen...
Mbi 1,6 milionë shqiptarë iu drejtuan kutive të votimit, më ...
Alen Kola, një nga tri kandidatët që garojnë sot për kreun e...
Kuvendi i Shqipërisë, pra politika shqiptare ka edhe disa zo...
Procesi i votimit për krerët e degëve lokale të PD, vijon pr...
Deputeti Edi Paloka, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të ...
Procesi i votimeve në Partinë Demokratike për zgjedhjen e kr...
Valdrin Pjetri, i cili dha dorëheqjen si kryebashkiak i Shko...
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elekt...
Akademiku Artan Fuga, ka bërë një analizë se përse një fitor...
Demokratët e Durrësit zgjodhën me votë ditën e djeshme si kr...
Kryeministri Edi Rama ka kontaktuar menjëherë Emmanuel Macro...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka re...
Përfundon numërimi i fletëve të votimit në degën e PD-së së ...
Në Vorë, kryetar i degës është zgjedhur Pëllumb Brusha me 80...
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elekt...
Niko Peleshi, ministri socialist i Rilindjes, tashmë qartazi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...