Pamje nga vendngjarja/ Ja ku ndodhi vrasja e efektivit në Maliq
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Uashington ? Sot, Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) përcaktoi shtatë individë dhe një ent në katër vende të Ballkanit Perëndimor, bazuar në Urdhrin Ekzekutiv (E.O.) 14033. Ky është vendimi i dytë që OFAC ka ndërmarrë bazuar në E.O. 14033 dhe që shënjestron persona të cilët kërcënojnë stabilitetin e rajonit përmes korrupsionit, aktivitetit kriminal dhe sjelljeve të tjera destabilizuese. Vendimi i sotëm përforcon përkushtimin e Thesarit për të nxitur llogaridhënien për aktorë të përfshirë në sjellje destabilizuese dhe korruptive në rajonin e Ballkanit Perëndimor. E tillë sjellje korruptive minon sundimin e ligjit dhe rritjen ekonomike, si dhe iu mohon njerëzve në këto vende mundësi dhe stabilitet.
?Personat e përcaktuar sot përbëjnë një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal, besimin në institucione dhe aspiratat e atyre që kërkojnë qeverisje demokratike dhe të shëndoshë në Ballkanin Perëndimor?, tha Nën-Sekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson. ?Lufta kundër korrupsionit në mbarë botën është përparësi kryesore e administratës Biden-Harris dhe Thesari nuk do të ngurrojë të përdorë të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të mbajtur përgjegjës aktorë të korruptuar dhe destabilizues?.
Si pjesë e këtij vendimi, Departamenti i Shtetit përcakton publikisht individë nga Maqedonia e Veriut dhe Bosnie-Hercegovina sipas Seksionit 7031(c) të Aktit të Buxhetit të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Ngjashme, 2022, duke vendosur atë që rëndom njihet si ndalim i vizave. Departamenti i Shtetit përcakton gjithashtu edhe pjestarët e familjes së tyre të ngushtë sipas 7031(c). Ky vendim i bën ata dhe pjestarët e familjes së tyre të ngushtë të pakualifikuar për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Nikola Gruevski (Gruevski) është dënuar dhe mbetet i dyshuar në disa çështje korrupsioni, dhe është akuzuar për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe vepra të tjera penale të lidhura me kohën e tij si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut nga viti 2006 deri në vitin 2016. Ai e ka shmangur vazhdimisht arrestimin e vet për dënimin e vitit 2018 nga një gjykatë në Maqedoninë e Veriut për akuza të lidhura me korrupsionin, gjë e cila paraqet një pengesë serioze për llogaridhënien për korrupsionin dhe aktivitetet e lidhura me korrupsionin në Maqedoninë e Veriut. Gruevski është pronar dhe drejtues i kompanisë hungareze I.C.I.C. KFT, e cila është e regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në Pecel, Hungari.
Gruevski përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete. I.C.I.C. KFT përcaktohet në zbatim të E.O. 14033 sepse është në pronësi të apo e kontrolluar nga Gruevski.
Sasho Mijalkov (Mijalkov) është ish-shefi i kundërzbulimit në Maqedoninë e Veriut. Mijalkov dyshohet se ka qenë i përfshirë në një skemë të manipulimit të votave dhe një operacion të gjerë përgjimi të paligjshëm që shënjestroi 20,000 njerëz, përfshirë politikanë të opozitës, gjyqtarë dhe gazetarë, që siguroi përfitime politike dhe ekonomike dhe që nxiti një krizë politike dyvjeçare në vend duke zbuluar ndërhyrjen e pretenduar të qeverisë në gjyqësor, kontrollin mbi disa media dhe ndërhyrjen në zgjedhje. Në shkurt të vitit 2021, për shkak të rolit të tij si organizator kryesor i skemës së përgjimeve, ai u dënua nga një gjykatë në Maqedoninë e Veriut për bashkëpunim kriminal, shpërdorim detyre dhe marrjen e shpërblimeve për ndikim të paligjshëm. Më vonë, në prill 2021, një gjykatë në Maqedoninë e Veriut e dënoi Mijalkovin për shpërdorim pushteti në lidhje me një marrëveshje prokurimi për pajisje survejimi.
Mijalkov përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në, ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në veprime apo politika që minojnë proceset apo institucionet demokratike në Ballkanin Perëndimor.
Si rezultat i vendimit të sotëm, të gjitha pronat dhe interesat në prona të individëve ose subjekteve të përcaktuara që ndodhen në Shtetet e Bashkuara ose në zotërim apo kontroll të personash të SHBA, duhet të bllokohen dhe të raportohen në OFAC. Rregullat e OFAC në përgjithësi ndalojnë të gjitha transaksionet nga qytetarët amerikanë ose qytetarët brenda (ose që kalojnë tranzit) Shteteve të Bashkuara që përfshijnë prona ose interesa në prona të personave të përcaktuar ose përndryshe të bllokuar. Personat e SHBA mund të përballen me ndëshkime civile ose penale për shkelje të E.O. 14033.
Forca dhe integriteti i sanksioneve të OFAC rrjedhin jo vetëm nga aftësia e saj për të përcaktuar dhe përfshirë persona në Listën e Personave të Posaçëm të Përcaktuar dhe Bllokuar (Lista SDN), por edhe nga vullneti i saj për të hequr persona nga Lista SDN në përputhje me ligjin. Qëllimi përfundimtar i sanksioneve nuk është të ndëshkojnë, por të sjellin ndryshime pozitive në sjellje. Për informacion në lidhje me procesin e kërkesës për heqjen nga një listë e OFAC, duke përfshirë listën SDN, ju lutemi referojuni Pyetjeve më të Shpeshta të OFAC. Për informacion të detajuar mbi procesin për të derguar një kërkesë për heqjen nga një listë sanksionesh të OFAC, klikoni këtu
Rusia nuk do të ndalojë operacionin ushtarak në Ukrainë për ...
Banka Botërore ka paralajmëruar se ekonomia e Ukrainës do të...
Ukraina ka publikuar raportin më të fundit sa i përket humbj...
Kompania gjermane Rheinmetall që prodhon armë dhe pajisje tj...
Britania e Madhe ka sanksionuar politikanët serbë të Bosnjës...
Garda Kufitare polake ka thënë se mbi 2.6 milionë njerëz kan...
Rubla ruse është dobësuar ndjeshëm pas vendimit të Bankës Qe...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i ti...
Në intervistën për DW, kryetari i Komiteti të BE-së në Bunde...
Përfaqësuesi i lartë i BE, Joseph Borrell, është shprehur nj...
Disa aksione proteste kundër luftës së Rusisë në Ukrainë në ...
Ka përfunduar raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Fr...
Ish gjenerali David Petraeus, ish-drejtor i CIA-s dhe komand...
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në Kushtetutën e këtij sht...
Aleati rus, Serbia ka marrë një sistem të sofistikuar kundër...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka thënë këtë të...
Ish-këshilltari ekonomik i presidentit të Rusisë, Andrei Ila...
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin P...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë ...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha të dielën se...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...