Serbia blen sistemin anti-ajror kinez/ Kosova reagon ndaj operacionit sekret
Aleati rus, Serbia ka marrë një sistem të sofistikuar kundër...
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në Kushtetutën e këtij shteti, do të definohen si ?shqiptarë? dhe jo si qytetarë që përbëjnë mbi 20 për qind të popullsisë së përgjithshme, në rast se ndryshohet Kushtetuta aktuale, sipas së cilës është bërë një përkufizim i tillë.
Ky formulim ishte bërë me ndryshimet kushtetuese të miratuara më 2002, një vit pas konfliktit të armatosur të 2001-shit.
Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare në komunat me shumicë shqiptare, në Shkup, si dhe në institucionet qendrore, si në Kuvend dhe Qeveri, por në Kushtetutë ajo nuk definohet si gjuhës shqipe, por si gjuhë që e flasin mbi 20 për qind e qytetarëve nga numri i përgjithshëm i banorëve të Maqedonisë së Veriut.
Debati për ndryshimet kushtetuese është ngritur pas publikimit të rezultateve të regjistrimit të popullsisë, sipas të cilave, shqiptarët përbëjnë 24.3 për qind nga numri i përgjithshëm i popullsisë prej 1.8 milion banorësh.
Ndryshimet kushtetuese nuk janë përjashtuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, nëse për këtë, sipas tij, do të kishte një konsensus të gjerë politik në vend.
?Sa i përket Kushtetutës, po, nëse ka nisma të tilla, sigurisht se po, ne do t?i mbështesim. Ndryshimi i Kushtetutës duhet të kalojë disa procedura, që do të thotë se Kuvendi hap diskutim, fillimisht për partitë politike, e më pas përfshihen ekspertët?, ka deklaruar Kovaçevski.
Deklarata e kryeministrit pason thirrjet e partive politike shqiptare për ndryshimin e Kushtetutës, me synimin që të hiqet përkufizimi i shqiptarëve si popull 20 për qindësh, porse kërkesa e tyre në vazhdimësi është refuzuar. Madje, disa parti maqedonase, që konsiderohen si ekstreme në veprimin e tyre politik, besonin se regjistrimi i popullsisë do t?i nxirrte shqiptarët më pak se 20 për qind me çka ata, sipas tyre, do të humbnin të drejtat e tyre.
Por, pas kryeministrit Dimitar Kovaçevski, edhe kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka thënë se është i gatshëm për të biseduar për gjithçka, përfshirë ndryshimin e Kushtetutës.
?Jam i gatshëm të flasim për gjithçka, që të ndërtojmë një shtet qytetar, i cili do të bazohet në vlerat e vërteta. Unë dua ta shoh Maqedoninë [e veriut] si shtet të qytetarëve të barabartë ku nuk do të garohet për shkak të kuotës ose përqindjeve, por për njohuri, aftësi dhe kompetenca?, ka deklaruar Mickoski.
Ndërkohë, ndryshimi i qëndrimit të partive politike maqedonase, sipas Bashkim Selmanit, njohës i çështjeve juridike, ka të bëjë më shumë me përpjekjet e tyre për të përfituar politikisht, meqë, sipas tij, partitë maqedonase tashmë janë të vetëdijshme se asnjëherë nuk mund ta marrin pushtetin pa partitë shqiptare.
?Sa i përket VMRO-së, unë besoj se ajo këtë e ka si tendencë për të rritur simpatinë te shqiptarët, por është dëshmuar se dy partitë maqedonase, si VMRO dhe LSDM, e kanë kuptuar se pa taborin shqiptar nuk mund të vijnë në pushtet?, ka thënë Selmani.
Në bazë të përkufizimit kushtetues si popull prej 20 për qindësh, shqiptarët realizojnë edhe të drejtat tjera, si përdorimin e simboleve kombëtare, përfaqësimin në institucione, arsimim, kulturë e sfera tjera.
Bashkim Selmani ka shprehur dilema nëse shqiptarët, me ndryshimin e përkufizimit të tyre, do të ruajnë të drejtën e përfaqësimit të tyre në institucione. Sipas tij, partitë shqiptare duhet të kenë kujdes që të definojnë qartë të gjitha çështjet për të mos lënë hapësirë për interpretime të ndryshme:
?Ne i dimë tendencat e tyre, në vazhdimësi ata kur të japin diçka, të marrin diçka tjetër. Nëse kjo bëhet, atëherë ne nuk kemi se ku të kapemi, prandaj shqiptarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe për këtë çështje të ketë debate publike, sepse kjo është një indikacion ? ne kemi shumë ligje tjera për të diskutuar pasi janë diskriminuese ? pasi, siç thashë, ata edhe kur japin një të drejtë, gjejnë labirintet juridike që shqiptarët t?i barazojnë me zero për të gjitha të drejtat e tyre?.
Ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut duhet të kalojë përmes një procedure të ndërlikuar parlamentare dhe me debate në opinion para se të miratohet në Kuvend me dy të tretat e votave të deputetëve./rel
Aleati rus, Serbia ka marrë një sistem të sofistikuar kundër...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka thënë këtë të...
Ish-këshilltari ekonomik i presidentit të Rusisë, Andrei Ila...
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin P...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë ...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha të dielën se...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar sot një ...
Papa Françesku bëri thirrje të dielën për një armëpushim të ...
Aeroporti në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro, është shka...
Përballja me agresionin e urdhëruar nga Vladimir Putin po in...
Lufta në Ukrainë i solli vlera të larta në sondazhe Emmanuel...
Ukraina është gati për një betejë të ashpër me forcat ruse t...
Komisioni Evropian do të angazhohet të japë 1 miliard euro p...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka mbërr...
Kryeministri i Italisë, Mario Draghi pritet të zhvillojë një...
Sekretari i deritanishëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ...
Të paktën 176 fëmijë janë vrarë dhe më 324 janë plagosur në ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se tani është koha ...
Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola ka deklar...
BE-ja paralajmëron kushtëzimin e zgjerimit me qëndrimet ndaj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...