web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Stoltenberg zbulon planet e tranformimit të NATO-s pas luftës në Ukrainë

10 Prill 2022, 14:43, Kosova & Bota CNA

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë me dije se aleanca ushtarake është në mes të një transformimi shumë themelor që do të pasqyrojë pasojat afatgjata të luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë.

Stoltenberg u shpreh se NATO po planifikon një prani të përhershme ushtarake në kufirin e saj si një përpjekje për të luftuar agresionin e ardhshëm rus, shkruan BBC.

Ai shtoi se fokusi i tij është të sigurojë që aleatët e tjerë të NATO-s të përmbushin kërkesën minimale të aleancës prej 2% shpenzime si pjesë e GDP-së së tyre./ CNA.al





Lajmet e fundit nga