Sulmet e Rusisë/ Borrell: Po diskutohet për të tjera sanksione
Përfaqësuesi i lartë i BE, Joseph Borrell, është shprehur nj...
Në intervistën për DW, kryetari i Komiteti të BE-së në Bundestagun gjerman, Anton Hofreiter, shpjegon pse duhet të përshpejtohet procesi i zgjerimit.
Deutsche Welle: Disa politikanë shqiptarë kanë qenë së fundmi tek ju për të kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Si mund t’i bindni skeptikët në BE që të heqin dorë nga qëndrimi i bllokues?
Anton Hofreiter: Është e rëndësishme që në këto kohë të vështira të sigurohemi që Bashkimi Evropian të bëhet më i fortë dhe më i qëndrueshëm dhe që e gjithë Evropa të bëhet më e fortë dhe më e qëndrueshme. Për këtë është e rëndësishme që perspektiva e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të bëhet shumë, shumë e qartë. Kjo është arsyeja pse unë dua që ky proces më në fund të fillojë dhe të çelen negociatat. Kam shumë shpresë se kjo do të jetë e mundur pas zgjedhjeve në Francë dhe mendoj se është e domosdoshme. Kam përshtypjen se ka filluar të kuptohet edhe në BE se rajoni dhe Europa do të bëhen më të qëndrueshme dhe më të forta, nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut anëtarësohen në Bashkimin Evropian.
Vitin e kaluar, fillimi i bisedimeve për anëtarësim me këto vende dështoi jo më për shkak të Francës, porpër shkak të Bullgarisë. Të paktën ky ishte shpjegimi zyrtar. Së fundmi, kryeministri i Shqipërisë njoftoi se do të aplikonte për të ashtuquajturin “decoupling?, pra, shkëputjen nga Maqedonia e Veriut. A do te ishte e mundur kjo?
E mundur është, por pyetja është se sa kuptim ka. Kur Shqipëria u nda nga bisedimet me Malin e Zi në atë kohë, kjo nuk pati efekt të mirë. Në Bullgari tani kemi një qeveri të re dhe jam optimist se kjo qeveri do të arrijë ta heqë veton.
Cilat janë argumentet tuaja që flasin për një përshpejtim të procesit?
Së pari, disponimi i fortë pro-evropian që mbizotëron në këto vende flet në favor të tyre. Pastaj, është mirë për vetë vendet nëse vazhdojnë me reformat dhe përparojnë me integrimin në Bashkimin Evropian. Dhe së dyti, është në të mirë të Bashkimit Evropian, sidomos tani përballë sfidave për t’u zgjeruar dhe për të anëtarësuar vende të tjera, se vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë shumë për të ofruar: kanë njerëz interesantë, kanë një rajon me potencial tejet të madh, për shembull në sektorin e energjive të rinovueshme, dhe kësisoj është një situatë win-win për të gjitha palët.
Tani edhe Ukraina po kërkon të hyjë në BE. A ka gjasa që Ukraina, ose një vend tjetër më i rrezikuar nga lufta, të anëtarësohet në BE përpara vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë statusin e kandidatit?
Nuk mendoj se kjo është e gjasshme. Por në funksion të luftës shfarosëse në Ukrainë, na duhet të kujdesemi shumë edhe për Ukrainën dhe të mos harrojmë Moldavinë dhe Gjeorgjinë. Sfidat janë të mëdha. Por besoj se mund të zotërohen, nëse BE-ja qëndron e bashkuar, nëse BE-ja nuk mendon vetëm për anëtarët e BE-së, por edhe për shtetet evropiane dhe Shqipëria është padyshim një prej tyre./ DW
Përfaqësuesi i lartë i BE, Joseph Borrell, është shprehur nj...
Disa aksione proteste kundër luftës së Rusisë në Ukrainë në ...
Ka përfunduar raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Fr...
Ish gjenerali David Petraeus, ish-drejtor i CIA-s dhe komand...
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në Kushtetutën e këtij sht...
Aleati rus, Serbia ka marrë një sistem të sofistikuar kundër...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka thënë këtë të...
Ish-këshilltari ekonomik i presidentit të Rusisë, Andrei Ila...
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin P...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë ...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha të dielën se...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar sot një ...
Papa Françesku bëri thirrje të dielën për një armëpushim të ...
Aeroporti në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro, është shka...
Përballja me agresionin e urdhëruar nga Vladimir Putin po in...
Lufta në Ukrainë i solli vlera të larta në sondazhe Emmanuel...
Ukraina është gati për një betejë të ashpër me forcat ruse t...
Komisioni Evropian do të angazhohet të japë 1 miliard euro p...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka mbërr...
Kryeministri i Italisë, Mario Draghi pritet të zhvillojë një...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...