Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Seanca në KPA për prokuroren Elisabeta Imeraj zbuloi një gamë të gjerë skandalesh ku përveç provave fiktive të përfaqësuesit të ONM-së dhe Komisionerit Publik, gjyqi zbuloi dhe qëndrimet raciste krahinore ndaj Imerajt prej anëtares së KPK-së, Genta Bungo.
Hashtag.al ka kontaktuar tre profesionistë të lirë duke iu drejtuar secilit prej tyre nga tre pyetje.
Më poshtë mund të lexoni qëndrimet mbi këtë çështje të avokatit Dorian Matlija, juristit Ylli Manjani si dhe gazetarit Lutfi Dervishi.
1 ? Si u janë dukur raportimet e fundit për qëndrimet diskriminuese krahinore në procesin e Vettingut, të dala në procesin e Elisabeta Imerajt?
Avokati Dorian Matlija: Dukuria e dasisë krahinore është e hershme në Shqipëri dhe është nxitur akoma më shumë gjatë viteve 1992-1997, kohë kur politika vendase dominohej nga klane me origjinë veriore. E drejtë apo jo, situata ka prodhuar frustrim në atë kohë dhe mendoj që ka qenë një nga faktorët ndikues edhe në suksesin elektoral të së majtës në vazhdim. Thënë këtë, megjithëse kjo dukuri është e pranishme në turbullinë emocionale të shumë njerëzve të thjeshtë edhe sot, është e papranueshme që ky frustrim apo urrejtje të përbëjë bazë vendimmarrjeje në një prej organeve me detyrë delikate siç janë ata të Vettingut. Akoma më e rëndë është injorimi i faktit pasi u bë publik. Mënyra se si është ?shitur? procesi i Vettingut, ka krijuar idenë në publik që po vlerëson meritat personale të gjyqtarëve e prokurorëve, të matshme këto mbi baza kriteresh objektive. Në sipërfaqe, kjo ide është dekoruar akoma më shumë nga prania e ndërkombëtarëve, të cilët janë marketizuar shumë fort si persona pa interesa të tjerë përveç përmirësimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Në këto kushte, ndikimi i urrejtjeve personale ndaj një grupi identitar me bazë origjine, dhe indiferenca ndaj shfaqjes hapur të këtij ndikimi, paraqet procesin e Vettingut të korruptuar. Dhe me korrupsion nuk nënkuptoj thjesht rastin klasik të dhënies së parave nën dorë, por çdo faktor të mbrapshtë që cenon funksionimin normal të një procesi.
Juristi Ylli Manjani: Realitet diskriminues që dëmton paqen sociale dhe shtetin demokratik. Haptazi antikushtetutë dhe konventave të të drejtave themelore janë këto praktika.
Por denoncimet ishin të domosdoshme sepse ndihmojnë shoqërinë të kuptojë se në ç?realitet po jeton.
Diskriminimi krahinor nuk është vetëm tek vettingu por gjithandej për qëndrimet dhe sjelljen zyrtare të pushtetit. ?Shpellarët?, ?zabtuesit?, ?veriorët?, ?çeçenët?, etj janë etiketime të rënda që ?justifikojnë? ndëryrjet brutale të qeverisë. Kjo e fubsit u merr liritë, të drejtat, pronat e çdo gjë këtyre të etiketuarve dhe njerëzia bie në paqe, për fat të keq!
Gazetari Lutfi Dervishi: Racizmi krahinor është prezent dhe jo vetëm në rastin e znj.Imeraj. Komisioneri për diskriminim duhet dhe mund të bënte më shumë! Të habit fakti që nuk ka reagim nga ato që duhet të reagojnë ? vetë personat e permendur, institucioni që përfaqësojnë!
Problemi kalon përtej dy rasteve të bëra publike nga vettingu. Është një ajsberg që i shohim majën dhe do të përplasemi me të nëse vijojmë të mbyllim sytë!
2 ? Si shpjegohet që shoqatat e shoqërisë civile nuk kanë reaguar për këto raste?
Avokati Dorian Matlija: Mendoj se reagimet në rastet e tjera vijnë nga pjesa më e zhurmshme e shoqërisë civile dhe heshtja e tyre në këtë rast të bën përshtypje. Pjesa tjetër e shoqërisë civile punon pa zhurmë dhe zakonisht nuk është pjesë e reagimeve.
Pjesa e zhurmshme e organizatave të shoqërisë civile ?ofendohen? siç dikton axhenda e donatorëve. Për shembull, nëse donatorët ngrenë shqetësimin dhe lëvrojnë fonde për gratë, atëherë këto shoqata janë shumë të zellshme të ofendohen dhe të reagojnë ndaj çdo lloj aspekti me bazë gjinore. Nëse donatorët vënë theksin te diskriminimi me bazë orientimin seksual, atëherë shoqatat do gjejnë plot sebepe për të treguar zellin e tyre në këtë fushë. Nëse nesër do dalin donatorë që do ofrojnë projekte për diskriminimin e veganëve, do shohim deklarata kundër qofterive të qytetit që ofendojnë veganët me erën provokuese të qofteve të pjekura në çast. Kështu funksionon pjesa më e zhurmshme e shoqërisë civile. Në këtë kontekst, nëse nuk ka ndonjë shqetësim të donatorëve për diskriminimin me bazë origjine, atëherë zelli është i ulët. Nëse, për më keq akoma, ky lloj diskriminimi vjen nga projekte të patronazhuara nga donatorët kryesorë, siç është edhe projekti i Vettingut, atëherë mos prisni reagime nga pjesa e zhurmshme. Besoj që ata që guxojnë të vënë në pikëpyetje Reformën në Drejtësi dhe bastin e ndërkombëtarëve mbi këtë reformë, nuk preferohen shumë nga ndërkombëtarët.
Juristi Ylli Manjani: Shoqatat janë organizime me NIPT jo bashkime vullnetesh. NIPTI që të mbahet do para. Ndaj shoqatat i këndojnë parave, jo problemeve të shoqërisë, gjithashtu për fat të keq.
Gazetari Lutfi Dervishi: Shoqata të shoqërisë civile duket e kanë më të lehtë të reagojnë për çështje të përgjithshme pa adresë konkrete! Dmth i ngjanë pak maces që ecën mbi thëngjij të mbuluar!
3 ? Çfarë mund të përmirësojë procesin e Vettingut?
Avokati Dorian Matlija: Përpara se t?i jepet përgjigje kësaj pyetjeje, do të duhet të njihen defektet e tij. Asgjë nuk mund të përmirësohet pa u pranuar paraprakisht se ka nevojë për përmirësim. Hapi i parë është që mbështetësit e reformës të ulin dozën e promovimit të procesit dhe të pranojnë se kanë nevojë të pyesin specialistët se çfarë nuk shkon. Me specialistë nënkuptoj praktikantët në sistemin e drejtësisë, ata që gjenden mes sistemit dhe qytetarit. Po u hodh ky hap, do kem plot për të thënë.
Juristi Ylli Manjani: Ka shumë gjëra që duhet të përmirësojë vettingu, por mbi të gjitha të garantojë rregullat e procesit të rregullt ku flitet mbi prova e jo supozime.
Por nuk duket se ka sy për të parë ndreqjen e kësaj gjëje.
Gazetari Lutfi Dervishi: Së pari vettingu duhet të kishte mbaruar dhe të mos kishte nevojë për shtyrje mandati! Vettingu në fazën që është ka nevojë për transparencë dhe mbikqyrje të pavarur që duhen pasuar me analiza bazuar mbi fakte! Edhe këtu ka një shkrehje të shoqërisë civile ? monitorimi është i vakët dhe mungojnë sugjerimet profesionale për çfarë mund të bëhet më mirë në kohën e mbetur!/Hashtag.al
“Toka e cila nuk punohet më, duhet t’i kthehet shtetit”. Kë...
Gjykata e Tiranës ka dënuar me tre vite burg këngëtarin Bojk...
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit, është kthyer në kantier nd...
Zëvendës ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi ka folur sërish...
Kryeministri Edi Rama në një konfenreëcë për shtyp ka prezan...
Ministrja Evis Kushi, pas denoncimit të publikuar nga depute...
Vitin që kaloi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti...
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp bëri me di...
Arrestimi i dy shqiptarëve, të cilët cilësohen si “bosët e k...
Prej orësh në qytetin e Lezhës mungon energjia elektrike. Që...
Ministria e Arsimit ka ngritur në një kohë të shkurtër një g...
Qazimi dhe djali i tij Louie u goditën 9 herë me thikë teksa...
Sipas MeteoAlb, territori Shqiptar parashikohet të jetë në n...
Duke analizuar se çfarë do të ndodhë në Kongresin e PS më 9 ...
Deputeti i Lulzim Bashës, një nga mbështetësit e tij kryesor...
Përkthyesit zyrtarë apo interpretët e gjuhës së shenjave, që...
Gjergj Prendi është emëruar prefekti i ri i qarkut të Lezhës...
Prefekti i Durrësit, Roland Nasot është liruar nga detyra me...
Departamenti Amerikan i Shtetit pritet të shpallë së fundi ...
Në kohën e krizës së çmimeve qeveria shkurtoi investimet por...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...