web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A mund të martohet i krishteri me ata që nuk janë orthodhoks?

19 Mars 2022, 17:54, Aktualitet CNA

Nga Miron Çako

Martesa është institucion shoqëror bazik i krijuar nga vetë Perëndia ashtu si na thotë Bibla tek Libri i Zanafillës: (Zanafilla 1:27-28) (Zanafilla 2-24).

Çifti i parë Adami dhe Eva sipas Traditës kishtare dhe Shën Kozmait patën 50 fëmijë 33 djem dhe 27 vajza, të cilët u martuan mes tyre dhe kështu u krijuan familjet e para dhe prej fëmijëve të tyre u krijuan të tjera familje që u shtuan : “si yjet e qiellit dhe si rëra që ndodhet në brigjet e detit” (Zanafilla 22 -17).
Por që në fillim në Shkrimin e Shenjtë shikojmë një detaj që nuk duhet ta anashkalojmë. Adami mbas mëkatit (Zanafilla3 :6-7 njohu gruan e tij Evën (u bashkuan) dhe lindi djalin e parë Kainin dhe më vonë Abelin. (Zanafilla 4 1-2)

Kaini e vrau nga zilia Abelin.(Zanafilla 4-8) Kaini i mallkuar dhe i larguar nga prindërit dhe toka pjellore (Zanafilla 4-14) më vonë u martua me një nga motrat dhe kështu prej tyre doli një popull i madh që quheshin ?bijtë e njerëzve?. Shikojmë që ata trashëgonin mëkatet dhe pasionet e Kainit duke kryer vepra mëkatare dhe epshore dhe duke futur poligaminë në martesë. (Zanafilla 4-23)
Por më pas nga Adami dhe Eva u lind një tjetër djalë që u quajt Seth i ngjashëm me Adamin (Zanafilla 4-25). Nga Sethi lindi një djalë tjetër, të cilin e quejti Enoh. Atëhere filluan të kërkojnë emrin e Zotit.(Zanafilla 4-26)

Kështu në botë ekzistonin dy grupime njerëzish, ata ?të bijtë e njerëzve? nga Kaini deri tek Lameku (Zanafilla 4-24) dhe ata që quheshin ?Bijtë e Perëndisë? me degëzimin e Sethit, Enosh që shkojnë deri tek Noheja. (Zanafilla 5-30)

Sipas Biblës këto dy grupime njerëzish, të mirë dhe të ligj ishin të ndarë si në mënyrë jetese edhe në teritore të veçuara edhe nuk duhet të përziheshin absolutisht në martesa mes tyre.

Fatkeqësisht ata nuk ju bindën Perëndisë dhe nga tundimi për gratë e bukura të ?bijve të njerëzve? u bashkuan me ato dhe u lindën fëmijë anormal gjigand si një mallkim, atëhere Perëndia u zemërua dhe ndërhyri për të prishur këtë lidhje hibride mes të mirës dhe të keqës, ashtu si na thotë Bibla: ?Kur njerëzit filluan të shumohen mbi faqen e dheut dhe u lindën atyre vajza, djemtë e Perëndisë panë që vajzat e njerëzve ishin të bukura, dhe morën për gra të gjitha ato që i zgjodhën vetë. Dhe Zoti tha: “Fryma im nuk do të hahet gjithnjë me njeriun, sepse në shthurjen e tij ai nuk është veçse mish(Zanafilla 6 1-3).

?Dhe Zoti u pendua që kishte krijuar njeriun mbi tokë dhe u brengos për këtë në zemër të vet. Kështu Zoti tha: “Unë do të shfaros nga faqja e dheut njeriun që kam krijuar, duke filluar nga njeriu deri te kafshët, te rrëshqanorët, te zogjtë e qiellit, sepse pendohem që i kam krijuar”. Por Noeu gjeti hir në sytë e Zotit? (Zanafilla 6:6-8).

Edhe pse pothuajse të gjithë shkrimtarët e parë të krishterë i shikonin ?bijtë e Perëndisë? si engjëj të rënë demonët që bashkuan me bijat e njerëzve dhe u lindën gjigandët hebraisht ?në fillim? të cilët do të ishin titanët e lindjes,përgjithësisht nga Etërit hyjmbajtës pas shekullit të IV ?Bijtë e Perëndisë? (bene ha heloim) të cilën të 70 e përkthyen ? bijtë e Perëndisë? që korrespondon me fjalën ? bijë të fuqishëm? janë Sithitët pasardhësit e gjinisë së mirë që vinin nga Sethi, ndërsa bijat e njerëzve janë gratë e Kainitëve, të burrave të gjinisë së keqe të Kananitëve që vinin nga Kami.

Shën Athanasi i Madh shekulli III-IV, sqaron: Cilët ishin bijtë e Perëndisë, që panë dhe morën bijat e njerëzve? Bijtë e Sethit, pasi natyra jotrupore (e ëngjëjve), as ka dashuri për trupat, dhe as me gratë trazohet ”

Shën Efrem Siriani shekulli IV , thotë :”Sepse pasioni i mosmbajtjes po përparonte shumë tek ata, sa që edhe bijtë e Perëndisë rendën pas përzierjes së pandershme. Bijtë e Perëndisë ishin prej fisit të Sethit. Edhe Ungjilli thotë për Krishtin, se u bë bir i Adamit, bir i Sethit, bir i Perëndisë.” (Luka 3-38)

Shën Kirili, Kryepiskop i Aleksandrisë shekulli IV-V, thotë, se: ?Bij Perëndie, pasardhësit e Sethit dhe Enohut, u quajtën për oshënarinë dhe dashurinë e tyre për Perëndinë…Sepse nuk u përzien me një gjini tjetër, dmth me pasardhësit e Kainit dhe të Lamehut…

Ata zgjodhën prej bijave të njerëzve, dmth atyre që vinin prej Kainit. Kështu ata braktisën jetën e tyre të moralshme dhe u zhytën në një gjendje famëkeqe. Dhe gratë lindën monstra, duke shtrembëruar bukurinë e trupave njerëzorë të dhënë nga Perëndia, për shkak të oreksit të tyre të shfrenuar imoral. Dhe lindën gjigandë, dmth të egër dhe të fuqishëm, të shëmtuar në pamje dhe përmasa trupore, të ndryshëm nga njerëzit e tjerë. Sepse ishin, siç thashë, të egër në dukje, me forcë të madhe, të ashpër dhe me epërsi fizike, krenarë që pjesa tjetër ishin më të shkurtër, por jo, siç thonë shkrimtarët e miteve për ta, se preknin edhe retë!

Sipas Biblës edhe Abrahami patriarku i Izraelit i cili vinte nga fara e bekuar e Semit (Zanafilla 11:10-32) u martua me Sarën nga fisi i tij, duke e quajtur atë edhe motër nga ana e babait (Zanafilla 20-12).

Në atë kohë që të mos prishej raca martesa të tilla lejoheshin edhe brenda fisit të afërt. Kur Abrahami kërkonte të martonte djalin e tij Isakun çoj shërbëtorin e tij Elizerin të merrte grua nga fara e familjes së vetë në Mesopatami dhe të mos përziehej me grua nga populli mëkatar i kananit (Zanafilla 24,6-7). Dhe Isaku u martua me Rakelën vajza e djalit të vëllait të Abrahamit.

(Zanafilla 24-47) Fëmijët e Isakut me Rakelën ishin dy djem Ezahu dhe Jakobi (Zanafilla 25:14-26). Ezahu që ishte njeri epshor e u martua me një hitite (Zanafilla 26-34) edhe kështu e prishi racën e bekuar duke u bashkuar me bijat e kaanëve dhe prej tyre lindën popuj armiq të Izraelit si Edomitët, etj. (Zanafila 36:1-8)Kurse për Isakun prindërit u kujdesën që ai të mos martohej me të tilla gra ashtu si bëri i pabesi Ezahu. Bibla na thotë, se:”Pastaj Rebeka i tha Isakut: Jam neveritur nga jeta për shkak të bijave të Hethit. Në rast se Jakobi merr për grua një nga bijat e Hethit, një grua si ato të vendit, ç’më duhet jeta?”(Zanafilla 27-46 ).

Atëherë Isaku thiri Jakobin, e bekoi, i dha këtë urdhër dhe i tha:”Mos u marto me një grua nga Kanaanët.Çohu, shko në Padan-Aram, në shtëpinë e Bethuelit, i ati i nënës sate, dhe merr për grua një nga bijat e Labanos, vëllait të nënës sate. Perëndia i plotfuqishëm të bekoftë, të bëftë pjellor dhe të shumoftë, në mënyrë që ti të bëhesh një kuvend popujsh, dhe të dhëntë bekimin e Abrahamit ty dhe pasardhësve të tu, në mënyrë që ti të jesh zot i vendit ku banon si i huaj dhe që Perëndia ia fali Abrahamit”( Zanafilla 28,1-4). Isaku u martua me dy bijat e Labanos me Lean dhe Rakelën dhe kështu nuk e prishi racën si Ezahu.

(Zanafilla 29 -16) (Zanafilla 29 :23 -30)
Edhe izraelitëve nuk u lejohej nga Ligji që ata të martoheshin me bija që nuk ishin nga fiset e Izrelit,dmth nga popujt armiq dhe tjetër fe nga ajo monoteiste e Izraelit: “Nuk do të lidhësh martesë me ta. Nuk do t’u japësh bijat e tua bijve të tyre dhe nuk do të marrësh bijat e tyre për bijtë e tu, sepse do t’i largonin bijtë e tu nga unë për t’u shërbyer perëndive të tjera, dhe zemërimi i Zotit do të ndizej kundër jush dhe do t’ju shkatërronte menjëherë”.(Ligji i Përtërirë 7:3-4)

Shpesh herë Izraeli nuk ju përmbajt këtij urdhërimi, bënë atë që është e keqe në sytë e Zotit duke u martuar me paganët dhe më vonë përfunduan duke adhuruar idhujt e tyre, kështu imoraliteti i çoi në idhujtari dhe nxitën zemërimin e Zotit. (Gjyqtarët 3:5-8)

Ata e prishën rracën e pastër dhe bënë gjëra të neveritshme si paganët.(Psalmi 106 :34-40) Një gabim të tillë bënë edhe mbretërit e Izraeli,si psh mbreti i madh Solomon 900 pr K i cili kishte marë nga Zoti urtësi, pasuri, lavdi dhe pushtet më tepër se çdo njeri (1Mbretërve 3: 11-14), por në fund Solomoni i humbi të gjtha bekimet e Zotit sepse mori për gra jo izrelite, pagane dhe ato e shtynë në idhujtari, magji, ashtu siç na i thotë Bibla: “Por mbreti Salomon, veç bijës së Faraonit, dashuroi shumë gra të huaja, moabite, amonite, idumeje, sidonie dhe hiteje, që u përkisnin popujve për të cilët Zoti u kishte thënë bijve të Izraelit: “Ju nuk do të lidhni martesë me ta, as ata me ju, sepse ata do ta kthejnë me siguri zemrën tuaj nga perënditë e tyre”.

Por Salamoni u bashkua me këto gra nga dashuria. Ai pati si bashkëshorte shtatëqind princesha dhe treqind konkubina; dhe bashkëshortet e tij ia çoroditën zemrën. Kështu, kur Salomoni u plak, bashkëshortet e tij ia kthyen zemrën në drejtim të perëndive të tjera; dhe zemra e tij nuk i përkiste plotësisht Zotit, Perëndisë të tij, ashtu si zemra e Davidit, atit të tij. Salomoni ndoqi, pra, Ashtorethin, perëndeshën e Sidonëve, dhe Milkomin, të neveritshmin e Amonitëve. Kështu Salomoni bëri atë që ishte e keqe në sytë e Zotit dhe nuk e ndoqi tërësisht Zotin, ashtu si kishte bërë i ati Davidi.(1 Mbretrërve 11:1-6)

Po ashtu: “Ashabi, bir i Omrit, filloi të mbretërojë mbi Izraelin në vitin e tridhjetë e tetë të Asas, …mori për grua Jezebelën, bijën e Ethbaalit, mbretit të Sidonitëve, dhe shkoi t’i shërbejë Baalit dhe të bjerë përmbys para tij. I ngriti pastaj një altar Baalit, në tempullin e Baalit, që kishte ndërtuar në Samari. Ashabi provokoi zemërimin e Zotit, Perëndisë të Izraelit, më tepër se gjithë etërit e Izraelit që e kishin paraprirë.(1 Mbretërve 16: 29-33)

Zoti nëpërmjet priftit Ezdras shekulli VI pr K i qorton izrelitët që ishin martuar me gra të huaja kur ishin të internuar për 70 vjet në Babiloni :?Atëherë prifti Ezdra u ngrit dhe u tha atyre: “Ju keni mëkatuar duke u martuar me gra të huaja dhe kështu e keni shtuar fajin e Izraelit.Por tani rrëfehuni te Zoti, Perëndia i etërve tuaj, dhe bëni vullnetin e tij, duke u ndarë nga popujt e këtij vendi dhe nga gratë e huaja!.Prandaj të bëjmë një besëlidhje me Perëndinë tonë, t’i kthejmë tërë këto gra dhe bijtë që kanë lindur prej tyre, sipas këshillës së Perëndisë dhe të atyre që dridhen përpara urdhërit të Perëndisë tonë. Dhe të veprohet sipas ligjit?. (Ezdra 10:10?11)

Madje na jepet edhe një listë e atyre priftërijnve që ishin të martuar dhe kishin fëmijë me gra të huaja.Ata u zotuan t`i ndanin gratë e tyre, pastaj për shkak të fajit të tyre , secili paraqiti një dash për të shlyer mëkatin e tij.? (Ezdra 10-19)

Edhe në Dhiatën e Re që u themelua nga gjaku i Krishti (Mateu 26-28) i Cili mbasi u ngjall i urdhëroi apostujt shkoni në të gjithë kombet dhe ti pagëzoini (Mateu 28,19-20) dhe kështu u formua populli i ri i Krishterë i përbërë nga kombësi të ndryshme (Vepra e Apostujve 2-41) (Galatasit 3-28), përsëri nëpërmjet mësimit të Kishës Apostolike të krishterët ashtu si edhe izraelitët Dhiatës Vjetër janë të urdhëruar të mos martohen me persona jo të krishterë.

Martesa në krishterimin orthodhoks shikohet si mjet, shkallë për përparimin shpirtëror dhe përsosmërinë morale që kështu besimtarët në çift të mund të ngjiten drejt Perëndisë dhe Mbretërisë qiellore. Qëllimi, pra, nuk është thjesht lumturia e të dyve, as kënaqësia e erosit dhe as lindja e fëmijëve. Qëllimi është teizmi (Zoti ) brenda në martesë, sepse ai: ?që bashkohet me Zotin, bëhet një shpirt me Atë?(1 Korintasve 6-17)

Apostull Pavli martesën mes burrit dhe gruas në kishë e quan një mister të madh: ?Prandaj njeriu do të lërë babanë e vet dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm.? Ky mister është i madh; tani unë e them në lidhjen me Krishtin dhe me kishën (Efesianëve 5,31-32).

Apostulli vazhdon edhe shkruan ?Ju, gratë, nënshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit, sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit. Ashtu si kisha i është nënshtruar Krishtit, kështu gratë duhet t?i nënshtrohen burrave të tyre në çdo gjë. Ju, burra, t?i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të (Efesianëve 5,22-25).

Për këtë bashkim unik dhe i përsosur bashkëjetese përulësie, bindje dhe dashurie pa interes duhet patjetër bekimi dhe fuqia e Zotit nëpërmjet Kishës me lutjen e klerikëve në Misterin e Martesës. Prandaj martesa duhet të bëhet: ?sipas Zotit dhe jo sipas dëshirës njerëzore?.(Shën Joan Gojarti)

Kurse Shën Ignati i shkruan Shën Polikarpit shekulli 2: ?Ata që duan të martohen, pasi të aprovojë peshkopi, bëhet martesa pas Perëndisë dhe jo sipas dëshirës.? Shën Vasili i Madh thotë “Martesat që bëhen pa pëlqimin e atyre që kanë autoritet mbi ta janë kurvërime?(kanoni 42) .

Kur bashkëjetohet pa kurorë, dmth pa bekimin dhe lejen e Krishtit që na trasmetohet me Misterin e Martesës me uratat e priftërijnve. Kjo anomali mëkatare mund të jenë kur të krishterët bashkëjetojnë pa kurorë, sepse nuk duan ta kryejnë misterin pavarësisht se e kanë mundësinë dhe nuk i pengon asgjë që të vënë kurorën në kishë, ose kur i krishteri i pagëzuar bashkëjeton me një person të një feje tjetër apo ateistë dhe nuk mund ta vëri kurorën, sepse partneri, ai /ajo, nuk beson në Zotin Jisu Krisht dhe nuk pranon të pagëzohet dhe të kurorëzohet.

Për këtë bashkëjetesë mëkatare mes të krishterit të pagëzuar dhe partnerit ateist, ose fe tjetër antikrishte Apostull Pavli thotë: ?A nuk e dini se trupat tuaja janë gjymtyrë të Krishtit, të marrë unë pra gjymtyrët e Krishtit dhe t?i bëj ato gjymyrë prostitute, qoftë larg! A nuk e dini ju se ai që bashkohet me të përdalën është një trup me të? Sepse do të jenë thotë të dy një mish. Por Ai që bashkohet me Zotin është një shpirt me atë. Largohuni nga kurvëria! Çdo mëkat që bën njeriu është jashtë trupit, por ai që bën kurvëri mëkaton në trupin e vetë. Apo nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Shpirtit të Shenjtë që rri në ju, të cilin e keni nga Perëndia dhe nuk jeni të vetvetes. Sepse u bletë me çmim. Lavdëroni Perëndinë me trupin tuaj dhe me shpirtin tuaj që janë të Perëndisë. Amin! (1 Korintasve 5:15-20)

Sipas kanove kishtare ai nuk duhet të kungohet apsolutisht sepse dënohet.(1 Korintianëve 11 27-32). Duhet të ndërpresi menjëherë bashkëjetesën pa kuror, të pendohet të rrëfehet dhe vetëm me lejen e atit rrëfyes mund të kungohet. Nqs vdes në këtë gjëndje mëkatare pa u penduar dhe rrëfyer për kurvërinë në bashkjetesë pa kuror shkon në ferr, ashtu si na i thotë Shkrimi: “Kurse… për kurvëruesit… pjesa e tyre është në liqenin që digjet zjarr edhe squfur, që është vdekja e dytë. ” (Zbulesa 21-8)

Atyre as blata (buka e meshës ) nuk ju pranohet për afrim në tempull. Në jetën e Shën Nikola Plana (1851-1932) na tregohet se “Një ditë një grua i dha një bukë meshe për të celebruar Liturgjinë Hyjnore, por shenjtori ia refuzoi duke thënë “Nuk e pranoj për sa kohë që ti bashkëjeton pa qënë e martuar”(Sinaksari i Shenjtorit)

Në jetët e shenjtorëve si psh të Shën Katerinës shekulli i III (25 nëntor) na tregohet shumë qartë se Krishti është Dhendri që nëpërmjet pagëzimit pastron njeriun nga çdo lloj mëkati dhe e shenjtëron, i rikthen virgjërinë shpirtërore, e zbukuron me Hirin e Shpirtit të Shenjtë me Misterin e Mirosjes, e urtëson me dijen Hyjnore, e bën të ngjashëm me veten, e bën “nuse” të Tij, duke u bashkuar në dhomën nusërore në misterin e Kungatës Hyjnore.

Mbas pagëzimit të pagëzuarit orthodhoks i jepet padukurisht unaza e fejesës (hiri) nga Krishti, ashtu si Zoti ja dha edhe Shën Katerinës në dorën e saj, që i krishteri të provohet për besnikërinë e tij deri në fund të jetës. Nqs do mbetet besnik dhe nuk do kurvërojë me demonët dhe me njerëzit, atëhere mbas vdekjes trupore do të martohet me një bashkim të përjetshëm me Zotin ashtu si na thotë Zbulesa: ?Le të gëzohemi dhe të ngazëllohemi dhe le t?i japim atij lavdi, sepse erdhi dasma e Qengjit dhe nusja e tij është përgatitur! Dhe i është dhënë të vishet me li të hollë, të pastër dhe të shkëlqyeshëm, sepse liri i hollë janë veprat e drejta të shenjtorëve?. (Zbulesa 19, 7-9)

Çdo kush që pagëzohet i jepet ky privilegj si i fejuar me Krishtin deri në fund, por në qoftë se nuk duron dot të rri vetëm me Krishtin, sepse jo të gjithë mund ta mbajnë këtë gjëndje ëngjëllore duke bërë jetë murgjërore (Mateu 19-11) ai duhet t?i lutet Zotit për martesën e bekuar dhe nuk bën mëkat. (I Korintasve 7-14)

Vetë Zoti Jisu Krisht Dhëndri I shpirtit do t?i afrojë me anë të Misterit të Martesës një gjymtyrë të trupi të tij që është një besimtar, ose besimtare orthodhokse me Misterin e Martesës dhe kështu përsëri ata do të jenë bashkë me trupin e Krishtit dhe nuk do ndahet nga Zoti dhe Kisha Apostolike.

Për Shën Pais Agjoritin :?mardhëniet seksuale jashtë misterit të martesës janë inxheksione të djallit mes çiftit që e çon atë në shkatërim moral dhe ndarje?

Martesa është një zgjedhë e përbashkët mes të martuarve, por si mund në këtë zgjedhë të qëndrojë një i krishterë dhe një jo i krishter, ateist apo i një feje tjetër. Mendoni një zgjedhë që punon tokën më parmendë, a mund ta bëjë këtë punë kur në zgjedhë kemi të mbrehur një ka edhe një gomar. A është e mundur? Jo , sepse forca tërheqëse e kaut dhe gomarit është e ndryshme në zgjellë e përbashkët .

Kështu është edhe në bashkëjetesën mikse mes të krishterit dhe jo të krishterit, martesa është e vështirë dhe shpesh e pamundur dhe rrezikon të mos vazhdoj deri në fund misionin e saj, sepse ndryshon besimi , energjia, vizion dhe destinacioni për jetën. Ose nqs besimtari për hirë të bashkëjetesës heq dorë nga besimi në Krishtin dhe vihet në zgjellën e të pabesit duke u bërë një apostat (femohus).

Prandaj Apostulli thotë: ?Mos hyni në një zgjedhë bashkë me të pabesët, sepse ç’lidhje ka drejtësia me paudhësinë? Dhe çfarë afrie ka drita me terrin? Dhe ç’harmoni ka Krishti me Belialin? Ose ç’pjesë ka besimtari me jobesimtarin? (2Kor. 6:14-17).

Ka vetëm një rast kur kjo bashkjetesë mikse tolerohet, atëhere kur martesa i ka paraprirë kthimit në krishterim tek një nga partnerët. Domethënë ai nuk ishte i krishterë kur u bë martesa në gjendje civile.

Këtë e ka thënë Apostull Pavli për rastet e martesave mes paganëve para se të bëheshin të krishter:?Në qoftë se ndokush ka një grua që nuk beson dhe ajo dëshiron të banojë me të, le të mos e lërë. Dhe gruaja që ka një burrë që nuk beson dhe që ai dëshiron të jetojë me të, le të mos e lërë. Sepse jobesimtari u shenjtërua nëpërmjet gruas dhe gruaja jobesimtare u shenjtërua nëpërmjet burrit, sepse përndryshe fëmijët tuaj do të ishin të papastër, por tani ajo është e shenjtë. (1Korintasve 7:12-17)

Apastull Pavli me këto fjalë nuk do të thotë që fëmijët janë të shenjtë pa mëkat, por janë të shenjtë, domethënë të ndarë në një pozicion më të privilegjuar se fëmijët e tjerë që nuk kanë asnjë prind besimtar. Prindi besimtar ka Shpirtin e Shenjtë që mund ta drejtojë fëmijën tek Krishti. Kështu, fëmija në këtë situatë prindërore ka më shumë mundësi të shpëtohet nëpërmjet mistereve të Kishës Orthodhokse.

Këto raste që na flet apostulli ishin përjashtime vetëm për ato martesat mikse civile, kur një nga bashkëshortët besonte në Krishtin dhe tjetri qëndronte në paganizëm dhe për të mos u prishur martesa ashtu si ishte edhe në ligjin e Moisiut, që nëna edhe fëmija pagan duhet larguar nga familja dhe populli Jude, apostulli thotë se në kohën e hirit Perëndia e lejoi bashhkëjetesën edhe lindjen e fëmijëve në martesa mikse, sespe ata kanë mundësi nga prindërit e bërë të krishterë të shenjtërohen në bashkim me Zotin. Kjo situatë nuk pranohet kur personi është i krishterë përpara dhe pastaj kërkon të martohet me paganë, ateistë, sepse në këtë situatë kemi një rënje në besim dhe bashkjetesa pa kurorë quhet kurvëri dhe fëmijët janë pjella të mëkatit.

Këto martesa ekzistonin në kohën paleokristiane ose edhe në Shqipëri gjatë kohës së ateizëm-komunizmit, kur njerëzit u larguan nga besimi dhe u bënë martesa mikse mes orthodhoksëve dhe jo orthodhoksëve, që vazhdojnë edhe sot dhe lejohen nga Zoti me ekonomi.

Por edhe në të tilla raste i krishteri duhet të rrëfehet për bashkëjetesën e tij pa kurorë, nuk duhet ta prishë martesën, por bashkjetesa pa kurorë e penalizon dhe ai nuk mund të kungohet rregullisht si të krisherët e tjerë , por vetëm katër herë në vit mbas katër periudhave kreshmore.

Kur i krishteri i pagëzuar është beqar, ai kurrë nuk mund të marrë për martesë një jo të krishtere dhe të bashkjetojë pa kurorë, sepse si thamë më sipër kurvëron me demonin e kurvërisë dhe mëkatet e botës dhe tradhëton kurorën me Krishtin Dhëndrin e shpirtit dhe është i përjashtuar nga Kungata Hyjnore, ashtu si thotë apostull Jakov: ” O shkelës dhe shkelëse të kurorës, a nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë? Ai, pra, që don të jetë mik i botës bëhet armik i Perëndisë.Apo pandehni se Shkrimi thotë kot: ?Fryma që rri në ne a lakmon deri në smirë??(Jakovi 4: 4-5)

I krishteri mund të pranojë të martohet me jo të krishterë vetëm kur ai pranon besimin e krishterë dhe pagëzohet dhe vetëm mbas Misterit të Martesës në kishë çifti mund të bashkjetojë dhe shtrati martesor është i bekuar.(Hebrejnt 13-4)

Shën Vasili i Madh në kanone përcaktuan se martesa me të krishterë joorthodhoksë heterodoks është e ndaluar : ?Orthodhoksi nuk lejohet të martohet me heretik grua ose burrë”.

Kanoni i Sinodit II Ekumenik thotë kategorikisht: Orthodoksët, klerikët dhe laikët nuk duhet t’i martojnë fëmijët e tyre me heretikë. “Mos lejoni që Kisha, indiferente ndaj Martesës, të hyjë në një shoqëri fëmijësh heretikë” (Sinodi II Ekumenik i Kanoneve 14) (Sinodi i Laodicesë Rregullat 10, 31, 33, 37)

Së fundi, “ekonomikisht” martesa ortodokse me një heretiko-skizmatik, si romano?katolik, protestan është e bekuar, nëse, ai, ajo është pagëzuar në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë dhe përderisa rrëfimi i krishterë të cilit i përket heterodoksi e pranon Pagëzimin e Shenjtë si Mister kishtar.

Me rastin e dhënies së lejes nga episkopi orthodhoks për të kryer këtë martesë mikse, me një katolik, protestant , bashkëshorti orthodhoks, siguron me shkrim Enorinë e Shenjtë, ku do të bëhet dasma, që fëmijët që do të vijnë nga kjo martesë e përzierë, ai do t’i edukoj sipas doktrinës orthodhokse dhe do t?i pagëzojë në kishën orthodhokse.Vetëm me këtë deklaratë para episkopit dhe Kishës mund të lejohet kurorëzimi me një heterodoks.

Kurse martesa me një jo të krishter, antikrisht (1Joani 4-3) apo ateistë është e ndaluar kategorikisht, sepse ata nuk e besojnë fare Zotin Jisu Krisht dhe aq më tepër ndikon tek orthodhoksi që ai ta mohoj besimin e vetë, sidomos kur kjo është grua .

Sipas teologëve mysliman dhe ajeteve Kuranore lejohet martesa e një burri mysliman me një vajzë të krishterë mjafton që ajo të jetë e ndershme e bindur ndaj burrit, madje konsiderohet si sevap (bamirësi). Burri mysliman duhet të ndikoj pa imponim që ajo të pranojë besimin islamin si zbulesa më e lartë e Allahut. Ajo mund të besojë dhe ushtrojë lirshëm besimin e krishterë,por fëmijët e saj duhet të bëhen mysliman sipas fesë së burrit.

Martesa të tilla mikse ndodhën sidomos kur të krisherët ishin të pushtuar nga myslimanët dhe të drejtat e tyre ishin minimaliste, ose edhe sot kur ata janë në minorancë në vende me maxhoranc myslimane.Kemi shumë shenjtore neomartire që nuk pranuan këto martesa të propozuara ose të imponuara dhe për këtë refuzim ato patën fund me martirizim ose me vetëflijim, sepse nuk pranonin një martesë të tillë mikse që manipulonte dhe mohonte besimin e krishterë.

Por sipas ajeteve Kuranore dhe teologëve islam nuk lejohet asnjëherë që një burrë i krishterë të marri për grua myslimane :?As nuk do t?i jepni bijat tuaja në martesë me burra idhujtarë, përveç nëse ata besojnë.” Vetëm nqs i krishteri mohon besimin në Zotin Jisu Krisht dhe bëhet mysliman, sepse ndryshe është frika që burri i krishterë mund t?ja ndryshoj besimin gruas myslimane.

Fëmijët që janë produkt i martesës burrë -grua duhet të jenë bashkim në një trup edhe në një shpirti. Këtë bashkim çiftit ja mundëson besimi i njëjtë në Krishtin me Misterin e Martesë në Kishën Orthodhokse ku çifti mer urime për vete dhe lindje fëmijësh të bekuar dhe të shëndetshëm. Por kur kemi martesë civile të përzier këto urata me bekime nga Perëndia janë të pamundur që të meren aq më shumë kur një nga partnerët është , ateist ose antikrisht që e mohon Zotin Jisu ,sepse :Kushdo që mohon Birin, s`ka as Atin”(1Joani 2-23)

Fëmijët që do të lindin nga këto martesa mikse zihen dhe mbeten në mëkat (Psalmi 50) rraca, prishet, deformohet, sepse veprojnë ligjet shpirtërore.(Joani 8-24).Do tu krijohen probleme psikologjike dhe sociale, sepse ata do të gjenden mes dy prindërve me besim të ndryshëm si mes dy zjarreve, apo dy rrugëve dhe do jenë konfuz kë rrugë të marrin. Kështu nqs do kalojnë tek besimi i njërit duke mohuar besimin e tjetrit,për ata një nga prindërit është i gabuar dhe është i dënuar nga Zoti.

Po ashtu fëmijët që bëhen me besimin e prindit që nuk është i krishterë ndikojnë tek prindi që ka mbetur i vetmi i krishterë në familje , kështu edhe ai\ajo do ndikohet më shumë ta mohojë besimin në Krisht që të unfikohet me familjen, por kjo është humbja më e madhe për shpirtin, sepse Zoti Jisu Krisht e tha: “Kush do më mohoj përpara njerëzve dhe unë do ta mohoj përpara Atit tim që është në qiell”.(Mateu 10-33)

Prindërit që nuk janë fetar të vërtet dhe zakonisht bëjnë një fe mikse duke “respektuar” njëri?tjetrin në sinkretizmin e tyre injorant me thënjen spekullative ” hëmo se Zoti është nji dhe të gjitha fetë janë njësoj” të degraduar vetëm në të ngrëna edhe në të pira, sepse “perëndia e tyre është barku i tyre dhe lavdia e tyre është në turp, ata mendojnë vetëm për gjërat tokësore? (Filipianëve 3:18-19),
jo vetëm tradhtojnë fenë e tyre por mësojnë edhe fëmijët të mos jenë serioz me besimin dhe i bëjnë edhe ata hipokrit nga ana fetare : ?të perëndishëm në dukje, por mohus të fuqisë së saj”(2 Timotheut 3-5), ose më keq ateistë, anti-Zot.

Kjo është e keqja më e madhe që i bëjmë fëmijëve të tyre. Shën Joan Gojarti shkruan: ?Fëmijët nuk janë një përfitim rastësor; ne kemi përgjegjësi për shpëtimin e tyre… Moskujdesja për fëmijët është më i madhi i të gjithë mëkateve, meqënëse ai të çon në pabesinë ekstreme … Nuk ka shfajsim për ne, nëse fëmijët tanë janë të prishur?.

Prandaj të krishterët që kërkojnë të martohen duhet t?i luten Zotit Jisu Krisht për një martesë me një të krishterë si ai/ ajo dhe pasi të njihen në fejësë si karakter dhe të përmbushin kriteret e domosdoshëm si ekonomik dhe strehimit ta shenjtërojnë lidhjen e tyre të dashurisë së dlirë me Misterin e Martesë në Kishën Orthodhokse dhe më pas sëbashku bashkë me fëmijët e bekuar dhuratë e Perëndisë të krijojnë familjen e bekuar që kështu të përmbushin qëllimin e të qënurit familja “një kishë e vogël “(Kolosianët. 4:15) . Amin./ CNA.al 





Lajmet e fundit nga