LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Fitorja e së vërtetës”/ GJKKO rrëzon akuzën ndaj Belind Këlliçit

16 Mars 2022, 10:48, Aktualitet CNA
“Fitorja e së vërtetës”/ GJKKO rrëzon

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi bën të ditur se Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka rrëzuar akuzën e shpifjes, të ngritur ndaj tij, nga Alfred Mullaraj, kryetar i Këshillit Bashkiak Durrës.

?Fitorja e së vërtetës

GJKKO rrëzon akuzën e shpifjes që ngriti ndaj meje Alfred Mullaraj, kryetar i Këshillit Bashkiak Durrës.

Patronazhistët e administratës Rama që punuan me “ideal partie” për të masakruar zgjedhjet e 25 prillit, të frymëzuar nga i madhi i tyre që gërthiste “shpifje shpifje” në çdo ekran, lëshuan ndaj meje padi të shumta për shpifje, me mendimin se unë i trembem gjyqit. Siç e shihni, unë hyj e dal nga gjykata sa herë të dëshironi. Frikë nga gjykata ka vetëm fajtori.

Falenderoj Av. Ledio Nuraj për punën e tij profesionale!

Gjykata ju rrëzoi, por shqiptarët e dinë:

Duhet t’ju rrëzojë opozita!?-shkruan Këlliçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga